10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Akademik Dibran Fylli

 

Filozofia e Hasan Prishtinës në vetën e parë shumës!

Fotografia e Dibran Fylli
Recension nga Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami,Ph.D 
AI QË SHKRUAN PËR HASAN PRISHTINËN DINË TË DREJTOJË KOMBIN NË RRESHTIMIN E HISTORISË SEPSE KA PËR STUDIM NJË HERO EMBLEMATIK
Fotografia e Dibran Fylli
Akademik Dibran Fylli, HASAN PRISHTINA,
 Prishtinë 2017, f. 240
Filozofia e Hasan Prishtinës në vetën e parë shumës!
“Kur mbante mbledhje Parlamenti turk, atje haptas i njoftova: nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të shpërthejë revolucioni. Dhe, ndër të parët që do ta kapë armën, do të jem unë. Si shenjë se ka filluar kryengritja do të jetë: “Kur t` i mbathi OPINGAT, do të dal në DRENICË. Dhe e mbajta fjalën…”.
Hasan Prishtina
Pasha gjakun ilir, nuk ka jetë dhe fat për ne, pa u çlirue nga të huejt dhe pa u bashkue teritoret shqiptare”!-
Hasan Prishtina

“Gjendja e rëndë dhe dëshpëruese e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jugosllavi më detyroi që sërish t` i drejtohem Lidhjes së kombeve me lutje që të marrin masa për ndihmë për një popull të terrorizuem..”

Hasan Prishtian

“Derisa Jugosllavia në mënyrë paqësore nuk e pranon RIDEFINIMIN e KUFIJVE, me çka shqiptarët do të kenë mundësi t` i kthejnë territoret që i takojnë, ata nuk do të jenë të kënaçun me formimin e shtetit shqiptar me kufijtë e vitit 1912”.

Hasan Prishtina

“Rrugën e tradhtisë as e kam shkelë e as që do ta shkeli ndonjiherë, …. Mue nga ideologjia ime patriotike nuk mund të më largojë as ari i gjithë kësaj bote, as mallkimet e të gjithë anmiqëve”.

Hasan Prishtina
“Vëllazën! Kosovën dhe të gjitha tokat shqiptare do t` i ÇLIROJMË, do t` i BASHKOJMË dhe vetë do t` i qeverisim kah nji ardhmëni e lumtun. Evropa dhe fqijët nga ne kërkojnë që atdheun ta TRAJTOJMË si mall tregtar. JO, asnjiherë”!
Hasan Prishtina.
“E sollëm ALFEBETIN dhe hapëm disa shkolla. Disa fëmijë të Koasovës ia dërgova Luigjit (Gurakuqit-hb) në shkollën e mësuesisë në Elbasan. E tanë pasunia m` u shkri për hapjen s shkollave në gjuhën shqipe”!
Hasan Prishtian
“Do ta luftojmë kolonizimin e Kosovës me sllavë, do ta luftojmë shpërngujen e shqiptarëve në Anadolli. Nuk do të pajtohemi me asnjë padrejtësi, pa e la me gjak tokën tonë Ilire. Trojet tona nuk janë monedhë tregu qoftë nga tradhtarët, qoftë nga të huejtë”!.
Hasan Prishtina

Vlerësim ndryshe nga ata që shndërrohen në lojë fjalësh, sepse autori dhe titulli shtjellues janë shumë të posaçëm, për vogëlsinë time.

Nëse shkruan për Hasan Prishtinën, duke u pasuruar me dokumente, qofshin ato për apo kundër tij, aty fiton bindjen se prej tij mëson filozofi urtie. Së këndejmi, për dallim nga BIOGRAFITË tjera, ku ka edhe skajshmëri politike, dhe dështime shkencore, zakonisht të padokumentuara, Akademik Dibran Fylli, si shkrimtar që e njeh “fiet e holla” të etnopsikologjisë popullore, ka dëshmuar se edhe politika mund të humanizohet, nëse i qasësh me urti gnosologjike dhe dashuri objektive, sepse ke kënd ta nderosh si persoanlitet emblematik.

