4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Ajete Pavata

ÇUDI
Jo, nuk paragjykova
Ishte një parashikim i rastësishëm
Dhe në fakt zhgënjimi erdhi
Nga ëndrra e sapofilluar
Ju që dorë miqësie më shtrini
E heshtjen time mirëkuptoni
Në pafajësi nuk më gjykoni
Për gjykimet e parashikuara…
Nga libri:-
“Derdh ndjenjën e rilindur”
“””””””””””””””””””””””””””

DKRS NË PEJË –
NEGLIZHUESE, INJORUESE, MOSBASHKËPUNUESE…
MOTOJA – NUK PUNOJMË ME PALË !
Ka kohë, muaj e vite që kemi ofruar dhe kontribuar së bashkëpunuari me Drejtoratin Komunal për Kulturë,Rini dhe Sport në Pejë,me të vetmin qëllim t`i kontribuojmë vlerave kulturore ,sidomos atyre letrare.Pa hamendje jemi përpjekur të jemi në nivel të kërkesave krijuese letrare,si qasje parimore e ruajtjes së koordinimit të ndërsjellë.
Në periudha të caktuara angazhimi kishte deri diku mirëkuptim nga Drejtorati për Kulturë dhe sukseset ishin të përbashkëta në paraqitje të shumta manifestimesh letrare dhe vlerash tjera kulturore,sidomos në emancipimin e fjalës së shkruar midis të rinjve krijuesish shkollarë.
Por ,në rethanat e krijuara së voni,tash e dy vite,ky bashkëpunim u zbeh dhe ra në heshtje.Thjesht,njëanshëm.Drejtorati nuk ofroi as nuk miratoi ndonjë bashkëpunim institucional.Pa përkrahje dhe mbështetje të duhur institucionale mbeten varg krijuesish letrar pejanë.
Ndërkaq,motoja NUK PUNOJMË ME PALË !,pusullë e vendosur në hyrje të derës kryesore të këtij Drejtorati,bëri që palët të mbesin jasht çdo angazhimi institucional.Dhe më e keqja,sivjet tepër neglizhencë në kryerjen e obligimeve në raport me ata që ndihmojnë dhe kontribuojnë në mirëvajtjen e synimeve zhvillmore kulturore në nivel komunal.
Ftesa e bërë për aplikime subvencionesh u plotësua,jo vetëm nga OJQ por edhe nga inidvidë krijues.Ndër ta isha dhe unë ,me një kërkesë përkrahjeje subvencioni.Të gjitha kushtet e duhura të plotësuara dhe aplikimi im nga komisioni vlerësues u miratua.Por nuk ka përgjigje tash e gjashtë muaj.Heshtje e pa arsyeshme në përgjigjen e duhur,që parashihet dhe me ligj brenda muajit të informohet aplikuesi.
Ajo që brengos,është se Komisioni vlerësues për subvencioni ka kryer punën e vet,ka bërë vlerësimet dhe miratimet e duhura.Por,ndarjet janë bërë me seleksionim.Dikujt po e dikujt jo.Mjete këto që disponohen nga i vetmi person zyrtar,e që ndarja bëhet sipas kutit personal,dëshirës dhe animit individual.Kjo është mospërgjegjësi dhe injoruese në raport me ata që meritojnë të përkrahen.
Deri kur kështu të pësojmë është çështje që preokupon secilin autor letrar,dhe jo vetëm në këtë sferë por edhe në angazhime tjera kulturore.
Ky mosbashkëpunim,kjo injorancë dhe nënçmim i krijimtarisë letrare në raport me autorët e shumtë në qytetin tonë ,është e patolerueshme dhe kërkon përgjegjësi.
Unë pakursim dhashë mund e përpjekje së angazhuari në këtë Drejtorat,por asnjëherë nuk u vlerësova ashtu si duhet dhe mbeta pa mbështetje të vazhdueshme nga ky insititucion.
Diçka duhet ndryshuar në qasje ndaj kulturës nga përgjegjësit e kulturës në Pejë. Jo vetëm administratë ditore, por edhe vlera krijuese kulturore i duhen qytetarëve pejanë.
Me konsideratë, Ajete Pavata, poete
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.