Këto janë dite të trishtuara
ditët kur jetoj pa vullnet,
ditët e pritjes së dëshpëruar.
Si pema e zhveshur
në mes të dimrit
që trishtohet,
në oborrin e shkretë.
Dhe mendoj
te vendos më shumë
gjethe shpirtit tim
dyshoj se i kam veshur .
Duke shkuar në rrugë,
kaq e vetme mes njerëzve
që më shikojnë
dhe nuk i
shoh
Duket qe mungoj nga vetja ime.
Dhe unë shkoj larg
për të dëgjuar se ku është turma .
ndaloj nga vitrinat e dyqaneve të ngatërruara
dhe i drejtohem shushurimës së detit .
Degjoj zërin e një tregimtari të verbër për vetmin e befasishme
E syte me pikojnë lote.
Keqardhja më ndizet ne shpirt
Për të gjithë jetën time
gjithçka që kalon e lëviz si uji i turbullt .
Unë jam si një pasqyrë ne copa te thyera .
duke reflektuar gjithçka gjatë rrugës.
Në veten time nuk shikoj asgje .
Asgjëja ?
Do te te gjej ..
Do te gjej perseri ..
Ne horizontet e qete