Ne fushen e artit te shkruar poezia ze nje vend shume te rendesishem, si nje nga ushqimet kryesore te shpirtit te njeriut.
Sot do te prezantoj nje poete shume te dashur per lexuesin:
Mimoza Eliona Osmani.
U angazhua ne veprimtari artistike qysh ne femijerine e saj, ne qytetin e saj te lindjes, Vlore, ku ne nje konkurs me zera feminore, mori çmimin e dyte.
Me pas, po ne Vlore, ka fituar çmimin e pare si protagonistja me e mire ne rrethin e Vlores te aktoreve amatore, ne komedine: Shoke te nje dhome!
Por shperthimin e vertete Mimoza e pati ne fushen e poezise, sidomos pas emigrimit ne Greqi, ku edhe jeton aktualisht!
Ku ka shkruar deri tani pese vellime me poezi:
1.SI DO RE LA
2.KURORE HENASH.
3.VESHTRIM MES SYVE TE SAJ.
4.TINGUJT E SHPIRTIT.
5.KUR MERR UDHEN DASHURIA.
Ka marre pjese ne dy panaire, ne Shqiperi dhe Greqi dhe eshte pjese ne pese antalogji.
Eshte anetare e Unionit te 100 poeteve me te mire shqiptare!
Fituese e shume çmimeve, nder te cilet permendim:
-Çertifikate mirnjohje e festivalit te dyte te antalogjise “Jehona Shqiptare”
-Titullin “Nderi Artistik Autoresie e Antaligjise”
-Trofe nderi Artistik i festivalit te antalogjise kombetare i jepet Titulli:
ÇMIMI PARE POETIK per Greqine!
-Trofe nderi “Lider Nderi i Festivalit” per vargjet me te bukura!
-Ne Princ Muzaka fitoi çmimin e trete.
-Ne vitin 2020 mori çmimin e pare ne festivalin e poezise.
Gjithashtu Mimoza trajton edhe fabula, skica dhe epike!
Poezite e Mimozes pershkruhen nga origjinaliteti dhe indetiteti i spikatur i saj!
Stili saj eshte unik, autentik dhe mjaft elegant.
Por ne cilen fushe te poezise spikat Mimoza?
LIRIKA!
Aty ku Mimoza-poete ndjehet MBRETERESHE!
Lirikat e Mozes kane nje rrjedhe te fuqishme emocionale dhe shpirterore.
Ato perçohen tej e mbane nga nje kolorit shumengjyresh, ritmi dhe dinamizmi!
Plot ndjenje, pasion dhe adrenaline jane lirikat e Mozes!
Kane edhe pak “çakerdisje” lirikat e saj!
Uragan i vertete jane ato!
Vargjet lirike-perla te Mozes, mund ti perdorni Ju te dashuruar per t’ja murmuritur ne vesh te dashurave apo te dashurve Tuaj, nen driten e henes!
Qe nga puthja e pare e gjer ne takimin e fundit!
Sepse jane dritheruese lirikat e Mozes!
Si perfundim, s’na mbetet gje tjeter, veçse ti urojme poetes MIMOZA ELIONA OSMANI, suksese te pafundme ne rrugetimin e saj te pandalshem drejt dashurise se madhe te jetes se Saj: POEZISE!