Në fillim të këtij shkrimi recensial, jam i obliguar të theksojë se më 1973 e kisha të lejuar për temë të magjistraturës Hasan Prishtinën. Nuk isha i vetëdijshëm se me çfarë temë isha kacafytur.

Kisha lexuar një monografi që aspironte këtë njeri ta rreshtojë në revolucionar dhe patriot.

Nuk kishte studim monografik tjetër pra përpos ai i Ajet Haxhiut, Hasan Prishtina, Tiranë 1964.

Po edhe në këtë monografi, kisha informata se është thënë vetëm nja 25 % të veprimtarisë së Hasanit kryengritës, orator, mecenë dhe themeltar i arsimimit shqip të fëmijëve shqiptar, madje dhe largpamës.

Po, e dija se Hasani është dënuar me vdekje disa herë: nga xhonturqit, nga serbët, nga “jugosllavët”.

E kisha pranuar me entuziazëm temën, sepse askush nuk e dinte se më 1912 Hasan Prishtina kishte qenë në Llap, në pikën kufitare të Përpellacit dhe Merdarit tri herë, për ta përgatitë shqiptarinë për kryengritje, dhe pastaj, për mbrojtje të tokave shqiptare, nga okupimi serb.

Fotografia e Dibran Fylli

Atë fjalim të “Hasan Begut te vendi “Dushku i Fushës”, të vjetrit e dinin sikur ta kishin inçizuar. E kisha të shënuar çdo detal, të shprehur aty.

Po, e kisha atë fat që të mësojë prej tyre se ku ishim në rrafshin kombëtar në ato rrethana kur po ndryshonin epokat historike.

E kisha mësuar edhe një “tragjedi” se jo vetëm Fallanga Ballkanike por edhe gjashtë Fuqitë e Evropës (Anglia, Franca, Rusia me një anë dhe Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia) luftën shqiptare e kishin akuzuar se “Arnautët po luftojnë për t`ia zgjatë turkut jetën në Evropë”.

E nuk ishte ashtu. Ky “zanat” i masonerisë evropiane do të na akuzojë më 1918-1924 se “po luftojmë për ta mbrojtur Austro Hungarinë”, e nuk ishte ashtu.

Edhe më 1944/45 Jugosllavët dhe aleatët e tyre do të na akuzojnë se: “po luftojmë për ta ndihmuar nazizmin gjerman”, e nuk ishte ashtu.

Edhe më 1989-1999 do të na akuzojnë (natyrisht me metamorfoza-hb) se “jemi Ushtri terroriste”, e në të gjitha etapat doli në fund se nuk ishte ashtu.

Pra Hasan Prishtina, të zbërthehet: pse ka luftuar, do të kuptoi i tërë civilizimi botëror se luftën çlirimtare e kemi bërë me kohë dhe pa vonesë, por jemi gjykuar para kohe dhe kemi pësuar gjatë saj me dekada si Kosovë martire dhe fatmurge, siç thot Dr Xheladin Deda më 1913 si student.

Pas katër muaj leximesh dhe hulumtimesh arkivore, edhe pse e aprovuar, tema Hasan Prishtina, mu refuzua sepse nga Tirana erdhi “haberi”: “Se nuk duhet të shkruhet më shumë se Ajet Haxhiu për Hasan Begun”.

Nuk reagova dhe tani (2019) mund të them se për Hasan Prishtinë janë shkruar gjashtë monografi.

Kjo e Dibran Fyllit është e veçantë. Për çka. Sepse sjellë të dhëna të trungut dhe urtisë jo vetëm të një familje, por edhe të një NAHIE-DRENICA kokëlartë gjithmonë.

Dibrani sjell dhe episode të zhvillimit familjar, sepse sjellë histori të mjaftuar që prodhon histori të re, për t`u bindur se kemi të panjohura shumë më tepër, pra kemi histori që na mungon sepse nuk e njohim, sepse shkencës që quhet MËSUESE E JETËS, iu kemi ngjitur për ta ndihmuar me kuadro që prej saj kanë provuar të benefitohen, të përfitojnë financiarisht.

E kur Historia të peshohet me “vlerë të shtuar” atëherë atij që e kultivon duhet të dihet se i “ka humbur rruga në oborr”.

