19.9 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Agim Desku

NË Ç´FJALË MË RRI DIELLI

 

 

NGA ANTOLOGJIA E VARGUT AGIMIAN-AGIM DESKU

 

 

 

E DIELLTË

 

Në parzmore i vure shekujt rebelë

Asnjë fjalë e hidhur për dritën

Në jetë ndodhin të ruhen kujtimet

Pa i harruar betejat me vetveten

 

Ndoshta pse nuk je bac sot me ne

E djeshmja harrohet më shpejt se e sotmja

Dritën e qiriut e kujtoj çdo çast

Me fat është ai që lind zjarreve jashariane

 

Të shenjtë na e le bac botën e shpirtit

Vdis tani sa herë të duash Promete

Dhe zgjohu nëse i duhesh lirisë

 

Pak është jetuar me zotat tanë

Nuk ishte ferri që na ka lënë frikën

Me burrëri kemi jetuar edhe para Adamit

N’dashuritë e zemrës jemi bërë çlirimtarë t’atdheut.

 

Në çdo kohë mbetësh zë i çlirimit bac Adem.

 

MË JETUE

 

Duhet me ditë më jetue

edhe me mirë se si më vdekë

 

Veç më u ba art i syve të jetës

 

Të jetohet si pëllumbat në fluturim

Është larg udha e të jetuarit bukur

 

Më mijëra vjet dritë

Kaq na ka nda jeta

 

Nëse nuk je bashkue kurrë

Me pëllumbat

Për më jetu mirë

 

Çele dritarën

Shih rrezet e diellit

Se si jetojnë zogjtë

 

Kur vjen pranvera

Në natyrë i ke

 

Nëpër çdo degë të trëndafilit

Kjo është jeta e bukur

Vdekjen e ke kopsht me lule.

 

KURORA E JANARËVE

 

I di janarët çfarë janë

Të acartë

botën si e bëjnë

 

Kanë fuqinë e çastit

të më ngrijnë

 

Është fat

nëse të falin lumturinë

 

Për çudi

janarët më falën tre gëzime

Tri mbesa si tri mbretëresha

 

Aurelen ,Kiaren dhe Oenen

 

Sot dhe në ditëlindjen e saj

Me miqt e fjalës se bukur

ngriti gotën

Gëzuar për Oenen

kurorën e gëzimit të janarëve.

 

GOTA E HARRIMIT

 

Nganjëherë i dua dimrat

Me më shumë borë se zakonisht

 

Zemrat e fëmijëve të jenë të lira

Të rrëshqasin fushave të Alpeve

T’i thyejnë gurët e kufijve të ndarjes

 

E di se çfarë na shtruan në sofër

Historinë e ndarjes së vëllait me vëlla

Dimrat na i bënë të acartë që ngrijnë

 

Ç’dolli më thonë të ngremë

Me gotën e harrimit

T’i mbetemi peng fjalës

a vdekjen ta ringjallim

 

Për të marrët

Më duhet të ngre gotën e harrimit

Me të krisurit

që kanë humbur guximin

Dehem sot

 

I kam harruar betejat e lëna në gjysmë

Nuk i di udhët e mia nga fillojnë

Jam rebeluar para pikturës së çlirimtares

 

Si do t’i pres kohërat e gjykimit

Më duhet të ndez fenerin e Homerit

Për t’i shpëtuar mallkimit të dheut

 

E kam vështirë sot ta rikthej Prometeun

E kanë murosur zotat mbi re të bardha

Do t’i ndalon stuhitë që vrasin tokën

 

Emrin tim e harrova në gotën e harrimit

Në dehje i kujtova plagët e ferrit

Kur e deshën zhdukjen e historisë sime.

 

LASGUSHIANE

 

Tek piramidat e Keopsit të kam pritur

Ku fuqia e flakës së diellit ndritë

Ernat sahariane ç’ta zënë frymēn

Aty qëndroj së bashku me fjalën time

 

Me mua u morën piratët e detit

Pse arrita të kaloj ferrin e Dantes

Pa një therrë në këmbë u bëra hero

Në ditët e sotme a jetohet nga heroizmi

 

Më duhet më u ba hi zjarreve prekaziane

Për më u shndërru në vargje lasgushiane

E më kërkue në tokë e qiell artin e vërtetë

Apo më u tretë diku ku dielli të gjen vetë

 

Nën dritën e tij jetoj me vargjet tua Lasgush

Marr frymë poeti dhe bëhem valë deti

Trëndafilit të Çamërisë ia fali thinjat e jetës

Mëkat që i mungon burrëria së vërtetës.

 

Ç’MË THUA POEZI

 

Bukurinë e vargut ta nisa

Përmes penës së artë ty

Ç’më thua ti poezi

Të dytë jemi varg e art

 

E di se më do ma shumë

Kur krijoj ç’më bëhesh muzë

E unë diku tretëm në një lumë

Det vargu bëhem edhe në gjumë

 

Ke dhënë fjalën së ke më ndritë

Në qiriun e Naimit të bëhem dritë

Në mendje gjithnjë të kam pranë

Mbretëreshë vargu poezi të kam.

 

DRITË NGA DRITA E QIRIUT

 

Sytë e mi çdo natë ndezin qirinj

 

Më ke ndrit errësirën të shkruaj

Ma ke ndez flakën në mua Naim

Në mendje të kisha natë e ditë

Atëherë nata më bëhej dritë

 

Dhe më duhej të bëhesha luftëtar

Dhembjeve nga një plagë t’ia marr

Për t’u thurë hymne të gjallëve të rënë

Lule të bukura mbi lapidare për t’ju vënë

 

Pranverat vijnë para fluturave me ty Naim

Dhe flakën e diellit ia marrin qiellit kujtim

Ta ngrohim shpirtin e jetës t’i bëhemi yje

Artin e bukur kur muza ia thur varg poetit

 

T’i shohin t’buzëqeshura fluturat n’fluturim

Ëndrrat e lira t’i kënë trëndafilat në pranverë

Zogjtë të rrinë në vendlindje si përherë

Së bashku me lulet dimrin ta bējmë verë.

 

Ç’FRYEN VERIU

 

Nuk ndalet fatziu

Më plasë kur fryen

Ç’më sjell acar dimër e verë

Pandërprerē

 

Harron veriu

se i bëjmë ballë çdo acari

Edhe po të jetë dimër i gjallë

 

M’i ka lodhë stinët

Deri në ëndërr më ka hy

Përse nuk i ngjaja acarit

Në hidhërim ka shpërthy

 

Fryen fatziu

Edhe kësaj radhe

Jeta ime për të

Është punë e madhe

Veriu ç’na treti

E ç’na ndau

 

Plasi njeriu

Kur fryen veriu

 

U nda nga e tërë bota

Mbeti i tradhtuar

Me  e zezë

se fjalë e vetmuar

 

Ndërskamca fryen fatziu

Më la edhe në pafuqi ëndrrash

T’i jetoj betajat çlirimtare

T’i bëhem art jetës sime

 

Ç’t’i them veriut

Me ç’gjuhë duhet t’i flas

Në ç’ëndërr dua t’i bërtas

 

Harruam vdekjet

Dëshminë e lapidarve

Kujtimet e heroinave

 

Faculetat e lena në gjysmë

Të çendisura nëpër plagët e shpirtit.

