16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

AGRON DUSHI.

SOT U MBUSHEN 21 VITE QE MEBTA PA BASHVENDASET E MI BABË E DJAL OSMAN KURTAJ ISTREF KURTAJ NGA FSHATI ZAJM I KLINËS 01.06.2020.
Nessuna descrizione disponibile.
FAMILJA KURTAJ NGA ABRIJA E DRENICES KURRÉ NUK HARROHET.
ME VENDBANIM NE FSHATIN ZAJM KOMUNA E KLINES
SHKRUAN E SHOQJA OSMANIT SOFIJA ME DJEMT E VET.PER BURRIN E VET OSMANIN DHE DJALIN ISTREFIN.
TÉ NDERUAR VLLAZER DHE MOTRA SHQIPTAR
U BEN 21 VITE QE MBETEM PA BURR DHE DJAL DJEMT MBETEN PA BAB DHE PA VLLA NE SOFR NE FAMILJEN E OSMAN DHE ISTREF KURTAJ NGA FSHATI ZAJM KOMUNA E KLINES
BABAI I JONI KA LINDUR ME 17.03.1956
NDERSA ÉSHT ZDHUKUR ME 01.06.1999
VLLAU ISTREFI KA LINDUR ME 02.11.1982
NDERSA ÉSHT ZHDUKUR ME 01.06.1999.
NUK KA DIT AS JAV AS MUAJ QE NUK I KUJTOJM BABIN OSMAN DHE VLLAUN ISTREF KURTAJ NGA FSHATI ZAJM KOMUNA E KLINES.
SHUM JAN DRIDHUR KULLAT E KOSOVES.
SHUM JAN DRIDHUR MALET
TOKEN E KOSOVES SHUM JAN HAPUR VARRET
NEPER GJURMET E JETES KREKUAM BABAIN TON OSMANIN
DHE VLLAUN TON ISTREFIN
ME KRENARI GJAKUN E BABAIT TON DHE VLLAUT TON
GJITHMON E KERKUAM DHE TO TA KERKOJM.
THOT AGRON DUSHI NGA FSHATI DEIQ KOMUNA E KLINES UNE OSMANIN E KAM NJOFTUR SHUM MIR OSMANIN ME VLLAZNIT E MI KA QEN SHOK KA QEN NJE BURR I MIR OSMANI KA QEN TRIM ASHTU SI THMI E KAM NJOFT ISTREFIN DJALIN E OSMANIT I KAM PAS KOJSHI TE MIR DHE I KAM KOJSHI NE ZEMREN TIME.ME FAMILJEN E OSMAN KURTAJ KAM KONTAKT ME DJEMT E OSMANIN SI NE INTERNET ASHTU EDHE NE TELEFON.
JAN HUMBUR NE KOSOV 1700 PERSONA DHE AS KUSH NUK DIN SE KU JAN
SOKOL KURTAJ ME NANEN SOFIN E VET THOT QE NGA DATA 01.06.1999 NE NUK DIM AS GJÉ PER BABAIN TON OSMANIN DHE VLLAUN TON ISTREFIN SE A JAN TE GJALL APO TE VDEKUR.15 VITE JAN BA NUK DIM AS GJÈ PER FATIN E BABIT DHE VLLAUT TON SE KU GJINDEN.
KEMI PAS DESHIR MEJ GJET SE KU JAN A JAN TE GJALL APO TE VDEKUR.
SE THOT GRUAJA OSMANIT SOFIJA ME DJEMT E VET UNE KEQ VDES NESE NUK I GJAN BURIN TIM OSMANIN ME DJAL ISTREFIN.
SE ME MUJT E ME DIT SE KU JAN A JAN GJALL APO VDEKUR BILE MEJ PRU NE FSHATIN ZAJM KOMUNA E KLINES MEJ VORROS BILE ME JAV DIT VORIIN SE KU E KAN.
SOFIJA ME DJEMT E VET
KERKON NDIM QE KUSHE DI PER BURIN TIM OSMANIN DHE DJALIN TIM ISTREFEN KURTAJ QE NGA DATA 01.06.1999 E DERI ME SOT NUK DIM AS GJÉ SE KU GJINDEN.
QE TE NA NDIMOJ ZOTI DO TNA SHPREBLEN.
Osman Selman Kurtaj, ka lindur me datë 17.03.1956, në fshatin Abri e Epërme, Komuna Drenasit. Në vitin 1966, në moshën 10 vjeçare, familjarisht janë shpërngulur në fshatin Zajm, Komuna e Klinës. Ka qenë djalë hasreti, me një motër hasretit, vëlla e motër, dy fëmijët e Selman Kurtajt.