Dha ZOTI dhe prej Rrugës së humbur na nxori ADEM JASHARI dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Megjithë këtë, dikush që e ka sabotuar po mundohet për çdo ditë më ia shpronësuar kreditin dhe vlerën. Keni këtë vërejtje në kujtesë shqiptarë!

E di gjatë këtyre 40 vjet hulumtimesh nëpër arkiva, se si është trajtuar Hasani në Londër, në Paris, në Vjenë e Romë, por më tepër e di se si është programuar që Hasani të vritet nga nëntoka e Moskës, Athinës, Stambollit, e mbi të gjitha nga mafia masone e Beograd dhe e Tiranës deri në disa segmente deri më 1962.

E di, se më 1962 dhe 1983 KRYEHEROIT të Kosovës (Hasan Prishtinës) i është “ngulë” në biografi një “tradhti” e cila ka jetuar në kokat e studentëve dhe hulumtuesëve shkencor, deri më 2002, e që ka pasur për qëllim që të mbetët si e “VËRTETË” se: “Hasan Beg Prishtina më 28 XI 1912 ka mbajtë fjalim në Parlamentin e Turqisë”. Ishte ky një sajim intrigë e shekullit, që vetëm “kominternistët” lindor dhe “makivelsitët” perëndimor dinin ta thurin dhe trillojnë.

Nuk kisha rrugë tjetër, përpos që ta hulumtojë detalisht se ku kishte qenë Hasani më 28 XI 1912. Këtë detyrë ia kisha shtruar veti më 1975. E demantova nuk e demonatova me fakte, njerëzit e “niveleve” kishin krijuar bindje se vërtetë “Hasani i kishte dy fytyra, njërën për komb, e tjetrën për t`i shërbyer Anadollakut”.

Kjo e dyta ishte akuzë e rëndë dhe nuk e kam besuar kurrë. Lidhur me këtë, kurrë në jetë, edhe po t`i shkruaj edhe 100 libra, nuk do të gëzohesha më tepër kur u botua demanti im dhe Hasan Prishtina doli i DLIRË, patriot dhe i pathyeshëm, sepse na duhej një dritëdhënës i tillë.

Po, me fakte u vërtetua se Hasan Prishtina më 6 nëntor 1912, është arrestuar në Shkup nga okupatori serb, dhe menjëherë është transferuar në burgun e Beogradit në Kalemegdan.

Madje, publikisht, pas atij shkrimi, Bac Adem Dema e shpalli se është nxënës i Hasan Prishtinës. Po këtu, nuk është kulmi.
Në librin studimor etnografik dhe sociokulturor dhe politiko-historik të Akademik Dibran Fyllit, Hasan Prishtina, mësojmë risi të detalit dhe të tërësisë, që rrëfejnë në vetëm e parë shumës, sepse Hasani (për këtë shkruan Dibrani) duhet të bërët Abetare e popullit: i pa shibla, luftëtar, i thjesht, e i paepur, trim dhe liberator kryengritës dhe ideator shteti për krijimin e shtetit shqiptar, por i ndjekur dhe i sharë e urrejtur deri në vdekje, pasi që AI do të luftojë deri në vdekje, për një kauzë të drejtë.

E atë kauzë Dibran Fylli e kupton si një ujë që rrjedh prej kroit në gojë të barinjve arbëror, të cilët Hasani i ngritë në luftëtarë më 1910, më 1912, më 1915, më 1919- deri në vdekje, të gjithë në kryetrima nga Kulina e në Crarralevë, nga Kaçaniku e në Shkup, nga Shkupi e deri në Junik e Drenicë, por kurrë që të mendojë se të krijoi liri për shqiptar e robëri për të tjerët.

JO, Hasani lirinë sipas fakteve të Dibran Fyllit e kupton si mall i përbërë nga ajri, i cili i ushqen të gjitha gjallesat- njësoj, sa kanë nevojë, aq ka leje të konsumojë, por pa e dëmtuar tjetrin që nuk është as i kombit, as i religjionit e as i racës së Hasanit legjendar, si soj i arbërit të moçëm.

