20.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Gusht 2025

Agustin Z. Gjinaj

Shqipëria çdo ditë e më e vogël
Në një fshat të Italisë së fillim shekullit të XX-të, familjarë të emigrantëve që kishin shkuar në Amerikë, kryesisht nëna, motra apo bashkëshorte shkonin te prifti e i luteshin për t’i shkruar letra për t’u kujtuar kohën për të mbjellat, të korrat, punët e stinës, për premtimin për të rindëruar shtëpinë, për të shlyer borxhin e marrë për të bërë rrugën ë largët, etj etj.
I lodhur nga shkrimi i letrave që pothuajse nuk merrnin përgjigje, në meshën e një të dielë, prifti u tha të pranishmëve se “të gjithë ata që shkojnë në parajsë dhe ne Amerikë, nuk kthehen më”.
Kështu ka ndodhur përgjatë dhjetra viteve me emigrantët e vendeve të varfëra, kështu ka ndodhur përgjatë këtyre tridhjetë viteve edhe me shqiptarët. Vëllezër e motra, bij e bija të këtij vëndi, vit pas viti kanë lënë vëndin në “kërkim të një jete më të mirë”, ndërkohë që familjarët e tyre ngushëllohen me fjalët “ më mirë t’u qajmë mallin se sa hallin”.
Të lindur e të rritur në Shqipëri, të arësimuar, të edukuar, të punësuar e përshtatur me të gjithë strukturat e jetës në këtë vend, shqiptarët e larguar kanë arritur të jenë edhe ne vendet e tjera të suksesëshëm. Duken të kota edhe përpjekjet e vendeve të vogla për ta ndaluar këtë lloj emigracioni, këtë “mjelje apo seleksionim” të vendeve të varfëra e të vogla, prej ku kryesisht largohen rinia, të diturit, të aftët, guximtarët, të qëndrueshmit.
Edhe kur qeveritë e vendeve të varfëra mendojnë të gjejnë si rrugë për frenimin e emigracionit rritjen e pagës mujore me 50 euro në muaj, menjëherë njoftohet se në Gjermani, Hollandë, Francë, etj është është shtuar me 500 euro në muaj paga për infermierë, hidraulikë, muratorë, karpëntierë ëtj.
Kjo ka bërë që këtu të mbesin ata njerëz që për arësye nga më të ndryshme nuk kanë asnjë mundësi për tu larguar nga qyteti apo puna, fshatarë që rropaten të mbijetojnë në fshatrat pothuajse të pabanuar, militantë të thekur që synojnë punësohen në punë shtetërore nëse fiton partia e tyre, pensionistë që presin ditët e fundit në mëshirën e një qeverie që u jep një gjysëm gjeli për Vitin e RI dhe të fëmijëve të tyre që ju hedhin ndonjë “krodhe” gjatë vitit, ish- trafikantë që kanë ditur të “ndalojnë” në zullumet e tyre jashtë vendit e kanë investuar ndonjë biznes të caktuar apo hotel, kriminelë e trafikantë të mëdhenj që pastrojnë para e ndërtojnë fshatra turistikë, resorte e blloqe pallatesh, por janë këtu edhe një grusht jo I vogël politikanësh shpesh ta pagopur në babëzinë e tyre për t’u pasuruar.
Dora dorës përgjatë 30 viteve Shqipëria është “zvogëluar” me më shumë se një milion banorë.
Edhe javën e kaluar Shqipëria u zvogëlua, u tkurr, u mpak edhe një grimë.
Nga java e kaluar edhe dy shqiptarë morën shtetësinë amerikane.
Viollca e Eduard Ushe, dy miq të mij të vyer u pajisën me pasaportë dokumenta amerikane.
Kur merret një pasaportë, në një farë mënyre ky moskthim është “zyrtarizuar”.
Ata kanë realizuar një sukses, një ëndërr, kanë hapur një perspektivë tjetër për jetën e tyre e të familjes, i kanë ikur përgjithmonë Shqipërisë, vendit të mungesave të mëdha, të ngatërresave e zhurmave politike, vendit që synon të të marrë një pohim nga Evropa se pavarësisht se janë banore të këtij kontinenti nuk janë ne Evropë, etj, etj.
Por nuk do ti ikin dot kujtimeve. Pavarësisht fitores, ata kanë lënë diçka edhe këtu, prindërit që i mendojnë e që krenohen me arritjet e tyre, shokët e miqtë që ju dëshirojnë më të mirën, kanë lënë edhe Shqipërinë, ja ashtu me varfërinë e saj, me kazanët e plehit, me rrugët e pashtruara, me ujin e munguar, me papunësinë e varfërinë, me malet e fushat, me aromen shqiptare.
Çdo njeri me pak fantazi mund të imagjinojë një videoklip me vargjet e poetit rilindas:
“Lamtumirë o mori Shkodër,
Lamumirë o ti Cukal,
Zhduket Buna nën nji kodër,
Zhduket Drini nën nji mal” .
Por çdo njeri ka në vetevehte “videoklipin” e tij të largimit, të mallit e dashurisë për Shqipërinë e çdo gjë tjetër të këtij vëndi.
Hej Viollca, Edi, Ju Presim!.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.