10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

AGRON DUSHI

Rruga nëpër të cilën ecën historia e lirisë është rruga e gjakut të dëshmorëve Simon Shtjefen Dushi.May be an image of një ose më shumë njerëz dhe text that says '13-VJETORI I PAVARESISE se Kosoves Vilezrit Dushi Simon Dushi Shjefan Dushi by Desing Studio Trimi'

Oj Kosove oj sokoleshë

N’prita t’kqija fort je ndesh

Shkjau i zi desht me t’sunue

Desht me t’lidh e me t’robnue

Milicia atje ne Klinè

Paska dal e ba kerdine

Paska vra dy vllaznit Dushi

Vaj medet po ban gjithkushi

Ishte ken viti 90

Muj shtator, data 13

Milicia para u ka dal

Te dy vllaznit i ka nal

Nis kontrollin kan kadal

Paskan nis e xan me fjal

Paskan nis me arme tu gjue

Paskan met vllaznit varrue

Ne at lufte me pluma e arme

Vllaznit Dushi mesin t’vrame

Krah per krah me njani tjetrin

Met Simoni ka me Shtjefnin

Hije t’zez ka marr tan Klina

Per liri kan ra dy trima

Per liri e per Kosove

Paskan ra trimat deshmore

Gjaku i tyne per liri

Asniher nuk ka me u ngri

Brez pas brezi ka me vlu

Kur t’jet puna me luftu

Tuj ja nis prej dites sodit

Kan me u thirr “Deshmort e kombit”

Te mbulum me plot lavdi

Kan me mbet ne perjetsi.

Knaqsi per familjen Dushi po ashtu per fshatin Deiq Komuna e Klinës që u shkru në rrugen Deiq ëmrat e vllanive Simon dhe Shtjefen Dushi.

Lavdi per deshmoret e kombit.

Shkrimin e shkroj

Nikolin Guri.

13.02.2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.