SOT
Jam unë dhe vetëm unë
Nuk më shoqëron njeri
Do të doja gjallëri më shumë
T’a shijojmë të shtrenjtën Liri!
“”””””””””””””””
Pena s’hesht…
Ate s’e thyen as kujtimet.
Pena mbështillet në letër,
bashkë me rrugët,
me dashuritë dhe plagët.
Në faltoren e shpirtit
kambanat bien zëkëputura.
Pena mbështillet në letër,
bashkë me rrugët,
me dashuritë, me plagët.
Do të shkruaj edhe për
ëndrrat e magjepsura…
Nga libri – “Dallgë hyjnore”
“”””””””””””””””””””
Mëngjesi im ruan shumë ëndrra
Tregime të pa lexuara
Shpresa titanike
Dëshira të cunguara…
a@p