Poetia Ajete Pavata vjen ç’do here perpara lexuesve me nji te re,nji krijuese e spikatur qe nuk duhet lene ne harres,krijuesit e mire jane ne mesin tone,ti promovojme dhe tu japim vleresimin e merituar.
Gjin Musa,gazetar dhe botues.
Syri mjegullon shikimin
Loti perkujton ditet ne ikje
Ashtu te zhgenjyera vajtojne
Premtimet qe ne heshtje u permbysen.
a@p
Asnjëherë nuk arrita të të them
Fjalët e zemrës nuk i them dot
As Zotin, jo, nuk e gënjej
Ç’farë s’të thashë dje nuk mundem as sot.
a@p
Loti eshte fjale
Loti eshte dhimbje
Loti eshte gezim e jete
Buron nga zemerplasura
Qe shpresen ne heshtje therret…
a@p
ISHTE
Ngjyra e kuqe, dashuri
Verë për t’ngehur dolli
Trëndafil, dhuratë për hijeshi
Ngjyrë gjaku, derdhur për Liri!
“””””””””””””””
Ne rinine time
ishte koha
kur kaleroja heshtjen
ishte koha
kur kaleroja vetveten
Atebote vitet e mia
paten vetem dy stine
Me munguan
lulet e para te pranveres
me munguan
dhe unazat e vjeshtes
E sot
rinine time
e gervisht me kujtime
“”””””””””””””
Bukuri behari
Cicerime e zogjeve
Dite vere n’pranvere
Fole shtegtaresh
Je ti, i shtrenjti
Memedhe!
a@p