 

SHTATË PLAGË T’I MORA GJERGJ ELEZ ALI

 

Pesë shekuj dhembje

I kam pritë këto plagë

Më t’i shërue njeri nga ne

Shpirti apo vargu im

 

Ah si s’kam lind ma herët

Edhe dy mijë vjet para Krishti

Asnjë plagë nuk do e kishe

Luftëtari im Gjergj Elez Ali

 

As edhe një pikë loti

Në sytë e motrës s’kisha më pa

Veç fluturat në fluturim

Tek ti kishin më pushue

 

Sot më duhet të udhëtoj

Në sëcilin cep të shqipeve e zanave

T’i shëroj plagët që shekujt t’i sjellën

Ëndrrat e motrës përse bajlozët ia morën

 

Dashurinë e shndërrove në heroinë

Fatin e ndave në çlirimtare për Shqipërinë

Çfarë do bëj liri me ty pash perëndinë

Pse pesë shekuj u mbylle në çmendurinë

 

Jeta të krijoj në pikturë të artit të shtrejtë

Retë e bardha të shndërruan në shi për lule

Asnjë ëndërr nuk e shoh pa kujtimin për ty

Plagët tua Gjergj Elez Ali t’i bëmë liri.

 

URATË

 

E desha të vërtetën e jetës

Të marr me vete uratën e Durrahut

T’i shpëtoj ferrit të Dantes

I lirë të jetoj në lutjet e pagëzimit

 

Kur më pagëzuan Agim

Kisha dëshirë t’i ngjaj fytyrës se Gjergjit

Të burrërohem për shpatën e tij

 

Sërish t’i marr pagëzimet e legjendave

Të bëhem fuqi Rozafe

Gur e mur i fjalës së dhënë

Rebel i dashurive donzhuane

Falje e mëkatit të Evës.

 

 

KOHË DJAJËSH TË PA KOHË

 

Nuk isha i vërbër kur besoja

se shekujt do t’i mundim

 

Ndoshta u bëra pakëz i dehur

për fjalën që kurrë s’di të rebelohet

Në asnjërën kohë të pakohë

 

Ç”ma hedhen syve kohën e djajve

Ajo që kurrë nuk ishte koha ime

 

Kohën time e ndajë me artin e fjalës

Ç’më ringjallin në jetën në kujtime

Fuqinë ma bën si të dragojve t’reve

Vargun për Ajkunën ç’ma rikujton

 

Në një kohë si në kohën time

Ringjalllën heronjt e Apokalipsit

Dashuritë e Titaniku m’i morën peng

Sa i shndërrova në simfoni Betoveni

 

Në pranverë dua të bëhem pikturë arti

Ta pikturoj jetën me ngjyra ylberi

Diellit do i lutem të më fal pakëz flakë

Të digjem siç digjet qiriu i Naimit

 

Të ikët nga metropolet e heshtjes

Më u ba këngë e malit që veç heshtë

Ose më i ra me grushtin e Migjenit

Malit që më vite mua më ka mbytë.

 

 

Ç’BETEJA M’I MORE ODISE

Vrasjet pas luftërave ma copëtuan lirinë

 

Sot më shumë se një mijë zotna i takova

Duke kërkuar zotin tim të vërtetë

Më ngutej t’i shpëtoja dashuritë e Titanikut

Para se të bëhen plagë e tërë jetës sime

 

Apo ta mbroj udhëtimin nga piratët e detit

 

Seç me dhemb heshtja kryneqe e jetës

Nuk e mendova së do mbetëm i vetmuar

T”i kafshoj acarët e janarëve që dhëmbin

I shkëputa lutjet nga veshët e shurdhër

 

Deti më fali veç çmendurinë e valëve e tij

A do të dehet një rebel i së të bukurës

 

Nëse thellësitë e Titanikut ma rrëmbejnë

Copat e lirisë do t’i nxjerri nga fundi yt

Ti bashkoj sërish shtatë thuprat e Gjergjit

 

Ëndërra për të qenë i lirë më kthen në Itakë

Për pak u gjeta në Kopshtin e Edenit

T’i sjell tëndafila çlirimtares së lirisë.

 

DRITË NGA DRITA E QIRIUT

 

Sytë e mi çdo natë ndezin qirinj

 

Më ke ndrit errësirën të shkruaj

Ma ke ndez flakën në mua Naim

Në mendje të kisha natë e ditë

Atëherë nata më bëhej dritë

 

Dhe më duhej të bëhesha luftëtar

Dhembjeve nga një plagë t’ia marr

Për t’u thurë hymne të gjallëve të rënë

Lule të bukura mbi lapidare për t’ju vënë

 

Pranverat vijnë para fluturave me ty Naim

Dhe flakën e diellit ia marrin qiellit kujtim

Ta ngrohim shpirtin e jetës t’i bëhemi yje

Artin e bukur kur muza ia thur varg poetit

 

T’i shohin t’buzëqeshura fluturat n’fluturim

Ëndrrat e lira t’i kënë trëndafilat në pranverë

Zogjtë të rrinë në vendlindje si përherë

Së bashku me lulet dimrin ta bējmë verë.

 

SHPIRT I SHENJTË

 

E di se në cilin çmim të flakës së diellit

Është djegur shpirti yt Penelopë

Do më duhej të bëhem Cezar i shenjtë

Për të hyrë në dashurinë e jetës tënde

 

Në një cep të shkëmbit të shqipeve

Të desha për nuse dragonjsh

Që ruajnë besën e të parëve të mi

Puthjen e kishe lënë kujtim atdheu

 

Në çlirimtar më duhej të shndërrohem

Nëse e meritoj puthjen e heroinës sime

Me ngjyra ylberi i pikturoj gotat e dehjes

Deri sa lirisë t’i përulem për shpirt t’shenjtë

 

Dua të tretem mbi qiriun e Naimit

Të shoh nga drita e dritës së diellit

Të bëj be në fjalë e besë të Doruntinës

Si nuk t’u gjunjëzova në gjog të Konstandinit

 

Për asnjë çmim tjetër nuk të desha

Veç për idilet naimiane të këtyre kreshtave

Dhe për gjuhën e bukur të Gjergj Fishtës

E për besë të zanave dhe agimin e shqipes.

