Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
DY SHTABE NË LUFTË PËR KOSOVËN(2 shtabe)
a).Shtabi i Sllobodan Millosheviqit themelohet më 13 maj 1991
Më 13 maj 1991 në Beograd themelohet Shtabi special për Kosovën.
Shtabin e përbënin Sllobodan Milosheviq (kryetar), Zoran Sokolloviq (ministër), Komndanti i ushtrisë tokësore, Koamandanti i ushtrisë ajrore, Komandanti i ushytrisë detare (marinës), Zhivorad Igiq, nga Prishtina, Zoran Angjellkoviqi (kryetar i pushtetit marionet në Kosovë, Velko Odalloviq,me ekspoziturat e tyre në tren.
Qendra e këtij Shtabi në Kosovë ishte në Priashtinë. Detyrat i distribuonte në drejtim të Mitrovicës, në drejtim të Pejës dhe Prizrenit dhe në drejtim të Ferizajit dhe Gjilani. Një nënekspozituarë e kishin edhe në Vrajë për të malltretuar popullsinë e Luginës Preshevës.
Shtabi me qendër në Beograd më 15 maj 1991 lëshoi urdhër që të “lirohen të gjithë kriminelët serbë dhe malazezë nga burgjet. Ata me 20 maj me dy autobus u sollën në hotelin “Grand” në Prishtinë dhe aty Zh. Igiq ua caktoi detyrat. Atyre iu tha se janë me rrogë mujore. Seicili do të ketë veturë zurtare dhe në të gjitha pomapat e benzinit nuk duhet të paguajnë fare. Detyra e tyre ishte që ditëve të pazareve të shkojnë dy deri në tre persona dhe të organizojnë rrahje publike në popull. Kuptohet, se këto aksione bëheshin me leje të pushtetit vendor.
Qellimi kryesor i këtyre baditëve ishte që sa më shumë shqiptar të largohen nga Kosova. Aksioni i tyre shkonte edhe në drejtim të presionit ndaj agjencive private të udhtimit, prej të cilëve kërkonin provizione të caktuara. E vërteta, deri më 1997 shumë të rinjë e të reja e kishin lëshuar Kosovën. Por prognoza e Milloshevqit nuk u realizua sepse evolutivisht u krijua DIASPORA SHQIPTARE, e cila ishte e tubuar nepër klube. Ato klube shqiptare, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri i shpalli Jugulsllavinë të vdekur, i hudhën fjalmujtë e Jugosllavisë dhe e vunë kudo Flamurin Kombëtar shqiptar. Ato klube do të avansohen në një shkollë sespe kërkuan ndihmë edhe nga Shtabi i Anton Qetës. Vizitat, e Shtabit të Anton Qetës nepër Evropë dhe Amerkië u kthyen në një shkollë edukative kombëtare. Faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte se Diaspora filloi të punësohet dhe të dërgojë edhe mjetet materale në familjet që u kishin mbetur në Kosovë.
Veprimet diverzive të agjentëve të shtabit të Milloshevqit
Marrja në biseda informative e intelektualëve dhe shqiptarëve të njohur për të shkaktuar frigë në çdo familje shqiptare, ishte një dukuri i rendomtë. Zakonisht në pyetje mirreshin natën, ose të dieleve. Divrzionet i organizonin oficerët me pervojë, që drejtohej direkt nga Shtabi i Millosheviqit. Pastaj, milicia e fillonte dhunën ndaj këdo që e gjente aty afer.E Verteta, ka raste që deri në katër herë fshtarët kanë qenë të obliguar të arratisen nepër male të Kosovës, e më në fund nepër kampet e Kuksit, Stankovecit dhe Çegranit, prej kah u larguan nepër tërë botën. Rasti i Bllacës është një “Mathauzen” në veti. Në faktë, gjatë vitit 1998 dhe pjesë parë të vitit 1999, sikurse Topica (1877), siç shkruan akademik Dibran FYLLI, u kthye në “tokë të MBIELLUR ME VARRE”.
