15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Age Bilani Luka

Ushqimi i mendjes
Shfleto një fletë,
hap një frangji,
le të hyjë drita,
si fjala në sy.
Lexo një libër,
një botë e tërë,
çdo faqe që prek,
zemrën ta ngroh me shpresë e vlerë.
Ushqeje mendjen,
siç bujku dheun,
me fjalë që lulëzojnë
si lulet në erën.
Që të jesh i fortë,
i urtë në jetë,
libri të ndriçon,
kur rrugët janë të errëta e shtrëngatë pret.
Një pemë që vaditet,
një pemë që pritet,
rritet me kujdes,
të shendetshme i ka frytet.
Libri është dritë,
është mik i mirë,
sa më shumë ta duash,
aq më shumë ke hir.
Mendjen ta kthjellon
libri që lexon,
e ai që të fal dije,
të ndriçon mendjen,jeten ta lehteson.
Globi më pak se Ti…!
I dashur Atdhe,
Më shumë se gjithë globi vlerë për mua ke.
Për mua je frymë,
Për mua je shtëpi e ngrohtë dhe e shenjtë.
Je fjala në gjuhën time,
je vargu në këngen e lashtë.
Je loti që rrjedh pa zë,
kur zëmren malli ma plas.
Je si zemra në trup,
që jep jetë çdo qelize.
Je si dielli në qiell,
Që ndriçon gjithësitë.
Ashtu, Atdheu im,
për mua je Ti!
Pa ty nuk ka botë.
Pa ty s’do kisha shtëpi.
Je gjithçka për mua,
Je dritë, je hyjni!
Më shumë se gjithçka,
Je Atdheu im – i imi dhe i të parëve të mi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.