17.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Ahmet Pllana

LUTJE PËR SHPIRTËRAT E REZALLËS
Rrezallë a je gjallë si u ndjeve sot
E di që dënesjet lotët të kanë lodhur
Mbahu e fortë siç ke qenë gjithmonë
Të gjithë lutemi për 93 shpirtërat e Rezallës
Për ju që ratë për pragun e shtëpisë
Për diellin e dritës, për fanarin e lirisë…!
Kurrë nuk ju harrojmë sa t’jetë kjo botë
Lutemi të gjithë për shpirtërat e Rezallës
Ndonëse ata nuk kanë nevojë as për lutje
Meqë dëshmorët e kanë t’siguruar parajsën
Janë martirë dëshmorë të Atdheut nanë
Roje nderi për ardhmërinë e fëmijëve tanë…!
/Rezallë, 5 Prill 2021/
“”””””””””””””””””””””””
MBETËM PA VARGUN E HAMDI TASHOLLIT
May be an image of 1 person dhe syze
Na paska ikur nga kjo botë edhe një mik e poet, njeriu me virtyte të larta njerëzore dhe shpirtmirë, Hamdi Tasholli! E kisha mik shumë të mirë. Shpesh e vizitoja në zyrën e tij ku ishte drejtor dhe bisedonim për artin dhe poezinë.
Ishte njeri i kulturuar, i urtë, i kujdesshëm, poet, shok, dashamirës, i sjellshëm dhe mbi të gjitha një njeri i kompletuar. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshti aq shumë!
I përjetshëm kujtimi për mikun tonë poetin Hamdi Tasholli!/Ahmet Pllana/
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.