Miqë e shokë tifoza të Vllaznisë!!! Lexoni deri në fund këtë status,se ashtë për të mirën tonë dhe të futbollit Shkodran dhe zemres tonë Vllaznia!! Mos me paragjykoni për mendimin tim që po jap ,për privatizimin e Vllaznisë.

Unë kurrën e kurrës s’jam ba, e si bahem kujt servil as spiju, kam jetuar me djersë e ndërshmerine time me tregti të vogel në Mal të Zi,Tesh po hi në temë për Vllazninë.
1…..Shikova në 3 statuse që kishin hedhë shokët tifoza,pse mos ta marrë Vllazninë 5 vetë nga 20% secili Xhaferi, Gurakuqi, Mula, Kraja dhe tjetri spo me kujtohet,të tërë Shkodrane të nderuar ……
2…….Shumë komente nëpër statuse ishin të mendimit ok ide e mirë, dikush thotë,i ka ra ndërmend vonë këtyre,dikush tjetër gjëja bashkë e b… jashtë, dikush tjetër, ta mbajë Albani se na nderoj me kup dhe kampionat vend 2, aj tjetri aman të ikë bashkia sa ma parë,ajo femra pyet,pse mos më investu edhe tifozat me 10% etj.
3…. Tesh unë po jap mendimin tim nga përvoja 6 vjeçare që kemi punuar për
Valter Fushaj si president i Vllaznisë 2005–2011 bashkë me Sekretarin Agim Medja
Armando Lohja ,
Dritan Gjyrezi ,
Kujtim Shaba ,Ardian Zaganjori , dhe i ndjeri Genc Dani financën,se sa e vështirë është ta mbajë një njeri i vetëm ekipin e Vllaznisë?????
4….. Valter Fushaj i vetëm me ndihmë të bashkisë 55 mije euro ne vit,dhe të tjerat nga familja e tij.

5…..Tërë e dimë se Valteri me vllazën ka bisneze të veta në Shkoder,Shengjin dhe Tiranë dhe ndihmoj Vllazninë dhe meritat e tija dhe financat nuk ju njohën nga bashkia.
6….A e dini ju shokë e miqë që Valteri ka harxhuar 50 miljon lekë tona në muaj, për stafin, futbollistat, ushqimin e të huajve e hotelet, autobuzin dhe akomodimin nëpër rrethe kur luante Vllaznia…..
7…. Sot Bashkia paguan sa te dojë ,se paret tona të taksapaguesve Shkodrane janë, dhe se ka problem për asgjë, edhe borxhin e mbartun tesh sa vite…
8…. Pse Bashkia e Shkodrës e presidentja e len privatizimin në hall ,tym i zi që spo dijme kur po ik….
9….Pse nuk jepen rrogat e 2 muajve te fundit Prill+ Maj???????
10….Po na ikin futbollistat një e nga një, Marku iku tek Partizani, Isajevski po te ik tek Tirana, Imeri tek Durresi, Imami tek Dinamoja, Shehu tek Kukesi ,dhe ditë për ditë po shtëron ekipi,derisa në stërvitje dalin 13 vetë….
11. Jena në kupat e Evropës ,që na ka ra me Shiroki Brijeg , e s’po dina gjë se cfarë po ndodh, vazhdon Bashkia të investojë ,apo donatori
Alban Xhaferi …

12….Pse po luani cis mic me tifozat e futbollistat Shkodranë…A e dini se gjysma e tifozave jane gjysëm traniera, dhe din mire kur shiten ndeshjet !?!?!?
13….Pse vonohet privatizimi nuk u jepet privatit….Ktu ka hardhek.
14.Pse mos ti jepet me konsensus 2 vetëve ta marrin ekipin e vllaznisë tani fill,dhe të bëhen blerjet cilesore si Alban Xhaferit e
Almiro Gurakuqi dhe 3 të tjerët të jenë donator, e mos me ju perzi asnjërit nga kto të dy……
15…..Vetëm per mua i takon Alban Xhaferit që e ndihmoj Vllazninë me kup Shqipërie dhe vend të dytë në Kampionat,që ka respekt tërë tifozeria Shkodrane……
16….Po a mundet një njëri i vetëm të paguaj 68 miljon lek tonat në muaj pa taksa, po me taksa sa shkon, nga djersa e familjes tij, mua më duket supër e vështirë……
17….Vetëm stafi i tranierave të kapet 11 mijë Euro+ plus Futbollista+ staf e punetorë + Veshje sportive+ ushqim e fjetje futbollistave të huaj+ Autobuz+ hotel e ushqim jashë Shkodrës…..
18…. Per mua ta marrë kush të dojë,se nuk me hyn gjë në xhep,se Albanin e njoh shumë mire që para 20 viteve ,zotni burre dhe Shkodran i vjetër…
19….Almiro Gurakuqin për herë të pare e kam takuar në darken që shtroj për tifozat, tek lokali Aleksi ,dhe nga mbiemri i vjetër Shkodran Gurakuqi,mu duk supër zotni dhe i komunikueshëm, për me tepër nuk e njoh……
20….Amani kush e ka në dore privatizimin e Vllaznisë të kryet tani,se po shkojmë si vitet e tjera pa bab në krye të Vllaznisë……
21…… Sapo mora informacion nga ekipi kundërshtar Shiroki Brijeg ,se ka luajtur deri tani 2 ndeshje miqësore…..kurse ne akoma skemi lojtarë me ba 18 shen, dhe asnje ndeshje miqësore……
22… Privatizimi zgjidh çdo gjë për futbollin e Vllaznisë……
23…..Po mbeti në dorë të Bashkisë,as Donatori i nderuar dhe i respektuar Alban Xhaferi,nuk mund te hedhë lek kuturu…..
24….. Forca Vllaznia!!! futbollista mirëse të vini tek djepi i futbollit në Shkodër,se ja shihni hajrin,dhe shiteni kudo në Shqipëri dhe në europë,se të gjithë në Shkodër ,trajtohen si vëllezer…..