Shkollën fillore 4 vjeçare, Osmani e ndoqi në fshatin Zajm, që ishte paralele e ndarë e shkollës amë të Klinës, ku e kreu klasën e para ndërsa klasat tjera të fillores gjerë në klasën e VIII, i kreu në shkollën amë në Klinë.
Në kushte mjaftë të vështira materiale, mësimet i ka vazhduar në shkollimin e mëtejmë, për zejen e orëndreqësit, në Sarajevë të Bosnjës, ku e kreu me sukses. Pastaj ka hapur një punëtori të vogël, në Klinë. Në vitin 1975 ishte pothuajse i vetmi orëndreqës në qytetin e Klinës.
Ka jetuar me prindër dhe motrën e tij të vetme, ndërsa në vitin 1974 është martuar dhe pastaj ka shkuar në shërbimin ushtarak në ish armatën Jugosllave, me shërbim në Republikën e Malit të Zi, ku si shumë shqiptarë të tjerë pati edhe probleme me eprorët. Për shkak të mosnjohjes së gjuhës serbe dhe për arsye të tjera ishte vazhdimisht i diskriminuar nga eprorët ushtarakë.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak është kthyer në vendin e lindjes, për ta vazhduar zejen e orëndreqësit në Klinë me qëllim për ta ngritur familjen pasi që ishte martuar me Sofije Hazirajn nga fshati Vuqak, Komuna e Drenasit. Gjatë jetës martesore Osmani dhe Sofija kanë lindur dhe i kanë rritur 12 fëmijë, 7 djem dhe 5 vajza.
Jeta e Osman Kurtaj, që nga fëmijëria, ishte mjaftë e vështirë, në rendë nga skamja dhe varfëria e vazhdueshme familjare që e përcolli gjatë terë jetës. Por ajo që ishte më e vështira, me moshën e tij madhore e ndiente dhe e përjetonte rëndë sundimin e regjimit serbosllav, i cili për shqiptarët ishte gjithmonë i padrejtë.
E mundonin padrejtësitë e atij sistemi, sidomos ato të mëvonshmet, të viteve 80-ta e këndej, për ç’ arsye u inkuadrua me shokë bashkëmoshatarë, duke marrë pjesë në gjitha manifestimet, kundër regjimit të sistemit të atëhershëm, duke filluar nga demonstratat e viteve 1981, të viteve 1989- 1990, pastaj edhe manifestimet tjera gjithë-popullore të popullit shqiptar gjatë periudhës okupuese, pa ndërprerë deri me fillimin e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe para daljes publike të UÇK-së, Osmani ka qenë i frymëzuar dhe i gatshëm për të kontribuar në çlirimin e vendit nga okupimi serb, por në nëntor të vitet 1997 e këndej, kur lufta filloi të përhapet në pjesët apo zonat e ndryshme, Osmani do të angazhohej në frymëzimin, bindjen dhe përfshirjen e një numri sa më madh të të rinjve dhe të tjerëve në luftën e UÇK-së.
Përveç që vetë ishte inkuadruar në radhët e luftës, edhe më i madh ishte kontributi i tij organizativ, për përfshirjen e sa më shumë vullnetarëve dhe masovizimin e UÇK. Këtë aktivitet e kryente nëpërmes fshatit Zajm, ku kishte shumë banorë serbë-, për të kaluar Lumin -Bistrica-Lumbardh- dhe për të depërtuar njësitet fillestare të ushtarëve të UÇK-së në fshatin Grabanicë, Bokshiq, Jabllanicë, e për t’u shpërndarë pastaj në gjithë Zonën e Dukagjinit.
Duke qenë se fshati Zajm me fshatra kishte popullatë serbe, kishte edhe mjaftë polic e paramilitarë serbë, të cilët filluan të dyshonin e ta përcillnin Osmanin, edhe pse ai punonte në mënyrë, konspirative, sidomos natën e në mënyrë shumë sekrete, por përkundër kësaj, forcat okupuese serbe i bastisen disa herë familjet e lagjes, duke i keqtrajtuar, jo vetëm Osmanin por edhe fëmijët, gratë dhe familjarët e pafajshëm, sikur të familjes së tij po ashtu edhe të lagjes.
