25.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Ahmet Musta

SHQIPETARET NEPER BOTE
ATDHETARE ME VEPRA!L'immagine può contenere: una o più persone e primo piano
Atdheu dhe atdhedashuria jane nocione sa vete bota, ndoshta.
Por sot do te flasim per nje Atdhetare me vepra!
MIMOZA PRIFTI
Emigruar ne Kanada ne fillim te viteve 2000, ku jeton aktualisht.
Termeti i 26 Nentorit 2019 ne Shqiperi, perveç humbjeve te medha ne jete njerezish e demeve te medha materiale, shkaktoj edhe trauma te renda shpirterore.
Por njekohesisht motivoi me ndnjenjen e atdhedashurise edhe shume bashkekombasit tane neper bote.
Nje nder ta ishte edhe
MIMOZA PRIFTI!
Intelektuale e afirmuar, nje zonje me integritet te larte moral e shoqeror, por mbi te gjitha me nje ndjeshmeri te madhe shpirterore, qe ne momentet e para pas termetit, pa u menduar dy here, hapi menjehere nje fond me emrin:
“DHIMBJE SHQIPTARE”
Ku u bente thirrje bashkekombasve te saj ne Kanada dhe USA, por edhe miqve te shumte Kanadeze, qe te kontribuonin per lehtesimin sadopak te dhimbjes se madhe qe kishte shkaktuar termeti.
Dhe thirrjes se Saj, vetem brenda pak diteve, Ju pergjigjen mbi 600 donatore nga Kanadaja dhe USA, duke mbledhur dhe transferuar ne Shqiperi nje shume prej 96.455,00(nentedhjete e gjashte mije e katerqind e pesedhjete e pese) dollare, ndihme ndaj pasojave te termetit.
Doja te vija ne dukje vetem disa nga thirrjet ose Lutjet e saj me mire (fjale zemre e shpirti, ne fakt), qe motivuan qindra bashkekombas dhe Miq te shumte te saj, qe ti pergjigjen:
“Sot, Atdheu Yne ka nevoje me shume se kurre per ndihmen e diaspores. Le te kontribuojme te gjithe se bashku per te lehtesuar sadopak plaget dhe dhimbjen e Kombit tone vital”
…”Kaq krenare per Ju”
…”Te lehtesojme sadopak dhimbjen e te shtrenjteve tane ne token Meme”
…”Zoti qofte me shqiptaret kudo jane”…Dite me te mira do te vijne!
…”JETA MERR KUPTIM PERMES NGJYRAVE TE DASHURISE” ( e nenvizova kete thenie-perle te Saj).
Dhe pas transferimit te fondit ne Shqiperi, thote:
Kjo eshte dhurata me e bukur shpirterore e jona per bashkatdhetaret e lenduar nga termeti, per Atdheun tone!
Vini re: dhurata shpirterore, thote! (shenimi autorit A. Musta)
Ajo qe eshte e rendesishme ne kete histori dhe qe duhet theksuar, rezulton ne ate qe diten ne te cilen fondet perfunduan ne Shqiperi, Mimoza Prifti nuk e permendi me kurre ate, as foto, as kamera, as reklama!
Per Mimozen…Misioni u kry!
Dhe te mendosh se ç’na kane pare syte dhe ç’na shohin perdite, kur pakot me dy qese qe u “dhurohen” ketu ne Shqiperi nga “bamiresit”, shoqerohen me foto, kamera e tam-tame!
Te gjithe kemi menduar, enderruar e medituar te jemi Atdhetare!
Por Ti Je nje copez Atdhedashurie reale,
Mimoza Prifti
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.