N’këtë botë dhe n’amshim.
Nëna nuk të lindi t’ia dhurosh vdekjen
Nëna nuk të rriti t’ia rëndosh jetën,
Nëna nuk të dha këshilla rrugëve ta lësh
Nëna të lindi ta duash, të gëzuar ta bësh.
Dije se nëna nuk jeton jo aq gjatë
Mos e le të vetme, mos e le të ngratë,
Rri pranë saj derisa vdekja ta merr
Mos ta gjej t’vetme si mos t’ketë askend.
Dashuri e nënës, ndaj teje zgjatë përjetë
Nuk është si zjarri n’dimër që shuhet shpejt,
Është dashuri që del nga zemra e saj
Mos e le vetëm , mos e bëj me vaj.