Për Hasanin janë shkruar studime biografike interne shtetërore, që nuk janë botuar kurrë, por u kanë shërbyer profesionalistëve shtetëror për të mësuar politikë dhe filozofi Hegeliane.

Po, janë shkruar 11 biografi interene shtetërore në Serbi nëpër kohë të ndryshme, 2 biografi janë shkruar në Francë, 3 në Rusi, 3 në Turqi, 2 në Bullgari, 4 në Vjenë, 3 në Itali, 2 në Greqi-të gjitha shënojnë një emërues të përbashkët në prapaskenë se: Kombi i Hasanit dhe Hasani nuk duhet lejuar si BINOM të ketë shtet, mu pse Hasani luftonte në çdo etapë për komb dhe shtet etnik, më të katër vilajetet” në NJË, për çka TAPI e kishte shtrirjen e shqiptarisë dhe përqindja e saj në jetë den baba den AUTOKTON.

E vërteta për Hasan Prishtinën, kush jetonte në hapësirën jetësore shqiptare duhej të ishte “milet” (qytetar) i lirë dhe sovran. E kjo shkollë ka vrarë larg synimet imperialsite të fqinjëve.

Për këtë fakt guximi i Akademik Dibran Fyllit, që të shkruaj edhe ky monografi për Hasanin e kuptoi se ky shkrimtar akademik, do të na thot diçka më tepër se të tjerët, sepse dinë të bëjë film për dallim prej autorëve tjerë, sepse është shkrimtar e shkrimtari hynë më thellë në limfat e kombit se sa çdo historian.

E filmi dhe romani historik, ka një botë tjetër që peshon në argumente, peshon në libra të shkruara, por Dibrani është me dituri që dinë të bëjë edhe libër HISTORIK, si në rastin konkret, por dinë të bëjë edhe film dhe drama që pasqyrojnë imtësitë e jetës në çdo grimcë të saj.

Të dy obligimet Akademik Dibrani i kryen në të njëjtën kohë, sepse publikimi shoqërohet edhe me një DVD, që kurdoherë mund të lexohet Hasani si në pasqyrë, madje duke dëgjuar edhe nëse je i verbër.

Psikolog është Akademik Dibran Fylli, është ai që ia dinë hallet çdo krijese të gjallë, sepse është shkrimtar i mirëfilltë.
Akademik Dibran Fylli shkruan me një stil të rrjedhshëm se si Hasan Prishtina ishte i përkushtuar që të digjet si qiri, për t`u siguruar shqiptarëve arsimim, sepse kombi kishte sharruar thellë në padituri, prej kah vijnë pasojat e mjerimi dhe robëria bëhet dyfish më e egër.

Lidhur me këtë Akademik Dibran Fylli e studion Hasanin edhe në fushën e ndikimit ontologjik dhe etnologjik, madje historiko civilizues në stilin e filozofisë racionaliste “Cogito ergo sum” (Mendoi pra jam!) për të nxjerr prej veprës Hasanit një aksiomë jetësore dhe politike kombëtare tjetër, sepse Hasani në politikën shqiptare është si HEGELI në filozofinë botërore, por shumë më të thellë dhe më revolucionar, më pregnant sepse zbulohet me lufta dhe argumente duke pohuar: mendoi, flas, punoi, pra jam këtu SHQIPTAR, me TAPI.

Ky nivel filozofik i të menduarit ka një porosi edhe më të thellë humanitare, ka një kërkesë plebiscitare popullore që me punë fizike dhe djersë intelektuale të nxirret kombi nga gremina e prapambeturisë, të nxirret kombi i rreshtuar pa hezitim dhe duke e përplasë dilemën që ishte ngulitur te disa “turkoshakë” dhe hafie në favor të serbit, grekut, turkut e italianit, austriakut e rusit, të cilët si në orkestër po luftonin “nën tavolinë”, që shqiptarizmin ta shfarosin për njëherë ose në tapa.

