16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Agim Demiri

Dy fjalë për festën e “ditës së verës”, fjalët dhe kuptimet e tyre.

Festa e ditës së verës është një festë paganë , që e ka qendrën në zonën e Elbasanit, por festohej në gjithë vendin dhe, që quhej me emra të ndryshëm :- llazore , mushumverë , dita e verës . Kohët e fundit po quhet edhe “ festa e luleve” .Në përgjithësi ishte festa “ e daljes nga një dimër i prapë dhe i egër “ i gjithë gjallesave dhe i natyrës dhe fillimin e pranverës . Kjo festë kulmin e kishte me 15 Mars , por fillonte më përpara . Festa quhej “ Festa e llazorëve “ , sepse të tilla quheshin shpendet shtegtarë; çafkë , kryeartëz , grifshë , kllinzë , gatë , sorrë , laraskë, dallandyshe e tj. – që i shtojnë larminë e ngjyrave, që merr dita -ditës gjelbërimit të natyrës dhe çeljës së luleve , si dhe zërat e ndryshëm të tyre . Në vëzhgimet e mia në gjeografinë emërtuese të këtyrë lloj shpendësh në gjithë Shqipërinë , numri i fjalëve – “shpend -llazore” shkon në mbi 250 fjalë dhe mbi 80 % janë fjalë shqipe. Festa quhej edhe “Festa e mushumverës “ – festë, që luste më shumë verë dhe me më shumë begati e gëzim ; quhej edhe festa e “Ditës së verës” , sepse edhe koha ( mars ) , edhe ngrohja e motit, lajmëronin se kishte kaluar dimri i egër dhe i zymtë dhe po niste pranvera e bukur me krejt tjetër gjë ; – me zgjatje të ditës , me ngrohje të motit , me gjelbërim e tj .me zhurmimë dhe gjallëri krejt të ndryshme nga më parë . Festa quhet edhe “ festa e luleve “-, sepse ngado çilnin me shpejtësi lulet. Në disa zona quhej edhe “ festa e livadhëve “ , sepse, që nga kjo ditë fillonte “ zënja e livadheve “ me shellgjishte, që ngulej në to dhe nuk mund të hynin gjëja e gjallë në to si më parë .
Sipas rastit , por në përgjithësi gjithë natyra , i falej Zotit dhe nuk punonte , madje njerëzit duhet të bënin edhe gjithë mbylljen e veglave të punës- gjilpëra , shtiza e tj. dhe si rregull të gjithë njerëzit pavarësisht nga mosha vetëm luanin lojra të ndryshme popullore si në kohën e fëmijërisë te sheshi kryesor .
Gjatë kësaj kohë, si rregull një javë, nëpër pika të larta të zonës ndiznin “ dalinja “, që ishin një, ose zjarrë me flakë të madhe me djegie dëllinjë- me shkurre e posaçme , që përgatitej gjatë ditës , me flakë të madhe dhe “ e bekuar “. Kudo ndizëshin këto zjarre, duke bërë garë zona me zonën . Kur një zonë i fikej zjarri ( ose zjarret), shahej nga grupet tjerë me fjalët : “ O Kutet e marru / zjarmi ju:j qenka shu / qenka shu : e qenka fajk/ Kasem Kuta sa i furrajk!…Urraaaa ! ”….Dhe po të mos ndizej zjarri i thuhej kështu vazhdimisht …derisa të ndizej . Zjarrët kishin kulmin natën , duke gdhirë 15 marsi …ku ndizeshin edhe në mëngjës sa më herët dhe grupe nga zjarri bënin veprimin, që quhej “rrmej ujë >rrëmbëj ujë”, që zhvillohej në këtë mënyrë: Nga zjarri shkohej dhe mbushej një enë me ujë dhe nga zjarri, pjesëmarrësit vinin dhe spërkatnin gjithë njerëzit , bagëtinë e çdo gjë . Të lagurit me ketë ujë njerëz duhet të jepnin dhurata për ketë veprim .
