Një ndër llojet e çrregullimeve mendore për të cilën. kohët e fundit po flitet shpesh është ai që quhet “stres “. Kjo është fjalë e gjuhës anglezë që do të thotë “…çdo stimul që , duke vepruar mbi organizmin nxit një gjendje nervozë //tension nervor , shkatërrim nervash nga një ritëm i jetës tepër i shpejtë dhe i fuqishëm, të cilën përsoni nuk e ndjek dot, sepse gjendet i papërgatitur. Në gjuhën shqipe kjo fjalë ka të njejtë kuptimisht fjalët;- në shpjegimin e një gjendje të caktuar fiziologjike të krijuar nga lodhja shumë e madhe trupore dhe arsye të tjera:- “shtangie” ,” mpìrje” , si dhe “shkatërrim nervor” ; në fushën e marrëdhenieve të ndryshme shoqërore -“papërshtatshmëri” – që ka kuptimin e emërtimit të pamundësisë së një personi për t’iu përshtatur kushteve të reja që sjell jeta në një çast të caktuar ; “mbipunë (ose “punë e tepërt” ) – kur një person , duke punuar pa asnjë rregull, orar e tj. punon më shumë se ç’ duhet ,sidomos edhe kur e ndien se është lodhur dhe prap vazhdon pa pushuar . Duke u bazuar te shpjegimi i fjalës mendojmë se duhet sqaruar se të kalosh një ditë të vështirë pune , apo ditë të keqe jetëse ; të kesh shumë punë për të bëre dhe të përpiqesh t’i bësh ; të kesh të bësh me një përson të vështirë e tj. shkaktojnë dhe grumbullojnë stresin . E shtojnë këte lloj gjendje grumbulluese kushtet e papërshtatshme të punës , problemet e përditshme ; keqvendosja ose humbja e gjerave , një makinë e prishur, ndërprerja e vazhdueshme nga një bashkëpunëtor e tj. – por nuk janë vetë stresi . Stresi ështe ajo që përjetojmë, kur ndiejmë se kërkesat që po nxjerr jeta janë më të mëdha se burimet që kemi për të përballuar ato. E thënë ndryshe është “shkatërrim nervash” si rezultat i tyre. Jeta e përditshme ka gjera që të kënaqin , por ka dhe që të idhnojnë dhe të gjitha duhen vlerësuar si një gjë e zakonshme. Kënaqësia është kënaqësi , por vetëm kaq, sepse mund ta ndjekë një gjë e pakëndshme që edhe ajo është pjesë e jetës. Një dështim në punë psh është një lloj “suksesi “ , sepse edhe ajo të mëson.; si thotë populli “Pesimi të bëhet mësim!” dhe nuk ka pse të përjetohet keq , aq më tepër duke humbur shpresat dhe të lotohet. Një heqje nga puna psh ; sigurisht është keq , por “nuk është fundi i botës” , -do të gjendet një punë tjetër. Në qoftë se do të vlerësohet kështu kjo “keqardhje” do të ndale pa kaluar në stres. Madje, njerëzit me karakter të fortë duken në marrëdhënien që krijojnë me “deshtimet “ jo vetëm nuk ia lejojnë vetës t’i bëjnë me stres , por dinë t’i analizojnë me gjakftohtësi të nxjerrin mësime. Ky lloj “ çrregullimi mendor” zakonisht është karakteristike e seksit femëror . Ashtu siç pas një burri të suksesshëm është padyshim një grua me karakter “të fortë” , edhe pas një burri me stres është një grua me karakter “të dobët”, që është berë vetë me gjendje stresi dhe e bën edhe burrin me këte gjendje.
Shumë gjera e ushqejnë stresin dhe e bëjnë jetën të tillë. Po përmendim disa prej tyre : 1) Të bërit e një pune me vuajtje që vijnë nga shumë arsye , por më kryesoren do të përmendnim kur një njeri punon në një punë që është i pazoti për të . Ndoshta, sepse nuk ka aftësitë fizike apo fiziologjike , ndoshta se nuk di ta bëje atë punë , apo ndoshta se nuk ka shprehitë e duhura. Atëherë me gjithë dëshirën e tij, puna nuk ecën dhe krijon gjendje stresi . Të bërit e një pune ku nuk i ka mundësitë ka rreth 20% të mundësisë për ta berë përsonin që bën atë punë me stres.
