–Tiranë, më 18.08.2021
–Bëjmë me dije se nga të gjitha viset shqiptare të Gadishullit Ilirik si dhe Diaspora Shqiptare në Botë, vijon fluksi i sjelljes së krijimtarive poetike për në konkurrimin e organizuar nga “Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” – Tiranë.
–Pas prezantimit të shpalljes për organizimin e konkurrimit për vitin 2020 (i cili për arsye të pandemisë u spostua për në vitin 2021), nga “Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” – Tiranë, me temë krijimtari kushtuar:
–Për “Aksionin për Pajtimin e gjaqeve në Kosovë”, që këtë vit ka shënuar 31-vjetorin e tij, aksion të cilit i priu “maratonomaku’, Anton Çetta, atlet i pajtimit, së bashku me “dishipujt”, Mark Kraasniqi, Zekeria Cana, e shumë të tjerë.
–Ky konkurrim po realizohet me rastin e mbajtjes së “Festës së Plisit të Bardhë – 2021”, “Si një nismë, për t’u shpallur festë mbarëkombëtare shqiptare”, por njëkohësisht, si bashkudhëtarë edhe të mbajtjes së edicionit të 18-të, të Festës së Bytyçit, e cila mbahet më datën 29 Gusht 2021, si përherë në Malin e Dajtit mbi Tiranë.
–Edhe këtë radhë sikurse edhe në konkurrimin me temë për At.Gjergj Fishtën, vlerësojnë se kanë qenë dhe vijojnë të jenë vetë poetët të cilët me pendën dhe fjalën e tyre poetike e kanë shkundur dhe po e “shkundin pluhurin e harresës”, që fatkeqësisht pati pllakosur ata të cilët e kanë për detyrë që ta “shkundin” atë.
–E kjo si “kusur” i pamerituar mosmirënjohje për ata që dhanë aq shumë për këtë vend, por pavarësisht neglizhencave, ajo që e kanë dhënë ata heronj të kombtarizmës shqiptarë, mbetet përjetësisht përmendore e ndërgjegjes së tyre të pastër kombëtare.
–Pas mbi 75 prurjeve poetike, me shtrirje nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora, me nxjerrjen e njoftimit se pranohen prurje për konkurrim, na kanë ardhur edhe disa prurje të reja.
–Këtë radhë do i publikojmë jetëshkrimin e e poeteve: 1-Avni Mustafë Shaqiri, Geraj të Preshevës.2)-Rovena Koci, Berat, 3)-Valbona R.Hadri,Ferizaj, 4)-ZYLFIJE GËRVALLA, Dabishec komuna e Prishtinës.
Jetshkrimet e konkurentve:

Avni Mustafë Shaqiri,
Avni Mustafë Shaqiri, lindi më 22 janar 1958, në katundin Geraj të Preshevës. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje e katër vitet tjera në Ashanë.Gjimnazin e kreu në Preshevë,në QAMO “Skënderbeu”më 1979. Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë e Letërsi Shqiptare e kreu në Universitetin “Qirilli dhe Metodi” në Shkup (1979-1983). Me shkrime filloi të merret që nga shkolla e mesme, por me botime filloi më vonë. Në vitin 1985 filloi të punojë si profesor në gjimnazin “Skënderbeu”, aty ku e kishte mbaruar shkollën e mesme, por për shkaqe politike e ideologjike u përjashtua nga puna dhe për trembëdhjetë vite mbeti i papunë. Më 2002,u kthye prapë në punë, në SHMT “Presheva” në Preshevë, ku punon edhe sot e kësaj dite. Gjer më sot ka botuar këto vepra letrare: “Fjollë Kujtimi”-1999- përmbledhje poetike për të rritur; Gjeli Karatist-2000- përmbledhje poetike për fëmijë; “Eveopë Zeza”-2015-poemë; “Dy bibanat e flokëgjati”-2015-përmbledhje poetike për fëmije e të rinjë; “Plagë mbi plagë” 2015-përmbledhje poetike për të rritur; “Evropë Bardha me Njolla të Zeza”-2018-përmbledhje poemash; “Dhelpra ne Banketin e Pulave”-2018-përmbledhje poetike për fëmijë; “Lugina e Preshevës”-Të fala nga Gerajt-2018-përmbledhje poemash e vjershash; Dritë Lirie Nëpër Vargje”-2019-përmbledhje poemash për ushtarët e rënë të UÇPMB-së;; “Edhi Biciklist”-2020-përmbledhje poetike për fëmijë; “Moti i Lavdisë së Madhe”-2020-përmbledhje poemash e vjershash… Jeton e punon në vendlindje.