E këtë synim Hasan Prishtina e kishte mësuar si i pari ndër të parët, prandaj ishte “krushku i parë kryengritës në çdo etapë historike”, si e quante Fan Stilan-Noli. Hasani në veprën e Akademik Dibranit na del se e njihte në TRI RRAFSHE çështjen shqiptare: e njihte në gjerësi, në lartësi dhe në gjatësi, pse të cilave kombi nuk guxon të lodhët, sepse çdo rrugë i ka ngatërresat e veta.

E këtë faktorin e fundit (gjatësinë e luftës), për ta mbajtur luftën për Hasanin, shqiptarët e kishin dobësinë më të madhe, sepse shqiptarët kryengritës po, por ushtri të rregullt nuk kishin.

Prandaj me luftë speciale për një javë e tri ditë, mendonin se vuloset fati i luftës (fitores ose humbjes sikurse në Mesjetë!

E koha e shpatës kishte mbaruar në pakthim-hb). Këtë plagë shqiptare Hasani e kishte studiuar me vite dhe pa krijimin e shtetit nuk kishte gjetë “derman” se do të dali në krijimin e fitores faqebardhë.

Por në bazë të biografive sekrete, Hasani e dinte se shqiptarët nuk ka shansë ma të i ktheheshin prapa, duke i konvertuar me premtime në tarafe humbëse, sepse as krishterimi nuk ishte pranuar në shekullin e parë të Erës sonë, me aq zemërgjerësi.

Sepse Hasani do të konstatoi se në mes shqiptarëve të krishterë (Ortodoks e katolikë) kishte pasur më shumë kokë qarje dhe mosdurim se sa në mes të krishterëve së bashku dhe myslimanëve, tërësisht. E as islamizimi nuk ishte përqafuar si metabolizëm që krijon favore pa e “përtypur ushqimin”.

E Evropa, sipas dokumenteve që ende nuk janë plasuar në publik për Hasanin dhe Epokën e tij, e kishte një projekt, atë të Hamjakovit, që të frymoi në çdo cep të saj si e krishterë, pa marrë parasysh se Roma dhe Konstandinopoja ishin në luftë të heshtur, por të pa përfunduar.

Dhe lufta “kryqzatë”, mbeti e pa përfunduar në mes OSMANLISË dhe EVROPËS, për t`ia FAKTURUAR dhe përplasur me SHPËRNGULJE, SHPRONSIM DHE SHFAROSJE tërë masoneria “kryqzatë”.

Kombit shqiptarë gjatë shekullit XIX dhe XX-të, tërë atë hasmëri mileniumesh (476-1354 e tutje deri më 1923), viset shqiptare mund të quhen si thotë Akademik Dibrani “tokë e mbjellë me varre”. Hasan Prishtina e kishte mësuar “këtë peshë që ia then kurrizin çdo populli” qysh në studime e në shumë takime pastaj, me të huaj (evropian e aziatikë).

Hasani e kishte hetuar këtë synim dhe ua thoshte në sy të gjithëve, ua përplaste në fytyrë të gjithë ambasadorëve në Stamboll dhe mu për këtë u shkruan aq “aktakuza” e gjykime në mungesë se: “Komb që ka pranuar islamin në Evropë është mundim për juve, që ta toleroni e lëre ma të prosperojë si i tillë në “kopshtin e juaj të marrëzive të inkvizicionit dhe territ inkludiv” të Perëndimit kur të u duhet ta akuzoni dhe të lindjes kur keni nevojë ta vrisni shqiptarin në stilin që e zbatuan sllavët pastaj gati për një shekull: -“Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”.

Prandaj keni vendosur që ta luftoni e shkallmoni nga çdo anë shqiptarinë, do të shpërthej Hasani më 1913, si po e masakroni sot duke e deportuar me 395 anije në Anadolli.

E një ditë kur të zbardhën pamjet, do të turpërohet Evropa se u kënaqën peshkaqenët nëpër Mesdhe duke gëlltitur shqiptarë fatmejrë-1914”.

Kështu që dënimi i Hasanit për tetë herë me vdekje (nga të dy krahët Perëndim – Lindje), nuk ka qenë i pa patentë nga gjashtë fuqitë evropiane (Anglia, Franca, Rusia, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia). (shiko: Karikaturën e gomarit “Albani” që më 1913, theret nga çdo anë me bajoneta të këtyre fuqive, plus fqinjëve që therin me ndonjë çaki të ndryshkur)!