 

 

KUR VJEN PRANVERA

 

Kam më u shndërrue nē flutura të qiellit

Më i kërkue trëndafilat ma të bukur të jetës

Që veç ata dinë t’i falin aromë mikes

Kam më shetitë lule me lule të dritës

 

Në u bafsha flutur mali e malli

Do të bërtas në kupë të qiellit

Retë e bardha do t’i zbres në tokë

Ju kërkoj shi për trëndafilat e mi

 

Në çastin kur do të vie pranvera

Në ngjyra ylberi do të shndërrohem

T’i pikturoj engjëjt dhe Ernen mbi yje

Të piskas pse e bukura duhet të vdes

 

Kur vjen pranvera do ngriti gotën rebele

Një kafe mezi e pres ta pi në Tropojë

Të dehem me dhembjen e lotit Kosovë

Kjo është e vërtetë kur pranvera bëhet jetë

 

 

Ka kohë që më ngulfaten stuhitë e dimrit

Dua t’i shijojmë së bashku rrezet e diellit

Të jetojmë një ditë me këngët e bilbit

Vizitorët e parë të luleve t’bukura të prillit.

 

 

TË PA IDENTITET

 

Mjerisht në zagar mali gjuajnë shpatën

Këta gjarpërinjtë e gjakut të helmuar

Më mirë e gjejnë veten në anakonda

Të pa identitet e të dalurit fare të atdheut

 

E di se kohërat sjellin edhe ndytësira

Por me këta Apikalipsa as djajtë s’merren

Tru shpërlarë e mbeturina të korbave të zi

Tërë natën në errësirë rrinë deri në agim t’ri

 

E dehen botën dhe e vranë pokën e lirisë

Nuk i bënë ballë të vërtetës që ju dhembë

Se i kishin sytë të vërbuar të tradhtisë

Sot në shetije e zënë udhën e ardhmërisē

 

Eh kjo tokë i ruan nē zemër burrat e atdheut

Edhe tradhtarët në një anë ia lenë historisë

Të jetoi Shqipëria luftuan heronjt e lirisë

Në një kohë pa plagë epoka e vet i mallkon.

 

ARTI IM

 

Je fjalë e rrallë

Bukurinë me vete e merr

Pasqyrë të kam ku shihem

Dhe të shoh

 

Pikturë që s’fshiheh kurrë

Të pikturoj në det e valë e tij

Atherë bëhesh në re të bardhë

Por pa stuhi

 

Të ëndërroj

në mijëra ngjyra ylberi

 

Sa mirë të shoh

Kur më je pranë qiriut të Naimit

Atëherë ngrohemi

në zjarrët prekaziane

 

Flasim veç për pushkën e lirisë

 

Të pikturoj

Nē çlirimtaren e atdheut

 

Në muzëne vargut tim

Sa herë ngritësh e rritësh

Në liri

 

Në heroinë të kanë bekue zanat

Për të ecur Rrugës së Kombit

E lirë

 

Më u ba arti im i shtrenjtë

Dhe një ditë ke më u shndërrue

Në hyjri të shenjtë.

 

TRËNDAFIL I SHENJTË

 

Ëndrrës ia qava hallin për këtë kujtim

Mbrëmjeve u bëmë miq të shenjtë

Fluturuam edhe mbi re të bardha

Në qetësi takuam perënditë e Ernes

 

Na thanë për tu bërë emër dielli

Të shndërrohem në aromë trëndafili

Ecim me kujtimet që ngjajnë në hyjni

Kur më flejnë në shpirt krijohen vetë poezi

 

Veç ty trëndafil të bëra fjalë shpirti

Të ngrita me gotën e jetës dhe të dehjes

Të bëra be e rrfe së të kam edhe atdhe

Dhe tê kam artin ma të bukur të shprehjes

 

Zgjedhe jetën dhe besoj të vërtetës

Nuk është në ëndërr as edhe përrallë

Kur fjalën e shpirtit për besë ta kam falë

Aeomën e trëndafilit ta kemi për jetë kujtim.

 

ME PLIS TË BACI

 

Bac veç me plis vij tek ti në Vitin e Ri

Për fjalën ma të bukur që e deshte liri

Eca për të ju bashkue kohës tënde

Ferrin e Dantes mezi e kalova

 

Zjarret prekaziane më sjellën pranë

Të njëjtë si  ngroësia e diellit tim

Kohën e plagëve e bëra atdhe

E ujita me lotin e dhembjes Doruntinē

 

Sa të fuqishme kishte besën për perëndinë

Kush ndërroj për nënën jetën për dashurinë

Nëse do të vie si pis pa plis tek ti bacë

Mos m’i hapë portat e kujtimeve tē betejave

 

S’dua të jetoj në mallkimet të asnjë demoni

Bëhem rebel i lirisë për krahet e mi të prerë

Me dashuritë e mikes vimë me plisa të bardhë

Sot më shumë së asnjëherë të jemi shqiptarë

 

Nga një gur e vëjmë në Kalanë Prekaziane

Le të dashurojnë brezat e të bëhen zana mali

Të shkruaj per një jetë qendrese

Ah sa më merr malli

 

Uroj të lindin çdo çast heronjë të fisit

Për t’i fitue betejat me kokën e plisit.

 

KURORA E YJEVE

 

Sa herë më humb pena mbrëmjeve të vona

Më bëhet se është shndërru në muzë fluture

Bashkë me mendjen fluturojnë mbi re

Për t’i takue a për tu ba heroinë e fjalës

 

Këtë mbrëmje nuk mund t’i takoj ëndrrat

S’ka borë për tu bërë ëndërr e vërtetë

Por ka yje që ma ndriçojnë penën kah shkruan

Dhe ka fjalë të bukura që s’janë ma ëndrra

 

Edhe këtë mbrëmje paskna pasur dyluftim

Betejat për ta çelur Kutinë e Pandorës

Për vdekje rava për tu ngrit në çlirimtar

E di tani se ku e kam fjalën e shpirtit

 

Cila çlirimtare i fitoj betejat e atdhut të robëruar

Sonte kam bërë lutje të bie borë

Njëqind lutje heroinave për shërim plagësh

Vetēm kur bie borë fluturojmë në ëndrra

 

Mbrëmjeve të dhjetorit të jenë të bardha

Si muza s e penës kur fluturon ëndrrave

Sonte njeri nga çlirimtarët dola edhe unë

Në dyluftim me shpirtin qenka luftë e madhe

 

Për ta rujtë lirinë nga tradhtitë e njeriut tonē

Të duhet më dal çdo çast në dyluftim me demonë

Sa vështirë t’i qëndrosh jetës pa plagë atdheu.

