13.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Agron Perbibaj

ARTISTI PIRRO PJETËR NIKAJ, NË TOP LISTEN E ARTISTAVE SHQIPTAR.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Fjalë Paku e punëMadhi që nderon kombin! Artisti Pirro Pjetërnikaj lindur në vitin1973 në Shëngjergj-Tropoje. Ai që në fëmijëri u dallua si talent në fushën e arteve figurative, të shfaqura që në shkollën 8-vjeçare ku fillon të shfaqë edhe ekspozitat e para personale me piknisje në 1987-ën në pallatin e rinisë në Bajram Curri. Në 1988 vazhdon studimet në Liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, ku e përfundoi me rezultate të larta në degën e skulpturës në 1993. Në 1994 Pjeternikaj emigron në Greqi ku punon si restorator në Athinë. Në vitin 2000 vazhdon studimet e larta në Akademinë e Arteve të bukura të Tiranës ku merr pjesë në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare personale dhe të përbashkëta, studime të cilat i përfundon në 2004. Përseri pas përfundimit të studimeve të larta në 2005 largohet në Itali dhe punon restorator, duke marrë pjesë në shumë ekspozita skulpture edhe pikture në Milano, Ancona, Parma, Lecco, ku shoqërohet me çmime. Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmMe pas në 2010-ën hap studio personale në Tiranë ku punon i pavarur dhe realizon ekspozicione. Pra piktori e skulptori i cili skalit mjeshtërisht penelin e g’dhënjen, e ka emrin Pirro Pjeternikaj, tashmë i vendosur në top listen e artistave shqiptar. Vërtetë njeriu i urtë, i dashur e qytetar, fjalëPaku e punëMadhi. Artisti Pjetërnikaj, kudo që shkon në ekspozita e së fundi në Spanjë pëfaqësohet me plot krenari me flamurin kombëtar, kjo krenaria për kombin e vet të cilin e përfaqëson denjësisht, por asnjë hërë i shpërblyer nga institucionet zyrtare të shtetit shqiptar.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Suksese të mëtejshme për Pirro Pjetërnikaj, tashmë jo vetëm krenaria jonë lokale por krenari kombëtare, të tillë personalitete që duhet nderuar. #a.prebibaj (në foto P. Pjetërnikaj, me skalitje peneli e g’dhenje për Nikaj-Mërturin)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.