Biografia e Hasan Prishtinës pra nuk është studim i rëndomtë, por bartë me veti një EPOKË historike që po vdiste dhe një ERË të re që po lëshonte shtat dhe po maturohej si lulet e pranverës.

E themi këtë sepse kombi shqiptar më 1913/14 u nda në shumë pjesë. Por u themelua, do të bindet Hasani, një Shqipëri Bregdetare dhe një Shqipëri Kontinentale me vetëdije më të lartë se ndarja ka qenë më vullkanike se sa bashkimi që do të na vente në gjumë triumfalist me plotë turkoshakë që kishin mbetë me sy kah Anadolli dhe dilingji që frekuentoni n’kryeqendrat e fqinjëve dhe atje bymeheshin me “kafe dhe para” sa që maratona pas tre flamujve për ta ishte pak, sepse në secilin flamur xhepi ishte më i fryrë. Me gjithë fryrjet KOMBI mbeti në shpresë se një ditë qoftë edhe me vargoj gjaku do t`i tuboi zogjtë në një fole.

E pse mos të lind një Azem Bejtë, Nazim Gafurr, Emin Durak, Shban Polluzhë, Adem Demë, Adem Jashar, që atë shpresë të plasoi aty ku duhet në zemrat e djalërisë, që e kthejnë beharin e pranverës, e realizojnë lirimin dhe ia sigurojnë Tapinë Dardanisë së Hasan Prishtinës.

Me libra për Hasanin, vendit i shtohet nga një tapi shtesë, sikur shtyllat e gardhit arbëror, që mos të lakohet kurrë.

Me Hasanin të huajt nuk mund të luanin, sepse i kishte informatat. Lidhur me karakterin e të qenurit deputet në Parlamentin turk (1908-1912), Hasani i shfajëson të gjithë ata që vijnë pas tij e që ishin deputetë në një parlament të Okupatorit, por me një kusht, që të ia bëjnë me dije në çdo çast se liria e shqiptarit ka çmim.

E sa i takon Luftës parë Ballkanike, Hasani do të shpërthej para Arqibad Rjasit dhe Llav Trockit, që ishin doajen të gazetarisë evropiane në Ballkan se:
“Të gjithë oficerët e lartë në Luftën ballkanike ishin nga fuqitë evropiane, nuk ishin as serb, as montegrinë, as bullgarë e as grekë. Këtë fakt ne e ndjejmë fare mirë”.

Dhe kur jemi te ky fakt, kur jemi të përkushtimi i juaj për liri dhe civilizim, atëherë pse nuk na ndihmuat neve shqiptarëve kur e çliruam Vilajetin e Kosovës deri më 26 gusht 1912, dhe synuam të ia mësyjmë Vilajetit Manastirit, drejtë Selanikut pastaj, JU erdhët në Shkup dhe na konfirmuat se;
-“Çfarëdo rezultati të ketë lufta juaj, ndryshim të kufijve të Perandorisë Osmane nuk ka (!!!).

E pse lejuat ndryshim të kufijve pas dy muajve (?), kur ne e shkallmuam okupatorin anadollak në çdo aspekt. Këtu pushon hipokrizia JUAJ në çdo epokë, sikurse që pushoi më 1878-1912. Këtu jemi dhe do të mbijetojmë si stralli- thot Hasani në maj 1914 në Shkodër”.

Pra, Lufta Ballkanike nuk ka qenë antiturke por antishqiptare, sepse tokat shqiptare janë okupuar nga malazezi, serbiani, greku e kush jo, se mbi 1 milion shqiptarë janë dëbuar me dhunë në Anadoll 1912-1914”.

Këto fakte Hasani i shprehë jo për akuzë, por për mbrojtje, sepse trojet e okupuara duhet t`u kthehen shqiptarëve.

Të përfundojmë: Akademik Dibran Fylli me një gjuhë që kuptohet shumë lehtë, nga çdo kategori lexuesish, me një eksplikacion shtrues e plason Hasanin para lexuesve si një figurë që shkëlqen në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, që mbjellë frikë në çdo zyre krajlive të fqinjëve dhe më gjerë, sepse ishte nga një trevë që kurrë nuk është dorëzuar para asnjë okupatori dhe atë edukatë e ka shpërndarë edhe te kombet tjera.