 

ÇLIRIMTARE

(Çlirimtares K.SH)

 

Në jetë isha plot dhembje

Si do të takoj sonte çlirimtare

Edhe pse s’kishe pushkë

U shikuam me sy pushke

 

Edhe pse s’kishe plagë

U bëmë dhembje plagësh

I pikturuam fytyrat e dhembjes

Me faculetën e zjarreve prekaziane

 

Deri në mëngjes nuk fjeta

Duke e pritur lindjen e diellit

Ëndrrat për lirinë sonte i gjeta të lira

Për pak u deha në puthjen e ëndrrws

 

E di sërish sonte u bëra rebel

I luta zotnat të mē shndërrojnë

Në një mijë nëtë legjendash

T’i mund disa bajlozë me fytyra njerëzish

 

Sonte edhe vetë u bëra çlirimtar

I plagëve të çlirimtares.

 

DËSHPËRIMI

 

Sa vjen e të shtohet dëshpërimi për jetën

Kur nuk e di nga të vie hidhërimi i saj

Thonë se do të hy në portën e çlirimtares

Ëndërrave me kostumin e çlirimtares

 

Sa shpejt ikën fjala e bukur

Sikur të mos ekzistonte kurrë

Tërë jeta mu bë e vetmja ëndërr

E pardronit tim prej demoni të dashurisë

 

Sërish ç’më erdhi dëshpërimi i Etnës

Nuk e mendoja se njeriu të djeg më shumë së zjarri i Etnës

 

Më humbi një jetë e fjalës që ia fala njeriut

Edhe pse çdo çast ia kërkova jetës të vërtetën

 

Askush nuk ta thotë një fjalë të bukur

Të jetosh veç në ëndrra nuk i thonë jetë

 

Një ditë historia do të merret me vrasësit e fjalës

Pse i vranë dashuritë e lirisë së çlirimtarës

Dhe mua më zhdukën nga ëndrrat e mia

Mëkatet do t’i djeg një ditë flaka e diellit

 

Në ditarin e poetit do zbardhë liria e çlirimtares

 

Askush nuk u skuq kur ma vranë fjalën

Të jetosh veç në ëndrra nuk i thonë jetë

Mjaft na robëruen shekujt e mëkatit.

 

HIENAT VDESIN SONTE

 

Edhe pse pa shpirt jetuan

Sonte kanë vdekje klinike

Do të mbahen mend veç sot

Sikur menduan të jetojnë dymijē vjet

 

Jetën ferr na e bënë

Sonte në takimet e lakuriqve

Ju këndohet e shkruhet epitaf

Nuk kanë varr për atdhe të humbur

 

Askush s’më tha asnjë fjalë lamtumirëse

Faqe zitë u thyen në shtatë thuprat e Gjergjit

Populli im i mirë thot

Ç’të mbjellësh do e korrë

 

Ç’menduan se fjala ka humb fytyrën

Jo besa është këtu edhe para perandorëve

Kurrë nuk u pajtuam me asnjë demon

Përtej ferrit na u desh të jetojmw

 

Më në fund edhe na krijuam zotna tanë.

 

RIZGJIMI

 

Kohërat janë të ndyta

Nëse i vret rizgjohu

Kur të vrasin

 

Dëshmitar që nuk urrejnë

E ke popullin

 

Tradhtitë kurrë nuk janë fal

Kanë një ferr të përbashkët

 

Historia ka dy anë të medaljes.

 

E PAKOHA

 

Pak kohë e mirë mbeti

Sikur treti n’shpirtin e djajëve

Retë e bardha sjellin veç stuhi

Kohë e acartë erdhi për mua e ty

 

Çfarë t’i them kohës sot

Pse dielli nuk ngroh si herave tjera

Thuhet tek njeriu s’ka mbetur pranvera

Shtatë thuprat e Gjergjit mbetën ëndrra

 

Koha mbeti pa besë e fjalë

Të dyjat u shndërruan në përrallë

Dikur kur kishte burrëni

Për besë e fjalë shquheshim të dy

 

Sot s’ka kohë njeriu për fjalë

Kur rri dhe dehet në vetmi

Ka vite që shpreson e urren

Koha e keqe pa një shkas nuk vjen.

 

 

LETËR E BARDHË

 

Si të ndajë mendjen për letrën e bardhë

Ka faj ajo pse është vërtetë e bardhë

Apo se njeriu mendon se shkruan mirë

Sa e durueshme është zonja në fjalë

 

Kjo është një arenë toradoresh

Ku promovohen në njerëz të mirë

E në anë tjetër shkruajnë zi e terr

Nganjëhere ju përzihet miku me armik

 

Krijojnë për të urryer të urryerit

Mbi letër dështojnë të ngritën në mbretër

E nuk e dinë që janë perandorët e fundit

Demonët e këtij shekulli në theqafje

 

Sa kisha dëshirue një çast të jem letër

T’i njoh cilët thonë se betejat janë krye

Bëhu një herë e zezë t”i sheh fytyrëzitë

T’premtuarit që s’do ta vrasin fjalën e lirë

 

Jo,jo unë e ti jemi gjithmonē të bardhë

Protestojmë për vrasjen e Klodianit

E di që na quajnë të demshëm për shtetin

Të padrejtë pse nuk mund të heshtim.

 

SHQIP

 

Shqip t’kam dashtë

T’baj be n’rrënjët e mia

Që Evropa i di

Sa t’vjetra i kam

 

Historia e saj shkruhet mè to

T’kam folë

Me gjuhën e shqiponjave

 

Të një rrënje jemi

Kemi jetue n’dritën e Homerit

 

Na urryen pse folëm shqip

Edhe para Krishti

Pse jetuam më bukurinë e Mona Lizës

E luftuam ferrin e tradhtive

 

Sa të shenjtë e kemi besën

Edhe nëse kurrë nuk flasim

S’dimë të urrejmë

Më mirë të dashurohet shqip.

 

NË ËNDËRR

 

Në ëndërr jetohet

për të nesërmen

Bëhesh piktor

i syve të shkruar

 

Kujtimi ma i dashur

i fjalës së bukur

 

Çlirimtar i betejave

të shpirtit

 

Në ëndërr u deha

Pse isha ëndërr.

 

 

 

 

LETËR E BARDHË

 

Si të ndajë mendjen për letrën e bardhë

Ka faj ajo pse është vërtetë e bardhë

Apo se njeriu mendon se shkruan mire

 

Sa e durueshme është zonja në fjalë

 

Kjo është një arenë toradoresh

Ku promovohen në njerëz të mirë

E në anë tjetër shkruajnë zi e terr

 

Nganjëhere ju përzihet miku me armik

Krijojnë për të urryer të urryerit

Mbi letër dështojnë të ngritën në mbretër

E nuk e dinë që janë perandorët e fundit

 

Demonët e këtij shekulli ikin në theqafje

Sa kisha dëshirue një çast të jem letër

T’i njoh cilët thonë se betejat janë krye

 

Bëhu një herë e zezë t”i sheh fytyrëzitë

T’premtuarit që s’do ta vrasin fjalën e lire

 

Jo,jo unë e ti jemi gjithmonë të bardhë

Protestojmë për vrasjen e Klodianit

 

E di që na quajnë të demshëm për shtetin

Të padrejtë pse nuk mund të heshtim.

