Guri rënd peshon në vend të vet !
Do kisha dëshirë të jem një gur i madh,
një gur që peshon rëndë në vendin e vet,
guri nuk ik nga vendi tijë,
nuk lëviz dot, poshtë e lartë, qëndron aty,
i fortë stoik, në vendin ku ka lindë,
s’ka qfar i bën as shtrëngata, furtuna e stuhia,
do isha shumë i gëzuar,
të isha si bjeshka e lartë krenare me borë,
që nuk ik, s’largohet, nuk frigohet, sundohet e pushtohet,
me majën e lartë të thepisur, të rri, qëndroi e shikoi,
luften për tu mbojtur nga e keqja, armiqt ta fitoi,
do isha i lumtur të jemë si lis i gjatë me rrema,
me rrenjë të forta e të hapura në tokë, vendin e tijë,
ku se shkul dot, nuk e rrëzon as bishë e egër e njeri,
jamë si jamë, nuk jamë gur i rënd, bjeshkë e lartë e as lis i gjatë,
jamë Shqiptarë që ika nga këtu, lashë vendin tim shkova u treta, po tretem e shterrem në mërgim !
“””””””””””””””
Gjuhë e ëmbël shqipe !
Motra e vllazën mërgimtarë
Ju uroi një ditë të mbarë
Me fëmijë të punojmë
Gjuhën shqipe mos t’harrojnë
Zoti ka me na mallku
Gjuhën shqipe me harru
Engjujt tanë ti frymëzojmë
Mëmëdheun mos t’harrojnë
Nënë lokja ka me u gzu
Fëmijët shqip tu i ndëgju
Kanë me u gzu baballarët
Si edukojmë ne mërgimtarët
Një ditë engjujt kanë mu rritë
Mëmëdheut me i dhan dritë
Për t’ardhmen e tyre t’investojmë
Boten shqiptare integrojmë
Integrojmë nga perëndimi
Sepse andej nxen dielli
Andej dielli na bën dritë
Të ndihmojmë edhe t’rijtë
Perspektiv me ju kriju
Mëmëdheun mos me l’shu
Me lotë n’sy mos t’lëm nënloken
Të kërrusur zhagë për toke
Baballarët të vetmuar
Ata token duke punuar
Gjuhë të huaja mund t’flisni
Por tuajen mos e braktisni
Me këtë punë nuk fitoni
Mëmëdheun mos harroni
Mërgimtarët faqe bardhë
Të mërzitur por bujarë
Bujarin ta dëshmojmë
Mëmëdheun ta nderojmë
Natë e ditë të punojmë
Mëmëdheun ta forcojmë !