22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

AGIM DESKU

International Poetry Marathon
Today is my 1 days participating in this international poetry marathon, where are I have to post 1 poem every day with my photo and invited one or more poets to join the chain of poetry #PeetMeNotLeave, where миthe poems will be translated into English and enter in the Russian almanac.
Sot është dita ime e tretë e pjesëmarrjes në këtë Maratonë Ndërkombëtare të Poezisë, ku më duhet të botoj 8 ditë nga 1 poezi çdo ditë me foton time dhe të ftoj një ose më shumë poetë të bashkohen në zinxhirin e poezive #PeetMeNotLeave, ku poezitë do të përkthehet në anglisht dhe do të botohet në një almanak në gjuhën ruse.
Unë u ftova të marr pjesë nga poetja Marjeta Shatro
Fttoj të marrin pjesë poetet:
Seli Murati dhe Remzie Raci Rexhbogaj
Këtu është poezia ime e tretë:
TË RAFTË PIKA
Kurrë nuk u ngope me valët e çmendura
he të raftë pika e të shitoftë zana
Kur hajnisht ia vodhe trupin Rozafës
Si nuk t’u dhimbs asnjë dashuri Titaniku.
Të shitoftë zana o det.
Vitet me të mira i humba para syve tu.
Përse të hy tani i vetmuar thellësive të Jonit
Ke ta pyes për dashurinë e humbur
Ku mund ta gjej dhe ta ruaj në frymën time plot zjarr.
A është e mundur që prapë me Seremben takohemi
Nëse valët e detit nuk ia kanë rrëmbye lirikat e zemrës
Nuk vdesin poetët aq lehtë dhe me mëkatin s´çajnë kokën
Jetoja pranë buzëqeshjes se tij sa herë më vjen në ëndërr.
Më ka djegur tërësisht flaka e Lasgushiane e heshtjes që dhemb
Nga dielli nuk frikësohesha nëse e doja me shpirt Betariçen
Çfarë do më thoshte sot Dante Aligeri po të përfundoja në ferr
Mizoritë e perandorëve nuk lahen me ujin e detit Jon,as me mëkatin tim.
Edhe mua më raftë pika përse heshta mbrëmjeve donzhuane
Kam mendue të jetoj nëse jetohet si shëjt i natës se virgjër
Nëse më ngjajnë mua mëkatet pse botës ia fala të vërtetën
Dhe për vete mbeta udhëtar i fatit të humbur pa asnjë betejë të fituar.
Vetë e humba luftën dhe fitorët i fala për tokën dhe fjalën e shejtë
Asgjë nuk ndala për jetën përpos të vërtetën që u bë fati im rebël
Kalorës betejash mbeta ku hyjnitë kthejnë dhe ikin orë e çast
Dhe mëkatar më lënë pse nuk e luftova fundin e pafund të AGIM DESKU
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.