 

RRËNJËT E MIA

 

Nëse më pytni për rrënjët e mia

Ju tregon fjala e fshenjtë

Janë ma të vjetra se sa shkrimi i saj

Një histori e dhembjes dhe e krenarisë

 

Së bashku me fjalën

Krijuam miq të zemrës

Armiqt erdhen të paftuar

Tokën për të na pushtuar

 

Rrënjët e mia m’i gjeni kudo

Në fytyrat e bukura të shqipeve

Më hyjnore së vetë hyjnitë

Edhe nëpër freskat e piktorëve i kisha

 

Në tempujt që m ‘i vodhen

Kur të dielave bëja lutjen shqip

T’i gëzonin çlirimtarët ditët e lirisë.

 

KLODIAN

 

He Klodian

A e burrërove Tiranën

A ju vra një krah shqipesh

A mbet një nënë në lot të pritjes

Kujt ia fale puthjen e mbramë

Mos më thuaj të dashurës jo

 

KLODIAN

Vrasësi yt

Ma mirë t’i kishte vrarë

Ata që Shqipërinë dikur e ndanë

Në një mijë copa

Dhe kurrë s’kishin mendje

Për t’i bashkuar copat që dhembin

Dhe sërish sot para syve tuaj

Çdo ditë vrasin.

 

I AKUZUAR

 

Disa ngritin gotën

Dhe gishtin ia ngrehin

Plumbit

Për të më akuzuar

Pse protestoj

 

Veç unë s’bën të protestoj

Së theva kodin e egërsisë

Jam armik i përbetuar

Më shkruan në kallzimin penal

 

Disa nga poetët thonë mos krijo

Nuk na duhet poezia politike

Si të shkruan për dashurinè

Një protestues i akuzuar

 

Eh poshtë ka rënë miku im poet

Kur thot mos shkruaj vargje politike

E unë Klodian Rasha dy herë vdiqa

 

Një herë për Shqipërinë

dhe një herë për dashurinë e shejtë.

 

 

 

ETNA

 

Të njëjtin zjarr me të Etnës

Është ndez pesë shekuj t’perandorëve

Që më urryen deri në sytë e diellit

 

Perandorët e fundit u çmenden

Kur Eva hoqi prangat për të dashurue

Zotnat në të njëjtën kohë më pagëzuan Agim

 

Lirinë e kërkoj edhe pas njëzet vite t’lindjes së saj

Nëpër varrezat masive në sytë e Evropës

 

 

Më ëndrrat për liri s’deshta të pajtohem

Pa qenë vetë çlirimtar i tokës së shejtë

 

Dua t’i lutem detit ta shpëtoj Titanikun

 

Nuk jetohet duke dëgjue simfoni t’Betovenit

Kur deti ende ruan ashtin tim të ringjallur

Në një Promethe të heroit të betejave t’lirisë.

 

 

BUZËQESHJET E FALURA

 

Nuk është fundi i botës

Nëse dehem para syve të Evës

 

Ç’më thua Dante

T’i ruaj kujtimet që më rikthyen në jetë

Apo të iku më lart së retë e bardha

 

Kisha dashur ta takoj Ernen e vargut tim

Ndoshta çlirimtarja pagëzohet me jetën e lirë

Që më rri në pikturat e e betejave të pakryera

 

I kam ëndërruar ditët e fitoreve

T’i mbaj pranë zemrës e të jetoj me to

Me fytyrën prej çlirimtari të shpirtit

 

Edhe nëse iku një ditë nga kjo botë

Kujtimet për ty në sëcilin varg i ke

Buzëqeshjeve të mbrëmjeve

Kur ato m’u bënë agim i lirisë

 

Dhe çmenduri e dashurisë për ty mike.

 

 

ALAN PO

 

Çeli shtegun e ferrit

E pushtoj çlirimin tim

Atdhe i rrëmë u bë

Sihariq i jetës sime

 

Alan Po

Ku i fshehe korbat

Nëse mbetëm pa dritë

Në errisirë më ke të qëndroj

 

A i bëhet lirisë sime tradhti

Ku mund ta gjej pikturën

Ma të mirë së të Mona Lizës

Veç në Shqipërinë time

 

Në sytë e mikes sime të shejtë

Po bëhen dy mijë vjet krishtërim

Ende nuk ia dola ta gjej veten së ku jam

 

Shqiptar me brezat e mi më kanë lenë

Do t’i mund korbat e tu Alan Po.

 

 

MË THUA JAM KËNGË ÇLIRIMTARE

 

Thua së s’jam i çliruar sa për një copë tokë shqipesh

Çlrimtar i lirisë së shumë pritur me vite

Si nuk m’i shohin plagët t’pashëruara

Sot asnjë vend për varr nuk më paskan lenë

 

Diku mbi re të bardha Erna një fjalë ma thot

Veç në tokë nuk paska vend për mua

Së yjet ju këndojnë këngë çlirimtarëve

Veç për Festën e shqipeve të Flamurit

 

Nga sot do e nisi udhëtimin tim çlirimtar

Aty ku zotnat me thonë se ka shqiptarë

Ku më pushon shpirti kur dëgjohet kënga

Dhe në sytë e mi kur dashurojnë zanat

 

Çfaj kam unë pse u bëra çlirimtar i lirisë

Nuk jetohej me fytyrë djalli t’Dantes

I këndova sërish Ajkunës për dashninë e Rozafës

Kur zanat sërish më zgjuan nga vdekja e lirisë

 

Ora e saj ecën mbi krahët e fluturave

Fluturoj edhe unë kur jam në ëndrra të bukura

Të dua kisha frikë t’ia prish burrninë emrit tim

E kam mendue veten në stërgjyshët e fjalës

 

Veç një herë të vie vera më thoshte miku im

Por unë e zgjodha besnikërinë e fytyrës hyjnore

I di puthjet Eva kur Adami ia ruante marrëzisht

Nepër legjenda kanë më hy edhe çlirimtarët e kohës sime.

