7.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Ajete Pavata

NJË GUR I BARDHË SI PLIS
(At Gjergj Fishtës)Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

NJË GUR I BARDHË SI PLIS
(At Gjergj Fishtës)
Në hyrje të fshatit Fishtë
Është kroi i Klishës së vjetër
Dhe një guri si plis i bardhë
Që e lidh tokën me qiellin
Dhe me mrekullinë hyjnore
Të Mrizit të Zanave…
Brenda këtij gurit të bardhë
Është thirrja e Lahutës së Malcisë
Dhe shpirti ynë – gjashtëqind vjet
Në luftë me barbarët –
Që na duan të leçitur e t’uritur
Rreth sofrës së përgjakur…
Guri i bardhë është drita e Mrizit të Zanave
Që n’emër t’atit e t’birit të shenjtë
Me zërin e At Gjergj Fishtës
Shqip e këndon himnin e ringjalljes
Për tokën plot me bar e lule
Dhe qiellin me rreze e zogj
Që fluturojnē e nuk bien kurrë
As kur ua prejnë flatrat.
Në hyrje të fshatit Fishtë
Është kroi i Klishës së vjetër
Dhe një guri si plis i bardhë
Që e lidh tokën me qiellin
Dhe me mrekullinë hyjnore
Të Mrizit të Zanave…
Brenda këtij gurit të bardhë
Është thirrja e Lahutës së Malcisë
Dhe shpirti ynë – gjashtëqind vjet
Në luftë me barbarët –
Që na duan të leçitur e t’uritur
Rreth sofrës së përgjakur…
Guri i bardhë është drita e Mrizit të Zanave
Që n’emër t’atit e t’birit të shenjtë
Me zërin e At Gjergj Fishtës
Shqip e këndon himnin e ringjalljes
Për tokën plot me bar e lule
Dhe qiellin me rreze e zogj
Që fluturojnē e nuk bien kurrë
As kur ua prejnë flatrat.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.