QYTETI IM

Nje mbi nje dritareve
Erret e terret gri,
Në qytetin tim poshtë Tomorrit
Mushkëritë copa i bëhen,
Nga ajri i qelbur i pluhurave
Qielli i mbushet me re korbash,
Çakejt shqyejnë copa mishi,
Demonët ulërijnë rrugëve,
Toka e brishtë qan e rënkon.
Nënat gërvishtin fytyrat me lot,
Engjëjt nisën për në ferr,
Bishat e zgjuar nga gjumi letargjik,
Sirena ulërimat lëshon nga larg,
Shpresa është e brishtë,
Dielli ikën e vjen i lodhur,
Në qytetin tim te bardhe
dhe hapat rëndojnë rrugëve ,
Kafenetë avullojnë tymnaja thashethemesh…
Ej, ti mik!
Hija jote të tradhëton!
Shpirtin tim nuk mund ta vrasësh,
Mes rënkimesh të qyqeve të tua,
Me shumë ulërima bishash,
Në qytetin tim te bardhe
Dodona ne Tomorrin e shenjte
Me fishkellimin e saj prej hyjnores
Delikate
Me pret e me mbron si engjull
Mbrojtes ..Ej ti mik ..ferrin e Dantes .
E kam provuar me helmuan me thikat shpirtin.
Ej ..ti mik larg duart nga hyjnoret ..Zeusi me
Mbron gjithmone si nje Niobe e fort ..