15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Afrim Hyseni

PËR TY O NANA IME…​
.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur, text that says 'a.h. - afrim hyseni'
Për ty nënë,o nëna ime,​
për ty drita e jetës sime,​
për ty po shkruaj sonte o nënë,
Ah ! Si e jetova këtë muaj që kur na ke lënë.
.
Ç’mall që ndjej për ty o nëna ime,​
më morri malli të të kem në përqafime,​
më morri malli të të them të dua,​
më morri malli… Por ti s’i rrin pa mua?!​
.
muaji nënë tani ka kaluar,​
akoma me fatin unë jam i hidheruar,​
akoma s’mund të pajtohem me jeten që kam,​
se ty o engjell më nuk të kam pranë.​
.
Më mungon shumë nënë të të them të dua,​
më mungon fjala jote kur më këshilloje mua,​
më mungon buzëqeshja jote të më gjallëroj,​
më mungon (aroma nënë) ah,sa shumë më mungon.
.
Po,kjo vdekje nënë ç’pati me ty?​
erdhi e të morri pa nënë më la mua,​
ti ndoshta u gëzove,se shkove tek babi,​
e vdekja ta plotësoi këtë dëshirë,​
se edhe për babin të kishte marrë malli…​
.
Tani jeni bashkë sikur ishit në këtë botë,​
dhe mua nga qielli…ndoshta m’i fshini këta lotë,​
a mburreni me mua se jam bërë zot i shtëpis,​
nënë e baba për motrat e vëllezërit…​
.
Më pritni dhe mua se shpejtë do të vi,​
nuk mund të duroj më pa ju te dy,​
durova sa durova..por kaq e ka jeta,​
edhe unë kam një vend atje tek varrezat…​
.
.
//Afrim HYSENI// Copyright2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.