Na u zu plaka me plakun (Humori i së dielës)
seç u “zu” plaka me plakun
kush do të ndezte oxhakun
i thotë plaku ndize ti
ma ke dorën si flori
se kam ndezur as në gusht
nuk e vë dorën në prush
ndize ti pse t’a ndez unë
fliste plaka nën hundë
ah moj plakë e mallkuar
pa mi lëviz ato duar
mos mbi mblidh në kraharor
si shumë të kam duruar
degjo plak ore tuaf
kur kaloj unë bëjë “fap”
jo si ti o lumzi
të njeh i bardhë e i zi
kur kaloja unë në fshat
shqyenin sytë vajzat dhe gratë
simpatik dhe gojë ëmbël
isha “njëshi” dhe me emër.
dëgjo plak ç’të them unë ty
i bëja djemtë dy e dy
te mua i mbanin syt
por ty të janë tharë trutë.
iku gushti iku vapa
foli me të butë plaka
afrohu qetësoje gjakun
t’a ndezim bashkë oxhakun.