12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Akademik Gjin Musa

Gjithmonë bashkë, 11 kamionistë, burra e gra, të mbledhur si familje

 

Shembulli frymëzues i Miranda Dervishit, kamioniste në Firmën e vëllezërve

Mund të jetë një imazh i 1 person

 

  • Tani punojnë të gjithë bashkë. Secili ka firmën e tij. Vëllezërit kanë firmën e vet, po ashtu edhe motra, Miranda me djemtë kanë firmën e vetë.. Por janë gjithmonë bashkë, 11 kamionistë, burra e gra, të mbledhur si familje.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TRUCK 조대 1 រ KCK FP.968LC"

 

Janë me dhjetra e qindra rastet e shqiptarëve të famshëm kudo në botë, të fushave, moshave e profesionave të ndryshme. Por rasti i vajzës shqiptare Miranda Dervishi, duket disi i veçantë. Parasëgjithash kjo konsiston në prejardhjen e saj nga një “familje kamionistësh”.

Nëse drejtimi i një kamioni konsiderohet nga shumëkush si profesion vetëm për burrat, është Miranda Dervishi ajo që bën përjashtimin. Pa marrë parasysh rrezikshmërinë dhe lodhjen e stërmundimshme ajo është ndoshta nga të rrallat që ka aplikuar drejtimin e kamionit në shtetin italian.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në Shqipëri është diplomuar për Parukeri dhe Estetikë, profesion që e ushtroi për pak vite.

Në vitin 1995, kur ishte veçse 19-vjeçe, Miranda bëri udhëtimin e parë për në shtetin italian me bashkëshortin e saj. Aplikoi edhe këtu për pak vite profesionin e parukieres, por integrimi në këtë vend europian kërkonte sfida të reja. Ndaj dhe nga  viti 1999 deri në vitin 2004 Miranda frekuentoi shkollën e Guidës në Gallarate, Itali, për të marrë patentat: A, B, C, D, E, BE, CE, DE, KD, CQC, ISCRIZIONE AL RUOLO dhe për taxi…

Mund të jetë një imazh i 1 person

 

Ambicia për të qenë në të njejtën

gjatësi vale me progresistët italianë

"Enderr t'i bej xhiro me kamion Edi Rames',kerkesa e shqiptares, pjese e dinastise me 11 kamioniste

Me ambicien për të qenë në të njejtën gjatësi vale me progresistët italianë e të kombësive të tjera, në vitin 2007, Miranda, me bashkëshortin e saj, provuan të shkruheshin në shkollën Aeronautica në Vengono Superiore, për t’u bërë Pilotë Avioni.  Por nuk ju dha mundësia për arsye të moshës (e kishin kalur moshën 20- vjeçare.).

Porsa mbaruan shkollën për patentat e sipërpërmendura, Miranda Dervishit dhe bashkëshortit të saj, ju dha mundësia të punonin si kamionistë. Nisën të aplikojnë këtë profesion të vështirë, bashkë me vëllezërit e Mirandës, që ishin frymëzuesit dhe inkurajuesit e saj drejt këtij profesioni të vështirë.Top Channel/ Gra dhe burra, të gjithë kamionistë/ Historia e rrallës e familjes nga Ishmi

Pasi kishte marrë të gjitha patentat, dy vëllezërit, Altin dhe Arben Dervishi, që praktikonin këtë profesion bashkë me babain e tyre, Shaban Dervishi në harkoun kohor të pesë viteve (1998-2003) te firma Italiane  “Fr, lli, Catadori”, vlerësonin shkathtësinë dhe përkushtimin e saj për punën.

Dhe kësisoj, nga viti 2004, kur vëllezërit Altini dhe Arbeni hapën firmën e tyre, pa asnjë mëdyshje bashkë me ta do të ishte edhe e motra, Miranda, e cila nga viti 2004 deri në vitin 2006  punoi si kamioniste, duke bërë edhe rrugë shumë të gjata nëpër Itali e gjithë Europën.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ajo pohon me krenari se shpesh bënin rrugën e Anglisë që të shfrytëzonin vizën e përkohëshme. Punonin dopio shofer me kamionistët e familjes.