Por dita më kritike për Osmanin, ka qenë një qershori i vitit 1999, kur forca okupuese serbe e kishin nxënë, pasi dikush e kishte lajmëruar. Fillimisht e kanë rrahur dhe në maltretim e sipër, e kanë lidhur për shtylle elektrike, diku më larg prej shtëpisë, ndërkaq duke e bastisur shtëpinë e tij, i kanë gjetur fletoren me shënime të ndryshme. Djali tij Istrefi e ka zgjidhur babanë, Osmanin, kanë shkuar në shtëpi nga një drejtim tjetër prej forcave serbe, me qëllim për t’ a marrë armën, pak municion që kishin dhe fletoren. Në atë moment, kur i ka treguar shoqja me fëmijët se, fletoren ia kanë gjetur serbet, atëherë Osmani është larguar bashkë me djalin Istrefin. Ai i kishte thënë gruas dhe djalit pak më të rritur, Mehmetit, t’ i kenë amanet dhe të kujdesen për fëmijët dhe familjen, sepse është luftë dhe nuk i dihet fatit të njeriut. Ata të dy Osmani dhe Istrefi kanë shkuar bashkë dhe prej asaj dite nuk janë parë më dhe nuk dihet ende për fatin e tyre.
Por, tmerri ka vazhduar për disa kohë për familjen dhe fëmijët e Osmanit, të cilët janë maltretuar në mënyrën më të egër. Ata e kishin rrahur djalin e tij, Mehmetin 19 vjeçar, e kishin pyetur për UÇK-në, duke i thënë babai i yt, Osmani është terrorist. Kanë pyetur për të afërmit dhe lidhje familjarë me ta në fshatin Potok-Deiq, për Osmanin mos është i strehuar atje dhe maltretime tjera nga më të ndryshmet. Në vazhdën e maltretimeve dhe frikësimit të familjes së Osmanit, vlen të theksohet, kur paramilitaret e kanë thirrur në odën e ndejës së familjes, bashkëshorten e Osmanit, duke e marrë në pyetje e duke e kërcënuar e frikësuar me qellim për të treguar për burrin. Ajo nuk u ka treguar asgjë duke u është përgjigjur se nuk din asgjë dhe nuk e di as vetë se ku ndodhen burri dhe djali i saj.
Pastaj, Mehmetin-djalin e Osmanit, e kanë dërguar në burgun privat të serbëve në një shtëpi private, në fshatin Zajm. Atë e kanë kërcënuar se do ta vrasin me krejt fëmijët. Aty e kanë mbajtur 11 ditë dhe ditën e fundit e kanë liruar dhe i kanë thënë që të ikë në drejtimin që ata ia kanë treguar, me qëllimin që ta vrasin, por ky ka ikur në drejtim tjetër dhe i ka shpëtuar vrasjes.
Djalin e Osmanit, Mehmetin, gjatë mbajtjes për 11 ditë me radhë, e kanë pyetur për të gjithë banorët e lagjes dhe fshatin, Zajm, por përkundër maltretimeve dhe rrahjeve më të egra nga forcat okupuese serbe, edhe pse ai ka ditur të hollësitë e punës dhe të aktivitetit të babait të tij lidhur me UÇK-në, por edhe gjendjen e përgjithshme në fshat, Mehmeti nuk u ka treguar asgjë.
Vlen për të theksuar se pasi ka mbaruar lufta, kanë shkuar të gjithë lagja e banorë tjerë edhe nga fshati, duke e falënderuar familjen për Osmanin, punën dhe angazhimin e tij, si ushtar dhe tani dëshmor dhe pastaj duke falënderuar Mehmetin, i cili nuk iu ka dhënë kurrë farë informata paramilitarëve serbë.
Për punë dhe angazhimet e dëshmorit të kombit Osman Kurtaj, flasin dhe kanë deklaruar shumë shokë-bashkëluftëtar të Osmanit, të cilët janë:
Qaush Qelaj, komandant i Osmanit,
Haxhi Ibishi, mjek tani me profesion në Klinë, por edhe në luftë,
Binak Syla, dëshmitar për punën dhe angazhimet e Osmanit në UÇK, i cili ka qenë komandant togu në ZO Dukagjinit,
Xhafer Bresillaj, bashkëfshatar dhe ushtar i UÇK-së, të cilin Osmani e ka drejtuar në UÇK dhe Mentor Gashi, ushtar i UÇK-së. Ka edhe shumë dëshmitarë e bashkëluftëtarë të tjerë, që kanë treguar aktivitetin e Osmanit dhe angazhimet e tij gjatë luftës.
01.06.2020.
ST.GALLEN
AGRON DUSHI.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.