 

PABURRËNIA E BURRËNISË

 

Burrëninë e kemi trashëgue brez pas brezi

Me ashtin tim më lidhej besa e shqipeve

 

Orët e zanave dikur ishin fuqia e jonë

Sa herë ngroheshim pranë zjarreve jashariane

Burrënia më rrinte më mirë për shtati

 

Derisa me paburrëninë ende luftoj

Dhemb për dhemb si në kohë të betejave

për liri

 

Dorën në zemër burrëninë e mbaj në kujtim të Ajkunës

Dashurisë së saj i kam borxh edhe jetën

 

Ndoshta në Rozafat më ruhet ende pak burrëni

 

Ka kohë që eci me paburrëninë e brezit tim

Nuk e di nëse ka fund ky lloj perandorësh

Që botës ia vjedhin orë e çast burrëninë

 

Sa kam frikë nëse zoti im s’ka burrëni si unë

Historinë e dhembjes po e shkruajmë pa ditur shërimin e saj

As fundin dhe fillimin e një epoke të lirisë gjergjiane

 

S’kam për t’u nda nga burrënia e çlirimtarës

Më u ngrit sërish në Promethe

E më u ngroh zjarreve prekaziane

Deri sa të ngritëm e të flas me yjet e Ernes

 

Kurrë mos dëgjofsha për paburrëninë e zezonave

Veç zanat më nxorën nga stuhitë e ferrit të Dantes

 

Sot jam krenar nëse i mbaj fjalët e gjyshërve të mi

Jam betu t’i thuri vargje dashurie për burrëninë

E së bukurës së detit e tokës.

 

 

ALFABETI IM

 

I vjetër është sa ashti i çlirimtarëve

Sa drita e diellit që më ngroh

Shekujt i varrosi në Ferrin e Dantes

 

Rilindem agimeve prekaziane

Për emrin e Ajkunës

Edhe unë u bëra luftëtarë i lirisë

Deri t’i takoj yjet që na sjellin dritën e ëndrrave

 

Retë i dua të bardha tërë jetën

Herë i zbresim për t’i ujitur trëndafilat

Edhe para Adamit e Evës

Letrat e dashurisë i shkruaja me alfabetin tim

Në fund të Titanikut aty ku më mbeti e bukura ime

Aty ruahet fjala ime e shejtë .

 

NGJYRË JETE ÇLIRIMTARËSH

(Nëse fytyra njëherë të ikën,kurrë ma mos e kërko së nuk do e gjen)

 

Me miqt do të doja të kemi të njëjtën fytyrë hyjënish

Sëcili të ngjanim në kohë jashariane

Kur vdekjen e bac Ademit e marrim për dritë të sofrës sonë

Nuk kam kohë të flas me njerëzit që harrojnë emrin e vet

 

As me ata sa herë ndërrojnë fytyrën ditë e natë

Nëse flas pse dielli ka ndërrue rrugën e ngrohtësisë

Fajtor nuk jam unë pse gjuhën e ruaj me shekuj t`ashtit tim

Sa kisha dashur të ja them në katër sy mikut tim të shejtë

 

Se nuk është fajtor koha

Kur njerëzit i harruan të gjjitha betejat që i fituam

Jo,ta them unë pa frikë të lakut në fyt

Gënjeni kur thuani duhet bashkuar

 

Me kë të bashkohemi

Kur asnjëri nga lagjia ime nuk flet me njeri—tjetrin

Vallë kësaj i thonë Bashkim të Kombit

Apo mjerim të kombit të tij

 

Nuk e paskna ditur se aq urrejtje mbi shpirtin tënd rreshtohet

Të njëjtën fytyrë djalli e përdor për sharmin e bukurisë së shpendkeqeve

Kështu ikët nga fronti e lëre ma të jeni besnik i betejave të lavdisë

Nuk kam parë fytyra kaq të shndërruar në lot krokodilash

 

Ditën shpërthejnë dhe shpejtojnë si shpetimtare të Rrugës së Kombit

Por, të mjerët i njohim për vdekjet e tyre klinike

Kur kohë e tyre po zhduket

Dhe mendoni pasi i thyem kufijtë e dhembjeve

 

A jemi larg apo afër Sofrës se Bashkuar

Dua t´i luftoj edhe ëndrrat e mia

Nëse më dalin përpara këto fytyra të mallkuara demonësh

Natën të vrasin dhe ditën të qajnë

 

Sikur e mendojnë se ne jemi milingona

Fali o zot do të thoshte Krishti

Ndoshta edhe do i bekonte faljen e njëmijë të zezave

Nuk kam kohë të fali derisa jemi i vetmi popull i ndarë

 

Edhe të vrapojmë jemi të vonuar.

 

TI DI MË FAL

-Popullit tim

 

T’i njoh plagët

Të krijueme për mua e ty

 

Ti ke lindur

Edhe para Ferrit të Dantes

Kur ne ishim e vetmja mbretëri

Pa pasur kohë për zot

 

Së këtu ishim vetë zot

e Kastriot

 

Populli im i mirë

Ti di më fal

Edhe atëherë kur s’duhet më fal.

 

ROZAFË

 

Nuk prita të më ftosh sonte Rozafë

Këtë herë ta solla një fjalë të shenjtë

Se liria paska emër veç tek ti

 

N’Kosovë e ruajmë më thellë se Titaniku

E kemi prangosur në secilin shpirt

Në secilin gji të nënave t’çlirimtarëve

 

Vëre lirinë nën themelet e legjendave

Ringjallu nëse të kërkojnë gji çlirimtarët

Falju pak dashni faqe më faqe e sy më sy

 

Kur buzët të rebelohen në përqafim t’Prometeut

Nesër do hyj nën thellësitë titanikiane

Aty të gjetësha duke dëgjuar pak simfoni Bethoveni

 

Ah bre dua të shndërrohem në trok kuajsh

Ta shuajmë etjen bashkë nëpër kalldrëmet e historisë

Do të vij vetë i njëmijti çlirimtar

Për t’i rujtur bedenat e tua Rozafë.

 

ÇUDI ?

 

Veç unë duhet t’i ruaj thëniet e vjetra

Se uji fle e armiku s’fle

Ç’më bëhet se lexoj përralla t’La Fontenit

Apo jetoj në kohën e një mijë e një netëve

 

Luftëtarët ka kush t’i mbroj në liri

I mbron emri i shenjtë i betejave çlirimtare

S’kanë tjetër emër veç të të shenjtit çlirimtar

 

Secila kohë e brezave të mi ishte e njëjtë

Pesë shekuj të rebelizmit tim nuk harrohen

Masakrat mbi popullin tim pse bota i harron

 

Janë këtu rrënjët e mia edhe para Adamit

Me sytë e Evës pikturuam paqën

Kudo kah shkelen çlirimtarët

 

E di Evropa cilët janë vrasësit e mi

Foltoreve ma kryqëzojnë fisin tim t’shenjtë

Në vend t’pëllumbave t’kopshtit tim

 

Mos i përqafo korbat e fytyra demonësh

Se ishte shpata e shenjtë e Gjergjit

Që ta shpëtoj nderin Evropë.

