Kur më thanë disa miqë,pse nuk shkon Agron të intervistosh në fshatin Pistull maestron ne Violinë 78 vjeçarin Dedë Ndreka, qe nga viti 1993 kur nuk këndoj më bylbyli i kengëve popullore Shyqyri Alushi ,ky mjeshter Deda nuk ka shkuar më nëpër dasma e gezime, se me Shyqyri Alushin nuk zëvendësohet më,dhe violina e tij 200 vjeçare e dhuruar nga i madhi violinist profesor Kolë Vjerdha e porositur nga Italia dhurate gjyshit dhe baba Palok Vjerdha ku pastaj ka luajtur Kol Vjerdha,dhe para vdekjes ja la amanet nxënësit te tij Dede Ndreka ta ruajt dhe mos e shit,dhe Deda edhe sot e ka ne shtëpinë e tij, dhe e ruan si sytë e ballit amanetin e Kolës.

Po kush Gegë Ndreka! Ka lindur ne 1943 ne fshatin e madh Mjedë në Pistull violinen e ka mësuar nga i madhi Kolë Vjerdha qe shkonte ne Shkoder 2 here ne jave për të mësuar violinen, ku babai i Dedes Ndrek Deda i ka ra fyellit. Deda ne moshën 17 vjeçare merr pjese ne festivalet e kooperativave bujqësore dhe bjen ne sy ,per talentin e tij ne violine bashke me shoket e tij.

1…Ndoc Pistulli Fizarmonikë
2…Nuk Tahiri mesues fizarmonike
3…Gjin Prengë Shkoza Çifteli,ku ka dhënë koncert në Moskë
4…Isa Myrtja kengetar nga Trushi.
5…Vasil Marku kengëtar
6…Hajrije Çeka Kengetare.
Lule Gjoni.
Tom Hila Dajrexhi
7…Çesk Vokrri
8.Çyl Elezi etj!

Ku me kto shokë ka shkuar nëpër dasma e gëzime në tërë Zadrimen e Nën/ Shkodren. Duke pare talentin dhe vullnetin qe kishte Dedë Ndreka ne violine, në këngët popullore Shkodrane, nga viti 1975 bëhet pjesë në orkestrën e mrekullueshme të këngetarit të madh Shyqyri Alushi,dhe me fizarmoniçistin e mrekullueshëm Rexhep Zaganjorin, Alush Bytyçin, Agim Mollen ne dajre, ku s’kanë lënë dasëm e gëzime në Shkodër e fshatrat e Shkodrës pa marrë pjesë edhe Dedë Ndreka!
Shikoni vidion e këtij mjeshtri që edhe sot i bjen saktë e bukur.
Respekt dhe vlerësim ke nga të gjithë njërëzit që të njohin ty maestro Dedë Ndreka!