ELEGJI
Kushtuar Edlira Alickaj, qe mbylli syte ne nje aksident.
C’eshte ky lajm, qe dhe qielli shkrepetiu???
Si baloz nga dheu mbiu.
Vdekja me kthetra te celikte
Edlira ka mbyllur syte.
Edlira Alickaj moj vite
E bukura, shpirti I florinjte.
Po ku jane dhe perendite??
Te ndalojne pedrejtesit.
Edlira, vajza e rralle
C’bere per nene e babane??
Moj nena e nusja e rralle
Ku shkelje ndrisje dynjane.
Sa shume qe jam hidheruar
Se kam shpirtin te helmuar
Po jemi nje soje e nje sua
Si moter ishe dhe per mua.
C’te te them, Edlira zonja
Zonje ne sjellje e plote drite
Veshur me gjithe miresite
Loti I hidhur, sec me gervish ne shpirt.
Rruge e mbare, u prefsh ne paqe
Moj capkenia, plote me jete e bukuri
E fresketa, femra dardane
Si mendafsh dheu mbi ty…..
Aishe Musta Alickaj.Athine.21.2.2022.
“””””””””””””””””””””””
DHE SIKUR TE LINDJA PRAPE
Dhe sikur te lindja prape,
Dua te lind ne Dukat.
Ne ato viset e blerta ,
Ku nuk njihet fare vjeshta.
Poshte me lule e me bar,
Siper kapelja e bardhe,
Mjergullat zbresin vale- vale,
Mbulon fustanin e bardhe,
Uji I paster qelibare,
Gurgullon ane me ane.
Zoqte e bukur dhe thellezat
Shuajne mallin e zemres,
Isua labe, me mban gjalle.
Mijra, here e mijra vjet
Sikur te vij ne kete jete
Aty dua te lind prape,
Ne ate vend te arte,
Ku c’do gur kullon mjalte,
Ku gjemon deti me vale,
Ku ndizet kenga zjarr,
Per ata trimat e rralle,
Ne c’do fjale, pikon mall,
Ku dhe burrat edhe grate,
Sup me sup si malet,
Bashke I ndajne gezimet,
Bashke I ndajne hallet,
Bashke I kendojne kenget,
Bashke I hedhin vallet,
Bashke e pine rakine,
Bashke e ngrene dolline.
Dukat, drita e syrit
Flori e shkuar floririt…..
Aishe Musta Alickaj. Athine.
“”””””””””””””””””””””
Ata sy i dua
Ata sy i dua
Kur lozin me mua
Dhe kur jane te qeshur
Dhe kur jane te vrenjtur
Strukur nene vetull
Prap ata i dua
Ata sy i dua
Sic i do nje mike
Me zemer besnike
Si relike antike
Ata sy i dua
Sic i do nje femer
Kur lotojne si krua
Dhe kerkojne nje emer.