2) Të krijohet mundësi e plotë çlodheje – ku bashkë me mbylljen e asaj dite pune , bashkë me mbylljen e kantierit ( a të vendit të punës ) – të mbyllen edhe të gjithë problemet që lidhen me atë punë. Do të filloje përseri të nesërmen pas një pushimi të nevojshëm që do t’i heqe lodhjen e asaj ditë .Nuk duhet ngatërruar kjo me “planifikimin e punës” që do të bëhet për “të nesermën” , që sigurisht ka tjetër karakter dhe bëhet a duhet të bëhet për jo më shumë se 20 min . pas punës. Më problemore kjo është për punën e punonjësit të punës mendore (intelektualin ), që përgjithësisht “nuk ka orar “ dhe rregullsi të kësaj kohë çlodhjeje . Punonjësi i punës mendore psh punon në “zyrë “ , por merr me vetë akoma materiale “ për t’i studiuar a për t’i parë” dhe mund t’i kalojë edhe gjithë pjesa e nevojshme për t’u çlodhur .Një zyrtar i lartë në kohën e Diktaturës shikon në një dritare të një Ministrin dritën gjithë natën ndezur . Një natë , dy , tri … dhe thirr titullarin Ministër për t’i tërhequr vërejtjen “se harronin dritën ndezur “. – Jo , – i thotë Ministri, – nuk lëmë dritën ndezur , por atje punon gjithë natën “X” . Ne e kemi futur në projekt për ta dekoruar “për punë jashtë orarit” . -Jo vetëm mos e dekoroni , por hiqeni nga ajo punë dhe vini një që e kryen atë punë për 8 orë…!” – merr përgjigjën Ministri. Koha për t’u çlodhur ndahet në dy pjesë : a) në kohën e gjumit ku përsoni duhet të fleje i qetë ,me temperaturë të frekët trupi , me dhomë të ajrosur dhe me mundësi ajrosje për gjithë kohën që ai fle aty e tj.(jo me mbyllje të plotë për shkak të të ftohtit e tj.); b) në kohën e lirë ,e cila nuk duhet të shërbeje për një lodhje tjetër , duke punuar akoma apo luajtur lojëra “lodhëse “ Mirë do të jetë që në këtë kohë të dëgjohet muzikë e pëlqyeshme , apo të bëhet shetitje në ajër të pastër a të ndiqet ndonjë gjë çlodhëse (shfaqje artistike , ndonjë lexim për qejf, piktura të ndryshme me pamje natyre e tj. Shumë për mirë ndikon të marrurit me kafshët shtëpiake , kafazët me zogj , pëllumba e tj. të kësaj natyre . Ajo që duhet të kuptohet në këte rast me fjalë të tjera është të gjenden mënyra për të pasur “larg mendjen” nga puna dhe shqetësimet e saj. Mundësisht në asnjë rast të mos bisedohet më për të edhe me familjen , me njerëzit tjerë e aq më tepër me nervozizëm . Edhe po pati pasur ndonjë problem idhnues është mbyllur dhe duhet të mbyllet atje tani . Ka dhe duhet të ketë tjetër skenë e gjendje . Sigurisht, nuk është lehtë kjo, por duhet punuar. Kur je në punë –“ merre kokën me vete “ dhe lër në shtëpi “hallët” e saj dhe kur je në shtëpi , bëj të njejtën gje – mos “e lër kokën “ në vendin e punës dhe “hallët “ e punës mbylli atje duke mos i marrë me vete.
3) Të mos dëgjohen lajme të ndryshme shokuese , që të tronditin ; mbytje , përmbytje , rrëzim avionësh , vrasje , sulme terroriste e tj . aq më tepër analiza rreth tyre të cilat me a pa dashje fillojnë të shoqërohen me “po sikur “Për fatkeq TV e shtypi , ndoshta për arsye shitjeje i mëshon më shumë se ç’ duhet lajmit “tmerrues” Studimet tregojnë se një përson merr pjesë në një aksident dhe shokimin ia bën më shumë se vetë aksidenti – të treguarit apo analiza që i bën më pas . Ai analizon të vdekurit apo të plagosurit aty dhe e shikon vetën midis tyre. Në çdo lajm shokues që dëgjon, dora-dorës vjen e përjetimet bëhen të tilla që atij i ngulitet në mendje :”Po sikur … të isha dhe unë ? Po sikur … të më ndodhte mua?” Duke u nisur nga kjo ndoshta ka pasur të drejtë Platoni që e vlerësonte çedukues artin ndër të tjera , sepse të vinte përballë “belanë” e një tjetri që ta përjetojë si tëndën dhe të ngjitej një “turbullim mendor” i kotë ; nje paranojë, një vuajtje , një rendim shpirtëror. Eshtë tjetër pastaj se nuk ishte i kësaj mendje Aristoteli dhe filozofë të tjerë.