(……..)Udhëtimi me trena, vetura, traktor me rimorkio dhe këmbë i shqiptarëve të dëbuar nga Kosova ka zagjatë deri në tri e pesë ditë. Këto mizoiri i shkaktonte Shtabi i Millosheviqit, i cili e themeloi organizatën terroriste “NOVA SRBIJA” (Serbia e Re). Këtë organizatë e drejtonte Luba Divlak, i njohur për kontrabandë me dorgë dhe i lidhur me Dafina Bankën dhe Vllazërit Kariq nga Peja, Kjo organizatë oroganizoi tinzisht bartjen e kufomave të shqiptarëve dhe i varroste nepër Serbi, si dhe hudhjën e kufoamve nepër bunare.Një dokumnet i kësaj organizate i kishte rënë në dorë edhe Viktor Çernomërdinit. Ky politikan rus do t` i thot Milosheviqit në zyre: “JU JENI ORGANIZATOR DHE PËRGJEGJËS I NJË SHTETI TERRORIST. PËRMES ORGANIZATËS “NOVA SRBIJA” DHE ÇETNIKËVE TË V. SHESHELIT I KENI SHFAROSË DY FSHATRA: HRTKOVCI DHE NIKINCI. ATO FSHATRA BESOHET SE KANË ORIGJINË SHQIPTARE. Tash doni ta ktheni Kosovën në tokë që është mbushë me varre. Shiqoni se so po çuditet bota ku në qendër të Ballkanit i keni detyruar shqiptarët të koncentrohen në tri kampe të përqëndrimit: Kukës, Stankovec dhe Çegran….”.
Me krime monstruoze, sidomos me dhunime do të mirren organizata “Cervene Bereteke” (Beretat e Kuçe). Këto organizata si : SRNAO, BELI ORLLOVI, ORJUNA, STRELCI SRBIJE, do të organizojnë vrasje në masë: nga Pokleku, Prekazi, Qyshku, Shvrainat, Meja, Rahoveci i tëri, e deri te krijimi i Kampit të Bllacës.
Sidomos, organizata “Srbia e re” do të propogandojë se Serbia do të shtrihet (1993) nga Subotica e deri në Durrës e Selanik; nga Sremski Karllovci e deri në Dubrovnik.” Organizata me urdhër të Millosheviqit e kishte planin për ta sulmuar Maqedoninë, pasi ta kryej shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. “Nuk ka rënëdësi, thonin agjentet e Luba Divlakut, se Kosova një kohë do të mbetet Sibiri i Serbisë, sepse nuk do të kemi popullsi”. Por apoelohej që çdo serbian në botë të kthehet në Serbi dhe për dy vite Kosovën ta serbizojmë totalishtë”.
Kuptohet se për ta asgjasuar këtë program u nevoit jo vetëm lufta e UÇK-ës, por edhe intervenii HISTORIK i NATOS-s, që përmes luftës 78 ditëshe ta kthej Serbinë në tavolinë dhe në Kumanovë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN (9-12 qershor 1999). Me këtë u penguan që Milosheviqi më 28 qershor 1999 ta festojë përvejtorin e fjalimit tij në Gazimestan (28 VI 1989), pas asnjë shqiptarë në Kosovë.
Nuk është pra e rastësishme se S. Millosheviqi më 28 qershor 2001 u dërguan në Burgun e Sheveningenit, për t` i treguar çdo diktatori neofashit se çka e pret në fund, nëse vepron seç veprohej në Kosovë ndaj shqiptarëve. Pra, nuk është e rastësishte se më 4 korrik 1992 Badinteri e shpalli Jugosllavinë inkezistenete. E 4 korriku ishte dita e luftetrait në Jugosllavi. Kto simbolika duhet të bëhen model për histrinë më të re, se koha e fashizmit dhe neofashiszmit duhet të mbyllet.
E verteta, sot realitetit që krijoi UÇK shumë shtete, sidomos evropiane po i frigohen, sepse kanë nga dy e tri “Kosova” brenda. Llogritet se gjatë shekullit XXI do të lajmërohen 96 Kosova Evropiane.