Gjatë javës fëmijët merrnin nga një këmborë në dorë dhe me grupe, ose edhe veç , sipas rastit , shkonin nëpër shtëpitë e zonës, duke dangëlluar këmborët dhe sipas rastit thonin : ” Zonjë shpie shendeverë / gëzuar të ardhtë kjo verë …” , ose “ O , moj shpia , e mirë , e mbarë / Pritë verën t ‘ ardht e bardhë/ Me punë , gëzimë e mbushhambarë !”…, ose të tjera të këtij lloji. Të gjithë shtëpitë duhet t’u jepnin fëmijëve zakonisht vezë dhe në mungesë të tyre sipas rastit një kalli , a gjysmëkalliri misër , po pa gjë nuk mund t’i nxirrnin .Me vezët bëhej lakror i posaçëm, më miell misri për drekën e verës .
Një ditë përpara ditës së festës çdo shtëpi “mbyste klloxhët “, që ishin gjallesat parazitë brenda shtëpisë dhe mjedisit me gjallesa dëmtuese të kafshëve dhe bimëve si dhe “ mbytjës së të këqijave “ . Zhvillohej në këtë mënyrë :
-Vendosej një fëmijë në breg të një uji të rrjedhshëm dhe i lidheshin sytë dhe i vendosej në dorë një enë dhe që ai nuk e dinte se çfarë kishte në të dhe pyetej :“ ç ‘ po bën aty? Dhe ai përmendte gjithë emrat e gjallësave, që në verë ishin problemore, deri edhe të rrezikshme si skrapth, gjarpërinjtë e tj.( “Po mbys skrapthat e tj”). Një ndër gjerat, që thote ai është “klloxhë “ – C’ je tu ba ate ? -Po mes klloxht, – që ishin parazitet si morra , pleshta , çimka e tj. si dhe rriqna , varme , miza dëmtuese e tj .
Po ketë ditë bëhëj “ prishja e së keqës së syrit të keq “. Bëhëj në ketë mënyrë :-
-Merrej një kupë me ujë dhe merrej një thëngjill i ndezur dhe thuhej :”Plastë syri i keq !” dhe shuhej thëngjilli në ujë .
Kulmin në të gjitha drejtimet kjo festë e arrinte “ditën e verës” . Ndër të tjera ketë ditë lidheshin “ llazoret “ . Ky veprim kryhej në ketë mënyrë :
-Një gajtan , që quhej edhe larëz ( = larë + ëz ) – dy ose disa penj pambuku e mëndafshi në ngjyra të ndryshme , që përdorej për të qendisur grikat gratë dhe vajzat ( për nuset fijet me ngjyra ishin prej ari), përgatitej për ditën e verës dhe quhej :- larës > lars – një lloj peri i bukur me lara , që u vihej fëmijëve në dorë ose në qafë ditën e verës. Në disa vende quhej edhe “ verore” , “verojkë” , “ smilareshë( = smilar >smila” – lutje për të ardhur mbarë në fillim të një punë , gjeje e tj . që do të vazhdojë në të ardhmën + prap. -eshë, lariskë (=larë + iskë ), llazore,>llaxhore >llaxhoriskë, marisë (=mbarë >marë > mari+ së ) ,duke u shoqëruar me vargjet e këngës : “( Këngë : Po të vë larsin / të më sjellësh llazoret …!); Larsi hiqej ditën e Shëngjergjit (6 Maj ) , kur sigurt shihnin dallëndyshën e parë dhe vendosej në një degë shegë, trëndafili e tj. duke thënë vargjet  Këngë :- Dallëndyshe bishtgërshërë / na këtë lars të gjerë / çoja në det / e më sill dy okë shëndet !),( Këngë vlonjatë kjo për ketë veprim ) , Një veprim i tillë vërëhej në gjithë Shqipërinë , siç tregon kënga e mësipërme vlonjate
Duke u treguar për disa veprime të ditëve të pritjës së verës dhe ditën e verës , uroj nga zemra : GEZUAR ! GEZUAR ! GEZUAR !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.