***
Mos më kërkoni ndër varre
Se jam akoma në jetë
Edhe pse e rrethuar me halle
Jam mikja e juaj e vërtetë…
a@p
“””””””””””
***
Minutat shekuj jane
Heshtja gelltit pritjen
Zemra shpejton ritmin
Endrra, mengjesin pret…
a@p
“”””””””””
***
A t’i gëzohemi ditës së re
Apo t’i qajmë hallet e vjetra
Bota atëherë kopësht me lule
Tani e mbushur skeleta…
a@p
“””””””””
***
Qetësisht shpirti lulëzon
Vetëm Zoti ate e ndjen
Kur ëmbëlsisht bari gufon
Mrekulli e mbulon dhenë.
a@p