B).SHTABI I ADEM DEMAÇIT THEMELOHET MË 10 QERSHOR 1992
Më 10 qershor 1992 në Prishtinë themelohet Shtabi i Adem Demaçit për t` iu përgjegjë ofenzives agresive serbe, kuptohet me shkrime agrumentuese. Në Shtab u ftuan, Hakif Bajrami, Gjyltekin Shehu, Ali Aliu (ish drejtor i RILINDJËS) dhe Fehmi Baftiu që e quanin advokati. Ky staf e kishte për detyrë ta përpilojë LIBRIN E BARDHË PËR KOSOVËN. Këtë detyrë Demaçi ia besoi Hakif Bajramit (historian). Detyra do të kryhet në afat prej një muaj dhe së bashku me dërëshkrimin “PROGRAMI POLITIK I SHQIPTARËVE”, do t` idorëzohet Adem Demës më 15 korrik 1992. Dorëshkrimin “LIBRI I BARDH”, do ta merr partioti Halil Alidema, dhe do ta botojë në Tiranë në: shqip, serbisht, frengjisht, anglisht dhe gjermanisht në 12000 kopje. Distribuimin do ta bëjë në trojet e shqiptare partia UNIKOMB, kurse në diasporë Klubet shqiptare. Me inicimin e Demaçit do të botohet vepra monumentale e Prof dr Nusret Planes, Terrori i Serbisë 1844-1999.
Publikimi i argumenteve kriminale serbe në Kosovë nga viti 1981
Me 15 qershor 1992 Hakif Bajrami Shtabit Demaçit, do t`ia praqes këto të dhëna tragjike për shqiptar të shkakturara nga veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit dhe pastaj Millosheviqit. Në Kosovë më 1981 vritën mizorisht 13 civilë dhe 4 ushtar. Më `1982 vritën 2 civil dhe 7 ushtarë. Më 1983 vritën 3 ushtarë shqiptar. Më 1984 vritën 3 ci8ivilë dhe 2 ushtarë. Më 1985 vritën 1 civil dhe 5 ushtarë. Më 1986 u vra 1 ushtar shqiptar. Më 1987 u vranë mizorisht 6 ushtarë shqiptar. Më 1988 u vranë 4 ushtarë shqiptarë.Më 1989 u vranë 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1990 u vranë 39 civilë shqiptarë dhe 5 ushtarë. Më 1991 u vranë 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1992 u vranë 20 civilë shqiptar. (Kjo pjesë e shkrimit inkorporohet në vijim!-HB). Më 1993 u vranë 15 civilë shqiptar. Më 1994 u vranë 18 civilë shqiptar. Më 1995 u vranë 14 civilë shqiptarë.Më 1996 u vtanë 14 civilë shqiptarë. Më 1997 u vranë 86 civilë shqiptar duke u mbrojtur. Më 1998 u vranë 1934 civilë shqiptarë, prej tyre 229 femra, , 213 fëmi, 395 pleq. Pushteti neofashist serb më 1999 vrau mizorisht 7382 civilë shqiptarë, prej tyre 1407 ishin femra dhe 574 fëmijë.Për të humbur gjurmë ka bartur kufoma nepër serbi dhe ato ende janë të pazbuluara.
Shqiptarët detyrohet të shpërngulën nepër tërë globin
Për shkak të terrorit shtetëror serbian në fund të vitit 1998 dhe gjatë janarit e deri më 9 qershor 1999 nga Kosova do të largohen me dhunë afro 1 milion shqiptarë. Prej tyre në Shqipëri u dëbuan 507 800 persona, në Maqedoni u dëbuan 360 000 persona, në Mal të Zi u dëbuan 70 000 persona, në BH u dëbuan 21000 persona, në Kroaci 4000 persona, në Slloveni 3450 persona, në në Francë deportohen 6500 persona, në Itali 10 000 persona, në Gjermani 14000 perosona, në Angli 3300 persona, në Suedia deportohen 7000 persona, në Norvegji deportohen 8000 persona, në Belgjikë deportohen 9000 persona, në Turqi deportohen18 000 persona, në SHBA deportohen 6100 persona, në Kanda deportohen 3200 persona, në Australi deportohen 3500 persona, në Zvicër deportohen 4100 persona, në Zelandën e Re deportohen 600 persona, në Izrael deportohen 450 persona, që do të thot se ishin detyruar ta lëshojnë vendlindjen 993 588 persona.(Burimi është i KLDMNJ 1999/2000).
