11.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Agim Xhuveli

 

Si do veje halli yne
——————————–
Si do veje hallu yne
Drejtesia te nxjerr syne
Drejtesia te merr kuleten
Dhe ne fund te merr dhe jeten

Amerika cfare po ben
Vendi jone eshte ne gjeme
Me keta palo gjyqtare
Bashke me krimin te pa ndare

Si do veje shqipja jone
Te medhejte nuk na thone
Shqiperine e bene copa
Populli ka rene te gropa

Mjere populli shqiptare
Me bandite te pa ndare
Jane njesh me drejtesine
Cope e cike shqiperine

Si do veje halli yne
Shqyen goje nxjerrin syne
Po vriten njerez per dite
As nga ligji s’kane frike

S’kane frike keta hajdute
Moj parti ku i ke futur
Keta trima keta azgane
Vjedhin prona dhe parane

Nuk ka kush ti gjykoje
Lum e det drejtesia jone
Rrugeve ka mbet ky popull
Te gjitheve na vijne rrotull

Vjedhin shtepi dhe banesa
Por per neve humbi shpresa
Sic do veje sic po duket
As hajdutet nuk po quken

Keta kane force partine
Mercenare lum pi vijne
Valle do vihet drejtesia
Te shpetoje shqiperia

Respekte lexuesve
20/01/2020

Mall per vend lindjen
——————————–
Mora rrugen dhe u nisa
Te shtepia ku kam lere
Nisa shkallet dhe i ngjita
Te shikoj por s’kishte dere

Dhe muret ishin rrezuar
S’kishte mbetur gje ne kembe
Ferra shkurre rritur shume
Per vendlindjen se c’me dhemb

Shikoj se mos kish dritare
As ato nuk ishin fare
Faqet e murit rrezuar
Se c’me iku mendja fare

Dhe shtepite qe ishin karshi
Mendova mos gjeja dere
Te gjitha ishin rrafshuar
Ishin bere pluhur dhe ere

U ula mbi pllake guri
Mu kujtua femijeria
Filloi me dhimbte gjuri
Jane nga mosha pleqeria

Aty perballe shtepise
Gjeta disa manushaqe
Edhe porta e havllise
Kishin rene guret me harqe

Ndenja rreth nja dy tre ore
Me kish marre malli shume
Vendi kish mbetur i shkrete
Cfare te beja vetem une

Dhe hardhia qe kish qene
Ishte thare dhe bere dru
As nje peme nuk kish lene
Egersuar cdo gure dhe dru

Po zbrisja kalldremit poshte
Rruget bllokuar nga ferra
Po te kisha vec nje kosor
Do pastroje shkurre shpendra

Zbrita poshte aty ne krua
Te pije uje te burimi
Me te dy duart e mia
Mu drodh trupi nga mjerimi

Mbrita te shkolla ne lemenje
Po kujtoj me nostalgji
Kur dilnim te gjithe nga shkolla
Djem dhe vajza si perri

Dhe te dy rrepet ne krua
Ishin djegur nga natyra
Ndjenja qe mua s’mu shua
Malet ndrisnin si pasqyra

Veshur mali jeshili
Po degjoj culen dyjare
Zemra ma kishte zili
Blegerin qengji manare

Por kur pash vashen sy shkruar
Erdhi dhe me ngjalli shprese
Ish nje hene e zbukuruar
Rreze drite cdo mengjes

Edhe koken kur e ktheve
Erdhe si thelleze fushe
Rrezet e diellit rrembeve
Varur plot gjerdan ne gushe

Mu largove porsi xhinde
Mu largove pa te pare
Si thelleze vec ti me ike
Loti mbet ne sy te thare

Ti moj nene te vish te pragu
Une te ika porsi enderr
Te gjithe guret e sokakut
Po me dhemb ne shpirt e zemer

Erdha prap te rruga ime
Ashtu si vite me pare
Me erdhen mijera kujtime
Kur kujtoj klasen e pare

Ne shtepine time ku linda
Aty ska as nje njeri
Edhe fshati ish braktisur
Kujtoj moshen ne rini

Labereshe moj bije vendi
Mbi supe flokun ke hedhur
Kemba jote ku ka shkelur
Ne livadhe ne verri

Rritur ne vende te egra
Ku ka shkruar historia
Ku shtepine ka gjetur jeta
Si petal cel dashuria

Respekte lexuesve

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.