Në vend të përfundimit përmbyllës

Studimi i Akademik Dibran Fyllit, Hasan Prishtina stërnip… mbështetët në një kompozicion funksional dhe eksplikativsht të ndërtuar në çdo aspekt drejtë, sepse me lehtësi kuptohet se Akademik Dibrani është mjeshtër i shtjellimit të veprave të mëdha, që kanë peshë specifike në rrjedhat e historisë.

Ta fitosh këtë nivel të diturisë është punë shumë e vështirë, por që të plason para publikut lexues me faqe të bardhë.

E kur t`i shtohet këtij konstatimi edhe stili aq narrativ dhe i lehtë historik, në vetën e parë njëjës, kuptimi i realitetit në studimin e Dibranit, është dyfish më edukativo-arsimor, më kultivues i kulturës, jo përmbi klasën dhe mbi njeriun, por për publikun dhe thjeshtësinë e njeriut kreativ dhe civilizues.

E deri te ky nivel socio historik shkencor, autori ka ardhur duke përdorë dokumente (argumente), sepse historia pa argumente është si bari pa lagështi.

E kur jemi te ky nivel i prezantimit lehtë është më e gjetur argumentin (Heuristika si shkencë ndihmëse e historisë, për mënyrën e zbulimit të fakteve-hb), por është vështirë me e plasua argumentin dhe atë rrafsh, si të plasuar nuk ka askush të drejtë të përshtatë, të shartojë, sepse kohës dhe individit, shoqërisë i sjellë dilema, i faturon faje, nëse e shtrembëron realitetin. E kur ke punë me Hasan Prishtinë, ke punë me zërin e Kombit dhe të Zotit.
Në lidhje me atë u tha më lartë, për Akademik Dibran Fyllin e kam një porosi miqësore.

Ka plasuar në ribotimin e vitit 2017 tekstin Hasan Prishtina, “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912”, botuar në Bari më 1925.

Kështu si është botuar te hulumtuesi i ri ngritë dilema (!), sepse shumë pjesë janë munguar. Aq më parë kur kemi të bëjmë me një personalitet si Hasan Prishtina që sot ka emër të dëlirë se është i përkryer e brilime tjera politike sikurse Frojdi në Psikoanalizë, nivele luftarake dhe kombëtare gati në nivel të Gjergj Kastriotit Skëndrebeut.

I riu duhet të kuptojë se personalitetet e këtilla, i niveleve të këtilla, nuk është pa të meta, por atë që i ka thënë duhet respektuar dhe pastaj fillon rrahja e çështjeve a ka pasur të drejtë bie fjala të thotë për Isa Boletinin atë që e ka thënë, a ka pasur të drejtë ta thotë për Nexhip Dragën, atë që e ka thënë, apo jo, gjithnjë duke e krahasuar mendimin subjektiv të Hasanit me dokumentet e proveniencave tjera dokumentare.

E kur jemi të qëndrimi ndaj Isa Boltetinit në Shkup, duhet peshohet me fakte akuza e Hasanit.

Dokumentet tjera të kohës e nxjerrin jo vetëm Isën, por edhe ata që ishin pranë tij, se nuk kanë pasur synim “çlirimin e sulltanit në asnjë variant”, por kanë lëshuar një “kauzë” që është keqinterpretuar qoftë edhe nga Hasani famëlartë.

E Vërteta, jo Isa, por aty ishin edhe ca intelektualë dhe diplomatë me famë botërore (shqiptar si doajenë të diplomacisë) dhe fjalinë: “Po shkojmë për Selanik për ta çliruar Sulltan Abdylhamidin…”, ishin vetëm një hudhje mjegulle për ta fshehur qëllimin e kryengritjes shqiptare në Vilajetin e Kosovës, që ia dridhi themelet Stambollit, por i frikoi edhe të gjitha politikat koloniale ballkanike dhe evropiane se: “shqiptarët do të avancohen në kombin-shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

E, këtë e thanë: francezi dhe austriaku me rusin në Shkup, 26 gusht 1912. Ishte fjala pas çlirimit të Vilajetit të Kosovës, se Isa Boletini, mendonte se kryeqyteti i Kosovës u “çlirua”, ejani të kamuflohemi e ta çlirojmë edhe Vilajetin e Manastirit, e pastaj ia mësyjmë Selanikut që synohej të integrohej në Shqipërinë etnike, si thuhej atëherë.

