14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Agron PREBIBAJ

AMANETI I KISHËS CURRAJ EPER NË PËRJETËSI
Bijët e Grimcit “e vodhën” truporën e Shna Noit, e shpetoi Kukeli nga shëmbja, po e përjetëson Skenderi me burrat e Currajve!
Vërtetë në Curraj Eper, në prehërin e alpeve shqiptare kanë ndodhur momente të rëndësishme vetëvendosje e qytetarie si aristokraci parisiene, kjo në tre shekujt e fundit, ku bash aty dhe vetëm aty për në shqiptari është vëndosur e nga vetë ata gjithçka, pa pyetur kurrë krajli as mbret, të vëndosur në pushtetin e vet, ata ishin të vendosur mbi kokën e të gjithëve nga prej aty “për pak prekej edhe qielli”.
Curraj Eper të Nikaj por të vëndosur më lart e për të qëndruar më fort se askush tjetër, provuan kapjen e majave të mirëPikturuara nga Zoti të cilat do administroheshin nga njeriu vital e i vlefshëm përballë çetnikut i cili duhej përzënë.
I Curraj Eper në etapën e vet tre shekullore vendosi veton përpara secilit, edhe përpara fisit të vet Nikaj, pastaj para gjithkujt që e kufizonte, e për pushtuesin nuk pysnin fare, vertetë indipedencë shqiptare.
Betaja e Curraj Eper matje në parakalim intelegjence, zgjuarsie e suksesi krahasuar me Napolonin, kjo nga fshati parcial shqiptar si fitues përballë gjithkujt, e përse jo parakalues të përendorisë Franceze të vetëdorëzuar.
Ndoshta ndonjëri mendon se krahasimi i Curraj Eper apo i Nikaj-Mërturit me Parisin e me Napoleonin janë anti-pode, por ç’është e verteta këta Francës së lirisë e dorëzuan Parisin për 10 minuta me një fenogram, ndërsa këta Curraj Eper të Nikaj-Mërturas, as nuk u shkoi ndermend të dorëzoheheshin, as të islamizoheshin, as të afrikanizoheshin, e as të prostanizoheshin e kurrë të judizoheshin.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Pa ju futur historisë Nikaj-Mërturase e mbushur më shumë me dhimbje sesa gëzime, po veçoj vetëm një memoment nga shpetimKryqëzata komuniste e cila vjen vetëm nga mendimtarët të cilët parakalojnë edhe Krishtin e livduem i cili u kryqëzua.
Bash aty në Curraj Eper në dhjetorin e vitin 1966 u hodhën shqiponjat për të mbrojtur shënjëtoret e për ti murosur.
Ishin djemt e Grimcit(Prebibaj), të udhëhequr nga Pali e Lleshi të mbrojtur nga Marku e Shani të cilët vëndosen “ta vidhnin troporen e Shna Ndoit së bashku me Kryqat” në Kishen e Curraj Eper e ta izolonin në muret e shtepisë së tyre.
Ndersa Ded Prel Prebibaj nuk kurseu vetën deri me letren e tij në Shkoder e Vatikan e deri në rreziçe për ruajtjen e e arkës me rrobat e priftit.
Por vrapimi komunist ndaj shëmbjes së Kishava nuk kishte ndalesë, e kjo erdhi në Curraj Eper, bash aty erdhi Sekretari i Parë i Tropojës Ali Kruja me sigurimin e shtetit, me qellim për të prishur Kishen e për të arrestuar burrat mendimtarë Kukel Ndou, Pal Nika etj.
Por aty ndodh mrekullia e shpetimit nga kryqëzata komuniste e burrave mendimtarë.
*Ajo fjala e Kukel Ndout, e shpetoi Kishen e Shna Ndoit*.
Pra fiks në fillim viti 1967 në mbledhje me burrat e Curraj Eper, udhëhqësi i drejtohet Kukelit: Partia ka vendosur për prishjen e kësaj Kishe, ti Kukel Ndou si mendon?
Ndersa Kukeli pasi kuptoi djallëzinë e udhëheqjes komuniste, u përgjigj,- partia ka vendosur ti shëmbë kishat, por kjo e jona mendoj të ruhet si qënder lufte e rezistence ndaj Serbo-Malazesëve,të shëndrrohet në shtepi kulture e zyra për pushtetin popullor.
Ashtu u miratua nga populli i Curraj pa u viktimizuar askush nga bluzat e zeza të cilët prisnin te dera urdhrin e arrestimit për secilen mëndje kunder.Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Kisha e Curraj Eper e ndertuar në vitin 1897, erdhi nga vetë banorët pasi fshati u rrit numerikisht në popullsi, edhe largësia me Kishën e Nikaj, ajo u shëndrrua në shtepi sherbese para Zotit, i shpetoi shembjes nga sistemi komunist, u rihap në vitin 1991, u rikonstruktua sa për t’u mbajtur në këmbë nga Gasper Prebibaj e më vonë mirëmbajtja erdhi edhe nga djemt e Gjon Palit(Filipi, Arbeni, Nikolini e Paulin Prebibaj) e cila i mbijetoj ekzistencës.
Por zbrazja e fshatit e mos kujdesja e çoi në rrezik shembje këtë monoment të kultit e historik për Curraj Eper.
Por së fundi darka Londineze e disa djemve-burra të Curraj Eper të vendosur në Londer me kërkesën e Dr.Mhill Gecaj, ka konfirmuar mbeshtetjen financiare të rikonstuksionit të përjetësisë së Kishës së ndertuar nga të parët e tyre.
Kisha tashmë po rikontruktohet e cila në pranverë do i dorëzohet me force të përjetëshme e qëndrese Kishes Katolike shqiptare, gjithçka nën kujdesjen e kalorsëve Mhill Gecaj, Skender Perpepaj e Dom Simon Kulli, por kontributi financiar i ardhur nga atletët për shtëpinë e Zotit mundëson përjetësinë, e keta janë; Gasper Prebibaj, Mhill Prebibaj, Gegë Prebibaj, Skender Qokaj, Nikolin Vatnikaj, Besnik Vatnikaj, Fran Vukaj, Prel Adem Përpepaj, Agron Perpepaj, Skender Pepepaj, të cilët meritojnë urimin njerëzor, *Zoti i bekoftë e jua shtoftë paratë*.Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Tashmë Curraj Eper nën lobigun e Skender Perpepaj është renditur e para në 15 fshatrat turistike për tu investuar, një sukses i madh që ishte mohuar duke mos u renditur as në 100 fshatrat turistike.
Ishte dhe vazhdon të jetë përkushtimi i djemve nismetar me shumë guxim në veprime e cila u pasua me financa për të mundësuar rrugën e makinës, rindertimin e shtëpive, kujdesi për objektin e kultit, e cila rikthen e jetesën në vëndlindje.
(Disa foto para e gjatë punimeve në Kishë)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.