10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Agron Prebibaj

KUJTESA PËR PËRSONALITET DETYRIM NJERËZOR!

BRENGA PËR PROFESORIN NIKOLL VATNIKAJ
Vlersim maksimal nga Bashkia: “Qytetar Nderi i Tropojes”, ndërsa Shoqata “Krenaria e Nikaj-Merturit”!Mund të jetë një imazh i 1 person
Një vit me parë përendoi përjetesisht dielli për kryefamijarin e shkelqyer, njeriun e qytetruar e profesorin me graden kryekomisar Nikoll Vatnikaj, i mbetur mes nesh me kujtesa e biseda të shumta jetësore.
Ai iku për të mos u kthyer i percjellë në parajsë nën drejtësinë e Shen Pjetrit, për të mbetur mes nesh si familjari model i kesaj bote, si miku më i ngrohte për miqtë, si profesori që krijoj elitë fitimtare në perballjen me ata që trazojnë shpirtra.
Kryekomisari Vatnikaj, asnjëherë nuk konsideroi vartes, por vetem koleg e të barabartë në betejën e tyre ndaj botës kriminale e cila duhej izoluar pa kosto për “komisaret e vet”, vërtetë sukses maksimal perballe anti-njeriut ketu në tokë.
Për supernjeriun në familje, me miq e me koleg, çfarë do te kishte tjetër “viti” veçse pas’thirrma të zgjatura, brënga e cila u shëndrrua ne vitin e mija pas’thirrmave të zgjatura e mbytëse, të cilat vetëm sa e lëndojnë tashmë të birin e Shen Pjetrit i përkujdesur për gjithçka që i perket asaj botës së dheut të lehtë, asaj të parajsës.
Realizimi i dekumentarit në këtë pervjetor i organizuar në “Tirana Internacional”një kujtese ngjizje e njeriut për njeriun, mjeshterisht e organizuar nga familjaret; bashkëshortja me fëmijet, vëllezert profosor Lulashi, komisar Gjini, motrat Sose e Dukate, për të shkuar te kryeregjizori vëllai i madh Ndue Vanikaj i cili me lotin e ndaluar sot, por që brenda shpirtit tij të poetit sot ka thur me qindra poezi të dhimbeshme njerëzore.
Dekumentari për Nikoll Vanikaj solli praninë e Tij mes nesh, lotin e thyer, të qeshuren e shakanë e tij, si dhe perkujdesjen sesi flisnin familjarët, miqtë, shokët e kolegët me ledhatimin e prekjes njerëzore për zgjatimin e jetës tonë e hyjënore për të ikurin: i ndrit jeta e pambarueme…!
Për Nikoll Vanikaj kanë ardhur vlersimet nga Bashkia Tropojë, ku vetë kryebashkiaku Z.Besnik Dushaj, jep titullin “QYTETAR NDERI I TROPOJES”, ndersa kryetari i shoqates Nikaj-Mertur Z.Mhill Gecaj, jep titullin “MIRËNJOHJA E NIKAJ-MERTURIT”.
Vërtetë vlerësime maksimale e plotësisht të merituara për personalitetin i cili tashmë nuk gjendet mes nesh.
Zoti i bekoftë familjaret Vatnikaj!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.