Rovena Koci ..
Rovena Koci ..lindur ne 4 janar te vitit 1977.ne Berat .ka studiuar psikologji ne unversiterin Ufo..ka punuar disa vite ne arsim .eshte shum e lidhur me shkrimet ka botuar 7 libra me poezi .ka mare pjese ne disa aktivitete si ne Kosov e Maqedoni ..
Valbona R.Hadri
E lindur mè 05.11.1974,ne Ferizaj ,nga babai Adem e nëna Hamide . Shkollën fillore kreu në vendlindjen pèr të vazhduar me shkollen e mesme gjimnazin
“Kuvendi i Arbèrit ” në Ferizaj :- Drejtimi Kulturologjik -Gjuhèsor – Inkorrespodent Bashkèpunëtor
Pas gjimnazit, u regjistrua në Fakultetin Filologjik -Prishtinë Drejtimi :- Letërsi dhe Gjuhè Shqipe .
Pas mbarimit të studimeve themelore në letërsi vazhdoi me studime master në drejtimin:- Marrëdhënie Ndèrkombètare me Diplomaci në Kolegjin Dardania nè Prishtinë.
Nga nxënëset shquhej me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore duke qenë për shumè vite si aktiviste dhe kryetare e shkolles .Pèrfaqèsuese e shkollës nè gara të ndryshe nè disa lèndè :- Gjuhè Shqipe ,Fizikè ,Matematikè etj.
Aktiviste e forumit rinor nè udhëheqjen e shumë aktiviteteve kulturore si në si dramë poezi dhe prozè po ashtu edhe në aktiviteteve me karakter kombëtar, gjithnjè tè perndjekur si familje nga pushtetarët e kohës që për ta konsideroheshin si halë nè sytè e okupuesve .E rritur nën e ethet e asaj kohe duke parè shpesh herè baban tè maltretuar nga pushtetarét .
Ka punuar si mèsimdhènèse gjuhe ,pastaj si zv.drejtore e mè pas dhe drejtoreshë e shkollès ,,Emin Dukraku’në Prishtinè “”
(Shkolla parè shqipe nè Prishtinè e nďertuar nè vitin 1947-tën.)
Pastaj e punèsuar si zyrtare nè Departamentin e Arsimit Parauniversitar ndërsa tani aktualisht punon Inspektore e arsimit nè MASH, po ashtu êshtë koordinatore regjionale për Vlerësimin e Performancës së mësimdhënëse.
Me shkrime ka filluar të merret qysh kur ishte nxënëse e shkollës fillore, poezitè dhe shkrimet e saj janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshe por jo në një përmbledhje të vetme.
Ndërsa në vitin 2020 ka botuar përmbledhjen e parë me poezi ,,Njè sy vashe””.
Tani ka në dorèshkrim përmbledhjen e radhës me poezi ku pritet ta botoj gjaté këtij viti.
Èshtë fituese e Çmimit Prestigjioz ,,Ibrahim Rugova’ -Vendi i parë me poezinë,,Vet më the”” në konkursin poetik ndërkombëtar të organizuar nga Klubi letrar ,,Podguri “”Istog dhe Vendi i dytë nè kokursin poetik – tradicional të organizuar nga Biblioteka e Prizrenit
ZYLFIJE GËRVALLA;

ZYLFIJE GËRVALLA; E lindur me 21 Qerrshor të vitit 1956 në bjeshkët e Gollakut fshatin Dabishec komuna e Prishtinës. Babai Shefki Zeneli dhe Nëna Sala Salihu Zeneli, prindër të 10 fëmijëve 5 djem dhe 5 vajza.Vitin 1960 Babai punësohet në fabriken e tjegullave dhe e gjithë familja shpërngulen në Prishtinë. Mbaroj shkollen fillore dhe të mesmen elektrotekniken në Prishtinë, pastaj punoi për 12 vite në uzinë e paisjeve elektrike në Energiinvest Prishtinë. U martua në vitin 1975 me Ferid Gërvallen dhe krijoi nji familje të shëndosh me dy vajza e dy djem, tani më të rritur të gjithë familjarë. Vtin 1990 u dëbuan nga puna me dhunë që të dy dhe pas dy viteve të mundimshme për shkaqe ekonomike dhe politike morrën rrugën e mërgimit për në Skandinavi ku edhe sod jeton e punon.Me shkrime prozë poezi u morr qysh në bankat shkollore,por fatëkeqësishtë të gjitha këto shkrime humbën dhe u dogjën nga lufta e fundit në shtëpin e saj në Milloshevë. Pas ca vite filloi të shkruaj përsëri dhe shkruan ende. Vepra ”(emri i veprës)”është botimi i parë!