Adem Demaçi në detyrë të shekullit
Adem Demaçi më 1992 e tutje do të mirret me punë shumë ndërlikuara politiko ushtarke. Shumë shpejtë me pashaportë kroate do të gjindet në Maqdoni e pastaj në Tiranë. Aty do të takohet me Sali Berishën, i cili kishte krijuar miqësi shumë të sinqertë me Kryetrain e SHBA (Xhorgj Bushin-Plaku). Bushi legjendar për shqiptarë, me shprehjen “nuk do të lejohet të kalohet vija e kuqe në Kosovë”, tërë kombin shqiptar e mbushi me SHPRESË se nuk do ketë Milloshi sukses me banditizimin e tij neofashist antishqiptar.
Adem Demaçi atëbotë do ta krijojë edhe një miqësi me drejtuesit kulmor të pushtetit në Slloveni. Prej andej merrte informata shumë speciale se: “Milloshviqi e ka qellimin që më 28 qershor 1999 të festoj përvjetirin e fjalimit tij në Gazimestan, pa asnjë shqiptar në Kosovë”. Në këtë mision patriotik BACËS do t` i ndihmoi Hetem Ramadani (djali i Bacit Dan që ishte nga Drenica. Ishte partiot i shkollës Hasan Prishtina dhe Bajram Currit e Isa Boletinit).
Se Kush vinte për vizitë në Zyrën Politike të UÇK-ës (1998/1999), BACI përmes burimit “slloven” e mësonte një javë përpara. Kjo kohë ishte e majtuehme për t` i tubuar informatat që i kërkonin. Më duhet të theksoi se informatat i siguronte patroiti Bajrush Behrami me ekipin e tij nga tereni, ku i kishte shtabet speciale të lidhura ngusht me komandat e Zonave Opertaive të UÇK-ës.
Në fillim të shtetorit 1998 erdhi lajmi se “Hollbruk” do ta vizitojë BACIN në Zyrën e tij,( afër ish Gjyqit Qarkut Prishtinës). Ne të stafit nuk besonim se është fjala për Hollbrukun e vërtetë. Çali (shoferi i Bacit-hb) si zakonishtë ishte në përciellje të rasteve të tilla. Ai do të na informoi se “Hollbruk” rrugës e ka vëndosë në kokë një shubarë serbe, si provokacion. Meqë vetura e tij kishte dalë prej Përfaqsisë Amerikane dhe mbante flamurin dallues, pritja duhej të ishte e nivelit shumë serioz. I autorizuar për t` i pritur musfirët ishte prof Dr Gjyltekin Shehu (një personalitet shumë i sinqertë dhe gjithëmonë buzgaz). Prof Dr Hakif Bajrami ishte i caktuar për t` i përciellë musafërët deri te vetura, pas takimit. Në një momnet kur iu afruam derës së veturës, të cilën e hapën përciellsit e tij, “Hollbruk” do të më thot këtë se: “Jam takuar me këdo bë botë dhe atyre nuk ua kam pasë frigën. Me Adem Demaçin nuk është kështu, sepse NUK ËSHTË INFERIOR. Me një gjuhë t sinqertë ta thot të vertetën. Ai nuk e urren popullin serbian. Thot se i kam lutë ejani ta luftojmë Milloshviqin, dhe ju pastja në shtetin e Kosovës do të i keni të drejtat më të larta si MINORITET në Evropë. Ky qëndrim është për SHBA fascinanat”.
DEMONSTRATA QË E DETYRUAN DIPLOMACINË BOTËRORE TË MENDOJË SE SHQIPTARËT JANË SERIOZ ME LUFTËN E UÇK-se.
Demontratat e 1 tetorit 1997 në Prishtinë i treguan botës diplimatike dhe ushtrake se Profesorët patriotë të Univerzitetit Prishtinës, në krye me Rektorin prof Dr Ejup Statofci dhe studnetët TRIMA në krye me Bujar Dugollin janë shumë të vendosur të avansohen në një segmet nryshe luftën të UÇK-ës.