 

IM ZOT PËRSE MË LE PA ZOT

-Poetit Agron Tufa

 

Ç’më preken në shpirt

Shekujt

Kur më le im zot

Pa zot

 

Po ky shekulli njëzet e një

Qenka i njëjtë kur më lanë

Edhe pa poetin Agron Tufa

 

Nuk qenka e shkruar

Të kam veç njëherë zot

Të cilin dua ta kem mik

Por jo Promethe t’lirisë

As edhe të dashurisë

 

Promethe e Korife jam vet

 

Mos ju qofsha falë

Zotin tim e kam rujtur me vite

Në shpatën e Gjergjit i kam ba uratë

 

Kurrë betejat s’më lanë të qetë

Pa u flijue në zjarrët e Prekazit

 

Im zot

Dashurinë e mbretëreshës Teutë

Ma vodhe ti apo zotnat e mi

E di mua më kishin kryqëzue

Së bashku me Krishtin

 

Në të njëjtën kohë

Koha mu bë kryeneqe

Nuk e kanë ditë për emrin tim

Që më lidhet më yllin e Davidit

 

Ndoshta nuk do të isha sonte të Ujvarë të Mirushës.

Ujvarë,Klinë 30 tetor 2020

 

LUGËTËRIT S’KA KUSH T’I lARGOJ

 

S’ka kush t’i largoj lugëtërit

Hanë dreka e darka me ashtin tim

Më vonë do të më kryqëzojnē

Në djall a n’langua

 

Nëse më zë gjumi i acartë

Më s’dua të di për koronën

As të jetoj pa fitore

Që i takojnë njeriut të gjallë

 

Nisuni drejt qiellit

Atje ngushëlloni

Mos shkoni pa lutjet e mia

Loti m’u bëftë det

 

Më rëndojnë dhembjet e Titanikut

Kurrë mos jetofsha në kohë t’lugetërve

Së do çmenden edhe ufot

 

E nisa lutjen për në Paris

I fala fuqinë e shpirtit

Dhembjet t’i ndajmë në dysh

Para së jeta e lugetërve të përfundon në ferr.

 

FYTYRA

 

Ç’më vjen

t’i them fytyrës

 

Bëhu

më mirë  fytyrë djalli

Së sa kur të shohin

si errësirë korbi

 

Të thonë

Ja ku është ajo

Fytyra e tradhtarit.

 

E KISHA NJË MIK

 

Njëherë e kisha një mik

Mik dhe shkuar miku…

Por ai kishte veç veten

 

Së bashku i mbijetuam

Secilën betejë çlirimtare

 

Plagët e luftës ende nuk i shëruam

Më besoni sa herë e pyes veten

Eh ç’lloj njeriu jemi

 

Çdo çast të jetës

Më vie në mendje Fishta e Konica

 

Sërish pyes cila është e vërteta

Pse nuk mund të bëhemi bashkë

As edhe dy veta.

 

PARA NESH

 

Para nesh

Rrugët më çojnë lart

Afër diellit

Aty ku rri Erna

 

Dritë

Është emri i saj

 

Fuqinë e matë

Me mijëra vite

Të bukurisë

 

Pas nesh

Erdhen jashtokësorët

Jashtëqitje krijuan

Kryq e tërthor i ranë tokës

 

E pëlcitën

I dhanë frymë covidi

Më në fund

U çmenden edhe vet.

 

E PA BESUESHME

 

E pa besueshme për jetën

Kur më sjell të pa vërteta

 

Të vërtetat që na ia besuam

Kur secili brez luftoj për to

 

Për mua e pa besueshme

Kur njeriu për çdo çast

Fytyrën ndërron

 

A thua e mbanë sot të veten

Nesër të Apokalipsit a e vënë…

 

ZOTAT S’KA KUSH T’I BESOJ

 

E di kur jeta s’ka më kuptim tē jetohet

Nëse hijenat kanë hy n’shpirtin tënd

Asgjë s’mund të jetë si më parë

Kur vdekjen ma kërkojnë perandorët

 

Dheu mbetët i lirë nëse më nuk e shkeli

N’kohën time zotnat s’ka kush t’i denoj

Për sa kohë jetojnë ende demonët

Ma mirë të jetohet pa lutjen time

 

Se unë pres të vdes për besë të dashnisë

 

E di së jam i një milionti i fjalës së dhënë

Apo jetoj në botën e verbuar të universit

Veç pse i kujtoj orë e çast çlirimtarët

Puthjen e zemrës po ma ndalojnë Ufot

 

Të kisha thënë së nuk është kjo koha ime

Pa ëndrrat që më bëjnë të mos flej kurrë

Ndoshta kisha më u ba Don Zhuan

T’i jetoja netët syve të bukur venedikian

 

Veç fjala nëse vdiset për besë të saj

E unë pres që fjala e dhënë t’i ndaloj

Secilin që m’vret betejat e çlirimtares

Edhe nëse është zot a perandori ynë.

 

 

NË DYLUFTIM

 

Në secilin shekull

Rikthejnë Promethetë

 

Artit të bukur i kanë dhënë ngjyra

Pikturave të Mona lizës dhe Ernes

 

Fjalës i qëndrojnë besnike veç zanat

Unë jam në dyluftim që pesë shekuj

Me secilin perandor që shkelin këto anë.

 

 

Ç’ BESË T’KA FJALA

 

Më është thënë të besoj

 

I besova fjalës së shenjtë

e luleve kur çelin n’pranverë

Se një ditë të rritëm i lirë

si fjala dhe lulja

 

Dhe eca betejave t’pafalshme

Për të jetue në ëndrrat e kohës se frikëshme

 

Të jesh njeri nga miqt e fjalës

qenka larg ajo ditë

Një vit dritë na ndanë

nga kënga për të Bukurën e detit

 

Ferrin e demonëve po e përjetoj

orë e çast më thoshte babai

Për t’u rikthyer sërish n’guxim të shenjtëve

Më duhet të shndërrohem në kalorës betejash

për jetë a vdekje

 

Rugën Via Egnatia

prapë e kaloj me fitoren e Pirros

S’kam mendue që në ëndrrën time

ta akoj njeriun e fshirë nga faqja e dheut

 

Fuqia ime sot po matët

me ngohtësinë e diellit

Betohem se  dua të mbetëm peng

i trëndafilit të Çamërisë

 

Askujt ma s’kam më i besue

se përfunduan betejat për Shqipninë e Fishtës

 

Krejt bota ju falën Tragjedive të Shekspirit

Unë s’kam kujt t’i shkruj për tragjedinë e Tivarit

 

Si t’i rrefehem diellit

kur vargu ka vite që më rri diku i prangosur

jo nga dashuria sa nga mëkatet e urrejtjes

 

Kjo botë sikur s’ka zot as Kastriot

Dhe askush nuk vdes për askë

as për këtë tokë

 

Nëse luftoni ndonjëherë për fjalën

Është shenjtëri të dehem

apo të bëhem rebel i besës

 

Asnjëherë nuk janë denue shekujt

pse nuk falen jetë

Nga jeta e mbretëreshës sime

 

Ç’besë t’ka fjala

sa herë ik nga jeta

kur atdheu të vetëvritet

 

Vallë përse more errësirën korbiane

për të dëshmue natën e gjykimit të lirisë

Cilës liri m’i thua ti se e jeton i lirë

Asaj që ia ke denue me vdekje dashnitë e zanave

 

Sonte po iku diku

ku nuk ta shoh fytyrën prej Apokalipsi

Fuqinë e çlimtares po e marr me vete si kujtim

Ashtu si dikur kur bëheshim bashkë dritë dielli.

