7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

AGIM DESKU

S’TË MBANË SHTRATI GJATË

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "Best Supporting Actor Rome International Movie Awards 2022"

Mos mu ligshto o Çun Lajqi
Se s’ka shtrat që të mbanë gjatë
As s’ka limë që të topitë
Siç e thua përherë ti o kreshnik
Je i njati fis i kreshnikëve
Në log të burrave jam mësue më t’pa
Kah m’i shtrinë për tokë bajlozët e detit
S’je për shtrat as për shati o Çun Lajçi
Ah o mendje e hollë
Ende di me dredh e mê zhdredh
Deri në kup të qiellit më e shalue atin
E dikujt më ia shalue nanën e dikujt atkinë
Pash perëndinë o Çun
Mos më ligshto edhe mua
Se ta paqa borxh
Kanë më të dhanë çmimin
Hero i ditëve tona
Një vetêran i rrallë që s’mbahet mend
Në këto troje
Në krejt kah folët e knohet shqip
Pasha besën sa njëqin gjeneral vlen
Bile disa bajloz veç në njanën rrotë i mban
E tjetrën e flladitë në Veri të Mitrovicës
Pa e shtramue kapuçin e bacit Isë nê Vlorë

Tybe e treqin tybe edhe njëqind vjet kanë më kalue

E këso vargje që m’i do shpirti s’kam më i lexue ma

S’po muj më u ndal veç me këta rreshta

E di se për më shkrue për ty duhet me hy n’mal

Êshtë vapë e madhe kam frikë nga zjarrët

Që kanë nisur e po kallen malet e Ballkanit

Ndoshta ia kanë ndez fitilin Open Ballkani

Kur as lutjet për shi s’po na dëgjohen

Eh Çun borxh t’i kam këto fjalë të zemrës

Se recitove në promovimin e tre librave të mi

Me të mirë ndoshta s’muj ta kthej të mirën tënde

Por mos u ban mërak se as me të keq jo se jo

Kah deklamoje vargje sa më bane për vete

Më i dashtë poezitë e mia edhe ma shumë

Çohu bre bac se ti di veç me ba art

Po ta jep fjalën se kur të del nga spitali

Kam me e vazhdue më e çëndis poeznë për ty

Veç mos gabo më u ligshtue e më harrue më marr frymë

Nuk të foli për disa ditë veç të përqafoj me lot shpirti.

Pejë,9 Gusht .2022 AGIM DESKU

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.