Pra, kujtimet e Hasanit duhet të botohen si tërësi e duke i botuar duhet botohen në mënyrë kritike, duke sjellë po në ato faqe, referenca edhe dokumente të plota se në çfarë kontesti është thënë “po shkojmë për Selanik…”, pa e përmendur Manastirin, për çka do të ngriteshin kundërshtarë të tjerë bie fjala- bullgarë dhe grekë, që aspironin okupimin tinëzisht të tij, sepse aspiratat serbo franceze dhe ruso panësllave ishin zbuluar në tërësi shumë kohë më parë.
Ende nuk e kemi thënë atë që duhet.

Posa u çlirua Shkupi, aty erdhën tre misionarë evropian: një rus, një austriak, dhe një francez. Është çudi se si Hasani këtë fakt nuk e përfillë kurrë, por e kritikon Isën me të cilin ngriti front më 1915 kundër Serbisë në vijën; Plavë-Guci-Tropojë-Kukës-Lumë-Dibër. (me komandant Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri dhe Elez Isufi me kreshnikët e Dibrës).

Fronti dështoi jo me fajin e njërit prej këtyre, por me fajin e “punëdhënësit”- Vjenës, sepse filloi gjenerali Trollman të dyshojë se Shqiptarët nuk do ta përdorin armatimin që iu premtua në favorin e tyre, të ndërtojnë shtetin ashtu si projektonte Vjena, që Vlora t`i jipet Italisë dhe disa “Çoshe”, madje edhe Elbasani Bullgarsië, e kështu me radhë.

Ja pra sa na ka pasur për qejfi Vjena, e cila po ashtu Hasanin me shokë kur i shkuan për kryeshëndosh me rastin e vdekjes Franc Jozefit (1917), të 34 prijësit shqiptar e ku ishte edhe Hasani, Vjena i ngujoi-izoloi deri sa mbaroi Konferenca e Versajit. Tinëzi bizare e njëjtë me atë të burgosjes së Hasan Prishtinë, Nexhip Dragës, Idriz Seferit me shokë më 6 nëntor 1912 në Shkup dhe mbajtja e tyre deri më 1 prill 1913 në burgun e Kalemegdanit, atëherë kur Konferenca e Londrës kishte lëshuar verdikt se: “Shqipëria pranohet si autonomi, por nën sovranitetin e Sulltanit”.

Tjetër çështje është se konvertimet politike ngjanë më vonë, si do të ngjajnë edhe më 1919 në Versaje, ku edhe në rastin e parë (1913) edhe në rastin e dytë (1919 në Versaje) frika vdekjeprurëse, jo vetëm e fqinjëve por edhe atyre që nënshkruanin dhe vulosnin për çështje shqiptare, u vinte nga Hasan Prishtian.

Mu për këtë, dhe jo vetëm për këtë, si është rasti i betimit se do të hapi shkolla shqipe, Hasani ishte dhe mbeti edhe kur e vranë mortajë për politikat grabitqarë ndaj tokave shqiptare.

Prandaj edhe njëqind monografi për Hasanin të shkruhën janë pak. Por 7 sa janë sot janë edhe më pak, sepse ende nuk e dijmë peshën që e ka ky personalitet për shqiptarë.

Dhe nuk është e rastësishme kur Bac Adem Demaçi në pyetjen se: “Kush është Hasan Prishtina si stërnip i Abdullah VELIUT, do të shpërthej pa dilema: Jam NXËNËS I HASAN PRISHTINËS”.

Për Akademik Dibran Fyllin është nderë dhe respekt që ka marrë guximin të shkruaj për këtë figurë madhështore kombëtare.

Prishtinë, mars 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.