E gjithe Ish-Lindja Komuniste duhej te hynte, me mend ne koke, ne fillimet demokratike dhe jo politiken t’ua linte ne dore me te perkdhelurve te diktaturave komuniste, te cilet goditjen e pare ia dhane mbrojtjes se atdheut duke shkaterruar gjithe strukturen dhe superstrukturen e kesaj mbrojtjeje per hir te interesave karrieristike dhe aspak atdhetare apo demokratike.Nese dje popujt nderuan e do te nderojne lavdine e gjakut te derdhur te Ushtrise se Kuqe, ne balle te popujve per permbysjen e bishes naziste, sic e quante Cercilli, nazizmin e kohes, sot ushtria e Putinit hyri ushrarakisht mbi nje popull dhe vend fqinj, vella, si Ukraina, duke baltosur vlerat e historise moderne te vete Rusise.Nese dje lakmiqaret shqiptare te pushtetit vetiak, gjoja demokratik, na ushqyen me entuziazmin modern pike per pike me optimizmin e madh te idealeve te se ardhmes sone te lumtur, qe na ushqeu komunizmi, duke shkaterruar çdo element te vetmbrojtjes ekstreme si popull, sepse nuk ka per te ndodhur kurre ne bote qe te tjeret te luftojne per ty pa dhene, se pari, ti vete shembullin tend ne kushte rreziku eventual, shume shpejt na degraduan moralisht dhe ushtarakisht vitalitetin si popull e si komb.Si kompensim iu rikthyen rikthimit ne identitete vlerash patriotike te bashkepunetoreve te nazifashizmit deri edhe te dekoruarin e Hitlerit, Xhafer Deven , ish- ministrin e brendshem kuisling, qe frymezoi dhe realizoi masakren e 4 Shkurtit 1944 ne Tirane.Madje, rasti i qendrimit te shkelqyer patriotik te Presidentit Zelensnev ne Ukraine, qe refuzoi largimin nga fronti i luftes antiPutin, na dha leksionin e turpit per politiken e sotme shqiptare, qe pikerisht atyre qe braktisen atdheun ne diten e pushtimit 1939, vrane eliten shqiptare politike dhe atdhetare, apo shiten gjithcka per normalitet te jetes se tyre neper oborret e Evropes, u vune ne gare kush me pare t’i ngrinte monumentin ne mes te Tiranes apo t’I bekonin veprimet e tij ne krah te nazifashisteve, me qellimin qe “Perendimi” t’i konsideronte si te moderuar, antikomuniste, apo antienveriste te kulluar, edhe pse dosjet ushtarake gjermane, italiane, anglo-amerikane etj.i kane bere te qarta marreveshjet e tyre paraprakisht, me pushtuesin qe po vinte drejt Shqiperise.Lavdi popullit Ukraines ne rezistencen e tij patriotike, lavdi opizites ruse, qe protestoi kunder pushtimit putinist, lavdi qeverive te te tilla, si ajo amerikane, britanike, gjermane, italiane, franceseze, shqiptare etj. ne mbeshteje te popullit ukrainas perballe kesaj maskarade te tipit hitlerian., thjesht si aventure te nje te kompleksuari, nen ethet e kultegoizmit despotik putinian, per pushtet vetiak, absolut, ne epoken e gjitheperfshirjes dhe te progresit demokratik te popujve!