4) Ushqyeshmëria . Të jetë e pasur me vitamina dhe me ushqime të freskëta ” bio “ e të tilla që të përmbajnë lëndë të nevojshme për gjakun dhe qarkullimin e ti j si spinaq, perime të tjera , fruta e tj. Të largohet nga konsumimi kafeina që ndikon për keq e sidomos asnjëherë më shumë se 5 filxhanë kafe në ditë si dhe çekollata për fëmijet në vend të ushqyeshmerisë -” të hajë diçka”. Po kështu të mos konsumohet shumë kripë – jo më shumë se 3,8 gr. në ditë . Aq më tëpër për mënyrën se si hahet – që të shijohet edhe “kafshata e fundit” – duke i lënë kohën e duhur ngrënies dhe sidomos të mos hahet bukë në këmbë, por ulur. Të bjerë buka në fund të barkut ! – thotë populli me filozofinë e tij.
5) Të marrurit me ushtrime fizike dhe sport . Por, këto e sidomos ushtimet fizike të jenë të këshilluara me mjekun dhe të mos krijojnë stërmundim e lodhje, por të kundërtën – çlodhjen .
U munduam të paraqesim disa gjendje që ushqejnë stresin, në pamundesi për t’i thënë të gjitha . Por , mjafton të mendohet që këtyre u shtohet në çdo rast – një edukim i keq me moral dhe moralizime; me “mos pas mos-i”, pa “kalitje” , që e bën një përson të papërgatitur për jetën që e pret, kur t’i bjerë në krye . Eshtë si puna e vallës kjo që , kur kërcen midis njerëzve në vallë bën si bën, po, kur të bie të heqësh vallën duke mos ditur , të ngatërrohen këmbët dhe shembësh …apo ne këtu i kemi marrë kushtet e përgjithshme shoqërore “të mirëqena”, “ideale” , por për fatkeq nuk janë të tilla dhe një “ i pakalitur” gjendet keq dhe ka mundësi të bëhet me stres . Shto pastaj një jetë të mjeruar familjare, sidomos me një ndryshim të menjëhershëm nga më përpara dhe përgjithësisht të papritur për përsonin ; “grricjet “ e grave, që nga natyra janë më të pakënaqura dhe që në vend që të jenë qetësuesë , bëjnë të kundërtën – shkatërrimin nervor; një jetë me grindje e mosmarrëveshje familjare; një papërshtatshmëri shoqërore , që e bën përsonin të huaj e të padëshiruar në rrethin shoqëror ; një zhgënjim që vjen dora-dorës e tj., e tj., që e bëjnë përsonin të mos gjeje qetësi asgjëkundi dhe …”të shkatërrohet nervash” dora dorës .
Në këto shenime jemi marrë vetëm me disa anë jetësore që janë dhe bëhen bazë për stresin por jo me terapinë sheruese dhe këte e kemi bëre për arsye metodike për të kuptuar se ç’ është në vetvete “ stresi” .Kjo, sepse , kur një përson bëhet me çrregullime mendore për të cilat ka me qindra libra , studime e mendime , këto nuk janë “të pastra” -thjesht “stres “, por stres i bashkërenduar me të gjitha llojet e tjera tyre ; ankth, depresion, skizofreni , fobi të ndryshme dhe duke u analizuar si sëmundje pastaj do shpjegim dhe trajtim të gjithanshëm se nuk mund të jëtë më vetëm thjesht “stres “. Me analizën e saj si çrregullim mendor që vuan përsoni për të cilat ka shumë e shumë probleme do të merremi një herë tjetër.
Gjithashtu do pasur parasysh se në ketë shpjegim ne e kemi marrë përsonin si një njeri “të përgjithshëm “ , duke theksuar vetëm se stresi është “më karakteristik për seksin femëror”, por ndërkohë duhet sqaruar se ndryshe është stresi të mosha fëminore , ndryshe te mosha e rinisë, ndryshe të mosha e thyer e tj. – me të cilat do të merremi veç e veç herë të tjera