14.5 C
Tiranë
E enjte, 17 Prill 2025

Agim Demiri

Vargje për dashurinë.
Dashuria ime deri në pleqëri,
është rinia, që kaloi pakuptuar,
shokë e shoqe që kujtoj më përulësi,
që i kujtoj gjithmonë i përmalluar.
Por mbi gjithë shoqet vajza belkëputur,
M’u shfaq përpara në rrugën e gjatë,
Dalëngadalë në zemër duke u futur,
Porsi dielli më ndriçoi, te ecja nëpër natë.
Bashkuam zemrat -u bë njësh shpirti,
si zogjtë në çerdhe lindëm e rritëm fëmijë,
Bashkë fytyrat tona, rruga e jetës – ndriti,
në të gjithë kohën, duke bërë ditën njëmijë.
Dashurinë e dhuruar të çdo minuti,
Jeta e mblodhi në një vazo të artë,
Për ta pasur katërmbëdhjetë shkurti,
Gjithmonë të shfaqur si një dhuratë.
Në rrugën e jetës ecim të nginjur,
Si dikur, kur si vajzë ishe flokartë,
Tani jemi kërrusur,flokët janë thinjur,
Por na është shtuar zemra e zjarrtë.
Dhe do të jemi përjetë të dashuruar,
me njeri-tjetrin,fëmijë dhe gjithë njerëzi,
Në rrugën e jetës duke udhëtuar,
Do të falim kënaqësi dhe vetëm kënaqësi.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””

Si krijova një fjalor…
Këto ditë doli nga botimi një fjalor me fjalë të të folmës së Bulqizës.Lexuesi aty do të gjeje të shenuar,të shpjeguar dhe të përdorur me shembuj nga krahina e Bulqizës për rreth 4250 fjalë shumë të bukura që tregojnë vlerat kulturore të kësaj krahine dhe janë të denja
për të qenë pjesë e fjalorit të gjithë gjuhës shqipe. Krahas saj kam paraqitur në hyrje edhe një studim të hollësishëm të veçorive fonetike të kësaj të folmeje. Këte fjalor e krijoi dashuria e madhe për të studiuar gjuhën shqipe që në fillimet e mia të mësimeve shkollore gjatë gjithë kohës.Lexoja, përfytyroja dhe përjetoja çdo gje dhe përpiqesha të hyja në kuptimin e çdo fjalë.Kjo bëri që të krijoj zgjerim fjalori vit pas viti dhe lexim pas leximi.U shtua kjo në moshën e rritur,sidomos kur studiova për dramaturgji,që i vihej rëndësi me një metodikë analizë shumë më të thellë, që e kishte teksti dhe ti duhet ta bëjë tënden,duke e interpretuar,duke i dhënë mish e gjak.Gjatë studimit të mëvonshëm për mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë vura re se gjuha shqipe mësohej më tepër në formë teorike,rregull pas rregulli dhe nuk bazohej sa duhet të fjala dhe studimi e kuptimi i saj.Po kështu nëpërmjet këtyre njohurive pashë se ajo që quhej gjuhë letrare ishte një gjuhë e tillë, që nuk përfshinte gjithë hapësirën gjuhësore,përkundrazi,ishte një gjuhë e drejshkrimuar, që ndryshonte shumë nga gjuha e folur e gjithë vendit dhe sidomos e Veriut.Gjuha dialektore e këngëve, që këndoheshin në gjithë vendin dhe e shumë autorëve ishte deri edhe krejt e ndryshme.
Gjuha bëntë sikur bazohej te dialektet,por në fakt ndodhte krejt e kundërta ;ndiqte gjuhën e tribunave të kongreseve.Shkruhej në gazetë se kishin folur njerëz të ndryshëm në të gjithë vendin,por fjala e tyre nuk paraqitej, siç ishte shprehur,por e përpunonte gazetari dhe gazeta deri edhe duke e ndryshuar krejt.Studimet dialektologjike nuk ishin bazuar te fjala,gjeografi-fjalori ,por te disa veçori të përgjithshme kryesisht morfologjike. Për të folmën e Bulqizës psh nuk kishte asnjë studim.
Në praktikën pedagogjike nuk ndiqej studimi i gjuhës shqipe si zgjerim fjalori, por rregulla dhe vetëm rregulla gjuhësore.Një rubriken”Fjalë dhe shprehje “që ishte e posaçme për një gjë të tillë,në ciklin e ultë, ku me fjalë të ndryshme nxënësit të krijonin dhe të mësonin të krijonin fjali ,duke qenë larg konceptimit të jetës së tyre në fshat(=kini parasysh Benin te filmi”Beni ecën vetë”),nuk zhvillohej dhe kontrollohej fare dhe nuk i vihej deri edhe fare rëndësi…dhe për pasojë nuk zbërthente dhe mësonte nxënësit që të mësonin të shpjegonin kuptimin e çdo fjalë dhe të bazonin njohuritë gjuhësore te kjo.
Nga ana tjetër analiza e asaj që lexonin nuk bazohej në “studim teksti” dhe të çdo fjale,por në nxjerrjen e idesë, disa ideve kryesore që duke dashur të përshtatëshin me kohën shpjegoheshin në përgjithësi dhe duhet të mbaheshin mend siç i kishtethënë mësuesi,por se çfarë thoshte teksti dhe si i kishte përdorur fjalët nuk bëhej fare,siç kam parë tekstet e huaja.Thuhej nëpër të ndonjë figurë letrare,por edhe kjo jo duke i parë si kuptim fjale,por si figurë letrare.Kjo e bëntë gjuhën të vështirë për t’u mësuar.Në ciklin e lartë gjuha mësohej vetëm si rregulla gramatikore,sintaksore pa u bazuar fare te kuptimi i fjalës dhe as te asnjë lloj studimi teksti.Kjo bëri që t’i hyj që t’i mësoj nxënësit që të analizonin dhe shpjegonin kuptimin e çdo fjale dhe bashkë me to,të gjurmonim shpjegimin kuptimor të çdo fjale që lexonin, a kuptimin dhe të bëjmë “Studim teksti”për të kuptuar kuptimin e çdo fjale.Kjo bëri që në shenimet e mia të krijoj një “arkiv”me folklor ,përralla dhe gjuhë të folur të krahinës siç flitej dhe t’i studioj.E thellova këtë punë në mërgim ,ku përvoja e gjatë në.mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe lënda e grumbulluar në të folmën e Bulqizës e krahasova për një periudhë rreth dhjetëvjeçare me shumë dhe studime dialektologjike ,me shumë fjalorë dhe enciklopedi italiane e deri edhe Arbëreshe duke krijuar një fond fjalori të gjuhës shqipe për rreth 600.000 fjalë për të krahasuar me to fjalët e Bulqizës dhe fjalët e huaja në formë përqasjesh sinonime.. Në këtë mënyrë përpunimi dhe ristudimi i çdo fjale, bëri që të përpiloj këtë fjalor me fjalë të veçanta të bukura të kësaj krahine ,duke i shpjeguar dhe përdorur me shembuj.Në këte mënyrë është krijuar mundësia që këto fjalë të bukura të mos humbasin më dhe të jenë të shpjeguara duke u përqasur me gjithë sinonimet me to në gjuhën shqipe.Kjo do të bëjë që i riu bulqizak dhe më gjërë,të njihet,të njohe kuptimin e tyre dhe t’i përdore si pjesë e gjuhës shqipe.
Faleminderit dhe lexim të mbarë dhe me shendet që lexuesit e nderuar do t’i bëjnë këtij fjalori krahas librave të tjera të bibliotekës së tyre!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.