PEJË
Legjendë heroizmi
Djep atdhetarizmi
Simbol i kulturës
Ikonë e së bukurës!
JETA
E ikura nuk kthehet
Hekuri i skuqur lakohet
Por, asnjëherë nuk thehet…
a@p
“””””””””””
Më gëzon mëngjesi
Nata s’më frikëson
Zjarr s’dua të ndezi
Zemra paqe kërkon!
a@p
“”””””””””
Pse ma vret ëndrrën
M’i robëron mendimet
Ti heshtje e plakur zhgënjimesh…
a@p
“”””””””””””
ËNDRRËS
Heshtja ime e zëshme
Ti vret mendimet urtake
Dashurinë dhe vuajtjen madhëron
Ëndrrës, shpresë dhuron.
DITËS
Ike, por drita të vjen pas
Ishit përherë të pandara
Për t’jetuar kërkohet shkas
E nesërmja fillon nga e para…
STRELLCI IM
Ti ëndrra ime e pambaruar
Dashuri në rritje, ndjenjë që gufon
Me qiellin e kaltërt dhe pemët gjelbëruar
Malli nostalgjik përherë më rrethon.
Nuk qava atëhere
kur loti e shtronte
shtratin e rrjedhës së vet
Lotin që e përpija
kishte shije të hidhur
Valle më mbështillej
loti në qerpik
kur pikonte në zemër
U rrita me shpresën
dhe me ëndrrën e lotit
që krenarine ma bën më të fortë
Loti im ende
pikon në zemër.
Është ëndërr apo realitet
Fryma e ngrohtë
Po prek shpirtin tim
– Jeta është jetë
Është ëndërr dhe realitet…