Kushtuar vellait tim,dhe dhimbjes se vajzes se tij….
BALADE PER BABANE
Me mungon baba,
Me mbushe me lot,
Mbase vjen per pak,
Te me mbashe ngrohte,
Te me sherosh plagen,
Qe se mjekoj dot.
Sa shume do te doja,
Ah moj bija ime
Te isha me ju,
Ne gezime e dhimbje,
Te te mjekoj plagen,
Te mos rrjerre gjak,
Po s’mundem o bije
Te vij aty prape
Se jam I semure,
Jam shume larg,
Jam kthyer ne yll,
Jam me engjejt bashke.
O baba I dashur
Malli po me tret,
Aq sa here-here
Mendoj te vij vete ,
Te te qendroj prane,
Te te ledhatoj,
Te te bej kafene,
Te te perqafoj,
Te te sjell ca lajme
Se c’behet e c’thone
Pastaj dhe haberet
Nga shtepia jone.
Po duro te lutem
Sic duroj dhe une
Une te vij aty
Do vonohem shume
Se nene jam bere
Me ty plage ne zemer
Por dhe nje bote te tere.
Aishe Musta Alickaj.Athine.2022.
“””””””””””””””””””””””””
PA TY
Une te degjoj me sy,
Me sy te them te dua
Ashtu pa fjale ne buze
Te flas une , me flet ti mua.
Dhe tretem si meteore,
Aty mbi linjat e tua.
Mikja ime, femra ime, dashuri
E ndritshmja, e dlira , bukuri,
E embela qe dhemb aq shume,
Dhe kur qesh ti, dhe kur qaj une,
Dhe kur qan, dhe kur qesh,
Pa ty bota nuk nxjerr ze,
Pa ty bota vetem heshte.
Aishe Musta Alickaj..Athine. 2021.