22.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

AGIM DESKU

PASAPORTA E DIELLIT
May be an image of 1 person dhe tekst
Pasaporta ime je ti Shqipëri
Edhe atëherë kur s´kisha liri
Pa ty nuk isha i gjallë as nuk isha njeri
Kur jetoja në një ferr më djallin e zi
Sot më vjen të bëhem njeri i krisur
Si të harrohet plisi i shkëlur shekujve të robëruar
Tani kur jemi n´fluturim më shiponjat e Dardanisë
Besën e kemi dhënë se do flijohemi për Shqipërinë nënë
Ka ndonjë burrë që këtë fjalë nuk e harron kurrë
Apo jemi tretë në Kullën e Fildishtë të djalllit vetë.
Të rrojmë më fytyrat e bardha pa ato të tradhtisë
Brezat s´do na falin nëse e keqja i ndodhë Shqipërisë
Më shumë se kurrë i duhem dhembjeve të atdheut
Ndoshta lutja ime i vëhet në vesh hyjniut të Prometheut
Bota ende beson se jemi kombi më i bukur dhe më plotë nder
Edhe pse të ndarë ,të copëtuar dhe të vrarë,prapë frymojmë të gjallë
Dashuria e ëndrrës për të madhen zonjë
Për Shqipërinë e Gjergjit,Fishtës dhe Naimit
Kur e ngriti flamurin Ismajl Qemajli në Vlorë
Unë mbeta pa pasaportën e Shqipërisë në dorë.
Të drejtën ta dua pasaportën e Shqipërisë
Askush s’mund të ma marr as të më akuzon
Jam shqiptar si gjithë bota e mbarë
Të jetoj i lirë më çfarë të kam dëshirë
Nëse dua të jetoj si mbret
Dua ta marr pasaportën vet
Pa lutje dhe vonesë
Se Shqipëria edhe mua më takon për besë.
24 Mars 2019 -214 Mars 2021 AGIM DESKU
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.