 

Kamioniste dhe nënë shembullore

Për t’u evidentuar është edhe fakti që ndërkohë që Miranda po merrte patentat, si dhe kur nisi të praktikojë këtë profesion me besim të patundur në vetvete, por rriste edhe dy fëmijë. Raimondin dhe Silvion.

Pikërisht nga domosdoshmëria e përkushtimit ndaj fëmijëve, për të qenë sa më pranë tyre, pas një eksperience pozitive ndrron vend pune dhe fillon si shofere autobuzi në rajonet e Lombardisë.

Eshtë vërtetë frymëzues rrëfimi i saj për punën dhe jetën familjare: “Edhe me këtë punë isha shumë e ngarkuar, por per t’u dhënë fëmijëve të mi diçka më shumë e bëja me vullnet dhe nuk thoja kurrë se u lodha përballë tyre. Më  dhimseshin shumë dhe i doja pa masë e do ti dua deri në frymën e fundit të jetës time. S’kisha kurrë kohë për veten time se u zgjoja në orën 4.00 të mëngjezit për të pregatitur familjen, e bëja gati çdo gjë deri nga ora 5.00 e mëngjesit se pastaj do shkoja të filloja punën. E në këtë mënyrë, fëmijët e mi bënin çdo gjë vetë duke ndihmuar njëri – tjetrin, që kur zgjoheshin, u lanin, hanin mëngjezin, u vishnin dhe dilnin të merrnin autobuzin te dera e shtëpisë….”

Dhe në vitin 2008,-vijon rrëfimin Miranda – erdhi në jetë engjëlli i tretë, Geni, që e kam rritur me ndihmën e dy djemve, se nuk kisha njeri afër që të më ndihmonte. Edhe bashkëshorti im, babai i tyre fillonte punën në orën 6:00 të mengjesit.

Miranda Dervishi, në fillim të vitit 2016, trasferohet në Pisa të Famiglia, ku fillon sërish si kamioniste në Firmën e vëllezërve. Por këtë rradhë vetëm. Pa bashkëshortin, me fëmijët akoma të vegjël në moshë.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Nuk e bëj këtë profesion për t’u dukur dhe për të treguar ‘shih se ç’farë bëj unë!’. Por për t’u siguruar fëmijëve të mi një të ardhme më të mirë e të sigurtë. Që mos t’iu mungojë ushqimi apo veshja”, -vijon rrëfimin e sinqertë Miranda. Për të, ky profesion nuk është kurrësesi si çdo punë tjetër. Sepse këtë rrogë që merr si shofere (autabuzi apo si kamioniste) nuk mund ta sigurosh nëse punon si puntore te një fabrikë.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pa marë parasysh vështirësitë e këtij profesioni dhe lodhjen e stërmundimin ajo vijon me përkushtim në këtë profesion, ndonëse është e ndërgjegjëshme se për një sekondë mund të batohesh, mund të humbësh edhe jetën! Jo vetëm tënden, por edhe të atyre që mund të ndodhen rreth teje. Mund të ndodhin aksidente, esplosione me kamion – cisterna…, ku në shumë raste është ndodhur te vendi i ngjarjes. Dhe ka humbur orë të tëra duke pritur që të hapej kalimi i rrugës.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Miranda Dervishi që ka gati 20 vite me këtë profesion, pohon se ka qenë me fat që nuk i ka ndodhur asnjë aksident.

 