 

 

THONË

 

Thonë

Dhe çfarë nuk thonë

Për Kalanë e mijëvjeçarit tim

 

Kështjella duhet pushtue

Brenda për brenda

Me penën e poetit

Dhe mendjen e ndritur të tij

 

Në një kohë

Kur secila kohë është Kala

e brishtë

 

Është fjalë që dhemb

Pse lirinë ma shëmb

Atëherë kur ajo zbret

Veç në sheshin e Tiranës

 

Vjen bashkë me engjëjt

E Ernes

 

Thonë

Nga mendja e ndritur:

“Mbahu nënë

Mos ke frikë

Së ke djemtë

N’Amerikë”.

 

 

ERUDIT

 

Auortën e zemrës ma plase Erudit

Unë kam faj pse nuk di të dehem

 

Nuk më bën fare nëse ti je rebel

Apo para Evës të bëhesh zoti im

 

 

Erudit cili jemi gur a më burrë i fisit tim

I fundit jam që hy pa ty në parajsë

 

Për dashuri mos i qofsha fal askujt

Në legjenda hy për besë t’Doruntinës

Mëkat si e groposin veten e dashurinë

Me thellë së topuzi i Gjergj Elez Alisë

 

Nerëzit janë shndërrue në Bajloz mallkimi

Nuk shohin bardhë veç zi vërbimi

Erudit më mbaj për dore deri në fitore

 

Sa herë të grindet fjala më mua a me ty

Do t’i bëhem rob dashurisë së saj

Të mos i humb virgjëria në sytë e huaj.

 

 

KULLA E JUNIKUT

 

Juniku apo mendja e ndritur rri edhe tek

Indira Avdyl Hoxha

 

Është thënë dhe ka për t’u thënë

Shumë herë këtyre trojeve

Mendja e ndritur rri këtu

Ku rrjedh lumi

Si lum lumi i Ali Podrimjes

 

Të pa shpirt ishin shekujt

Nëpër histori

Fuqia e tyre për asnjë çmim

S’na lëkundi nga rrënjët pellazge

 

Këtu jetohet me frymë zëri

T’zanave

Me lapsin e poetit Din Mehmeti

u këndohej legjendave

Që e dridhën Evropën

 

Së lirinë e duam

Aq sa tokën e shqipeve

Apo duhej një grusht

I krisur Migjenian

 

Nëse bota di t’i njoh

Betejat e Gjergjit

Apo di veç copa të krijon

Nga ashti ynë i shejtë

 

Këtu kuvendoj lashtësia

Burrat që krijuan emër

Së patën zemër.

 

KUJT T’IA RUAJ PUTHJEN

 

Pas dy mijë vitesh ferri

Mbrëmë të takova Hënë

Errësirën ç’ma trete diku larg

 

Sytë e mi ma stuhi nuk panë

Dhe desha të të fal një puthje

Të jetoj edhe dy mijë vite tjera

 

Besoni fjalën ia kam dhënë ëndërres

Së puthjen do t’ia ruaj veç zemrës.

 

 

NJË LULE ZOTIT TIM

 

I kam mendue shekujt e mi

Nuk paskanë pasur fare zot

Jo që nuk e deshta zotin tim

Por kurrë ai s’më erdhi kur isha n’ferr

 

Nuk është e rëndë vdekja ime

Thonë nga Metropolet evropiane

 

Tani gjysma e trupit më është ringjallur

Së nuk vdes asnjëherë Prometheu

Që fisi im i ngjanë më shumë së vet ai

 

Ah një lule e dua për zotin tim t’vërtetë

As pas mijëra viteve nga zhdukja ime

Nuk i alarmoj të rikthehen zotnat e mi

 

Edhe sot kur nuk dihet fati i tyre

Fati i qytetit tim që rri qindra vjet i ndarë

Askush nuk e njeh dhembjen e tjetrit

Për plagët as që flitet nëse kanë shërim

 

Të tregon fytyra në është engjëllore

Apo rrëfim i vet djallit si fytyra e tij

Në rrëfimin tim të ri kaq larg shkova

Sepse të paudhëve sa shumë ju besova

 

Mezi prisja të lind një ditë e mëngjes i ri

Të pi kafe e të çmallëm me ëndërrat e tij

Sa shtrejtë më kushtoj besimin që ia fala

 

Në mikun e shëjtë kisha aq shumë besim

Brez pas brezi ne i besonim si mbretit tim

Lule për zotin ia le njëjtë mikut n’përqafim.

 

 

 

ÇDO DITË NGA NJË TRËNDAFIL

 

Nëse doni të dini ku i ka rrënjët liria

Vëni trëndafila nepër sëcilin lapidar

Besoni pa urrejtje që t’ju do Shqipëria

Dhe një fjalë të bukur për sëcilin çlirimtar

 

Çdo ditë leshoni nga një pëllumb të lirë

Të fluturoj nëpër qiellin e tokës së mirë

Ngjyroseni fytyrën me dheun e luftëtarit

Bota do të ju njoh për vlerat e atdhetarit

 

Nga një trëndafil në sofrën e miqve të mi

Dikur mgritnim gotën për vujtjet n’robëri

Sa herë përbëhesha n’miqësinë e tyre

Edhe së në ferr jetonim krenar si përherë

 

Një trëndafil e ruaj për të bukurën e detit

T’i bëhem roje nga bajlozët shpirt zi

Ata që vijnë për motrën e Gj.E.Alisë

Në vdekësha mos më qani për burrëni

 

Borxh ia kam Shqipërisë t’i dal zot

Për dashuri të njëjtin trëndafil e ruaj

Edhe pse jam mërgimtar në dheun e huaj

Flas me shqipe që janë ma të bukura sot

 

Përherë i kam dashur ato që m’i do nana

Nga sytë e kaltër që i kanë ngjarë ylberit

Çlirimtarët e betejave t’Kosharës e t’cemit

 

Trëndafilat e Çamërisë për këto heroina

I ruajmë nëpër zemra e ca në martina

Ndoshta një ditë i kërkon Çamëria

Edhe për Evropë një trëndafil e ruaj

E di ajo që nuk jemi në dheun e huaj.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.