Dhimbja për humbjen e vëlla Altinit

dhe dashuria e madhe për fëmijët

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Miranda thotë se bën shumë kujdes kur merr timonin në duar. Dhe nuk e harron një rast të vetëm kur ka thyer një xham të kamionit të vëllait.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Por gjithsesi prej afro dhjetë vitesh ndjen dhimbjen e humbjes së vëlla Altinit. E përlotur ajo rrëfen së në vitin 2013, për shkak të një aksidenti të fortë me kamion humbi jetën vëllai i saj Altini, 37 vjeç. Ishte dhe ka mbetur kjo një dhimbje e pashuar në shpirtrat e familjarëve të saj.  “Frika dhe rreziku në këtë profesion janë evidente çdo çast, por falë dashurisë dhe dhimbjes në shpirt për vëllain, nuk mund ta braktisnim këtë profesion. Se Altini e adhuronte, ndaj dhe ne foton e tij e kemi në çdo kamion”, tregon Miranda.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Gjithsesi gëzimi i saj janë dhe mbeten fëmijët. Dy djemtë tashmë të rritur kryen shkollën e Kuzhinës, se e jëma Miranda nuk donte që edhe ata të bëheshin kamionistë. Por edhe profesionin e kuzhinierit e aplikuan për një kohë të shkurtër, sepse kishin pasion kamionin, që të jenë sa më pranë nënës së tyre shembullore. Këtë pasion ajo ua kishte ushqyer që kur ishin fëmijë, kur i merrte në autobuzin e saj, apo dhe në eskursionet e të shtunave e të dielave. Edhe vëllezërit e saj ia merrnin gjithmonë me vete dy djemtë, duke i mësuar si ta spostonin kamionin në parking dhe të bënin xhiro.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Dhe jo vetëm djemtë, por edhe vajza e saj ka zgjedhur shkollën për Pilote Avioni. “Unë kisha deshirë që të bente shkollën e gjuhëve të huaja se është shumë, shumë mirë me mësime. Por do t’i jap bekimin tim. Që fëmijët e mi të marrin drejtimin e tyre në jetë, si të dëshirojnë, pavarësisht preferencave të mia”, pohon nëna 46-vjeçare e tre fëmijëve.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tani punojnë të gjithë bashkë. Secili ka firmën e tij. Vëllezërit kanë firmën e vet, po ashtu edhe motra, Miranda me djemtë kanë firmën e vetë.. Por janë gjithmonë bashkë, 11 kamionistë, burra e gra, të mbledhur si familje.

Athere kur donim te pershendeteshim me Miranden ajo me lot ne sy ja si i detikohet babait te saj.Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

Babi yn i dashur ,boni nje vit qe na la ne vetmi, Kaluan ditet, Kaluan muajt , kaloi viti ah mor Bab per Ty na u keput shpirti,, kemi ardh te vendi qe na keni rrit dhe gjithmone me krah hapur na keni pritur , te kerkojn Nipa e Mbesa te vendi qe ti e Ke bo drit, po’ nuk te shohin dhe shum jane merzit , nuk harrohet ajo dit 28 shkurti ora 12 kur ti i mbylle per gjithmon syt ,, te therrisnin dhe te qanin mbi krye Nipa, Mbesa dhe femijet ,ishe i rrethuar nga te dashurit e tu , qe tu luteshin per te mos  shkur ,,,i gjith fisi na don dhe na dhuron shum dashuri ,, jemi te dashur dhe te respektuar nga cdo njeri ,, po’ vendin tende mor Baba kurr se zen njeri,,ne te kishim bab , te kishim shok , te kishim vella ,,qe diten kur na le, shpirti yn esht shume i vra,,,Ti per ne ishe drejtues , ishe mesues, ishe nje shembull i vecant ne kete bot ,,ike dhe na le nje dhimje shume tè Fort,,me mesimet e tua kemi per te vazhduar ,  , ti paske patur nje peshe shum tè madhe , shpirti yt plasi nga shum probleme dhe Halle , shum i ri veten e amshove me Mamin e me Altinin, ti u bashkove ne jeten e pertejme, jua boft Zoti drite e xhenet , ghithmone ne shpirtin ton ju keni me mbet ,, syri yn ghithmone per Juve do te qai , shpirti yn do tju kerkoi , ne vendin ku keni ndejtur ghithmone do te shkojm , me kujtimet dhe me shpirtin e juaj ne gjithmone do jetojm me keshillat dhe porosit tuaja baba.Ne ndihemi sot krenar per emerin tend,te gjithve na udhheq fjala dhe mendimi i juaj i ndritur oi shtrejti baba qe gjithçka ne kete jete te detkohet ty,ti jeton prane neshe ne shtepi pun dhe kudo.Miranda na pershendet me lotin ne sy,nga pas na ndjek nji histori familjare disi e pa shoqe,te gjithe kamionista ne shtetin e Italis……shqiptaret din te bejne mrekudhira keshtu siç ben Miranda me vllezerir,kunatat dhe kete profesion do jua percjedhin brezave.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.