Kur Bujar Dugolli me ekipin e tij e vizituan Bac Adem Demaçin, lidhur me demonstratat, Ai u tha: Ju nëse e keni seriozisht, jeni në rrugë të mirë. Ju lumtë për guximin. Unë jam me juve me tërë Shtabin tim dhe me këtë sabogterëve do të u tregojmë ku e kanë vendin. Populli me këtë ngadal do t` ua kthen shpinën.Me neve është edhe Fadil Hoxha. Saboterët e luftës, tani janë shumë agresiv, sespe e dijnë se e kanë humbur çdo betej me okuptaorin duke lëshuar deklrata. Nuk tutet ariu i egër me tupan, ore trima!
ADEM DEMAÇI PËR KONFERENCËN E RAMBUJES 19 mars 1999
Pasi që BACA i refuzoi dhjetë (10) pikat e panegociueshme të Grupit të Kontaktit për Kosovën në Shkup, disa kshilltarë të tij do të largohen nga Zyra Politike. Kuptohet se kjo ndodhi pas deklartës për shtyp se hjek dorë nga Përfaqsuesi Politik i UÇK-ës. Në Zyrën e Demaçit do të mbesin tre kshilltarë të padeklaruara: Gjyltekin Shehu, Gjeneral Sulejman Ajeti dhe Hakif Bajrami. Një të merkure do të fitohen nga Baca për t` u deklaruar se a janë për Dokumentin e Rambujesë, apo kundër tij. I pari në zyre do të ftohet Prof dr Gjyltekini. Ky profesor do të dal nga Zyra shumë i merzitur, sepse nuk kishte mundur ta bindë Bacën që të shkojë në Konferencë të Rambujesë për Kosovën. Edhe Gjenerali doli nga zyra, po me ato tipare deshprimi.
I fundit të ftohet Prof dr Hakif Bajrami. Pas një bisede 30 minutëshe, fundi do të jetë deshpruse, sepse Baca nuk e pranoi propozimin që të shkoi në Rambuje dhe mos të nënshkruaj asgjë. Për herë të parë kisha harruar të përshendetëm me Bacin. Por ia them: BAC, po të shkoni Ju në Rambuje, pozita e shefit të Ekipit shqiptar, dihet kujtë i takon. Pra ata që do ta nënshkruajnë se “Kosova mbetetet nën Jugosllavinë e Zhablakut”, do të turprohen për tërë jetën, sepse 11 000 ushtarë dhe milicë mbeteshinn në Kosovë. Madje kufirin me Shqipërinë e ruanin ushtarët serbo-malazez dhe gjuha e parë zyrtare mbeteshin serbishtja. (Gjatë vitit 2021 pritet të botohet libri: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, ADEM DEMAÇI THEMELON ZYRËN POLITIKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, 1998/1999, në 523 faqe)
Por kur më 24 maras 1999 u hodhë bomba e parë në Kazermën “Josip Broz Tito” në Prishtinë, tyrpi i përfshiu të gjithë ata që nënshkruan dokumentin e rambujesë. Profecia e Bacës, do të dali e sakt sepse Baci ishte i tillë. E verteta, bombardimi nuk ka ardhur si rezultat i nënshkrimit të dokumnetit me 10 pikat e panegociueshme, por për shkak të krimeve monstruoze të qarqeve pushtetore të Millosheviit.
Drama në maj dhe qershor 1999 në Beograd dhe Moskë
Bombardimet do të fillojnë më 24 mars dhe do të zgjasin deri më 10 ershor 1999. Gjatë bombardimeve u përdorën 1200 aeroplanë, u organizuan 35000 fluturime, u hudhën 3000 raketa në objektet strategjike ushtarke të Jugosllavisë Zhablakut, u hodhën 30 000 bomba”, lexojmë në librin e Viktor Çermerdinit, Kapitullimi i Millosheviqit, Tiranë, f. 257). Se Rusia ishte nxierr prej çdo veprimi për ta penguar NATO-n, vërteton fakti se më 14 maj 1999 Jellcin e ndrron nga posti i Kryetarit Qeverisë Jurij Primakovin dhe e emron Sergej V. Stepshinin. Por Milloshevqi ende taktizon. Për ta bindur se ka humbur çdo gjë Çernomerdin TRI herë do të shkon në Beogrda. Ndërsa Parlamenti Evropina do ta emroj Marti Ahtisarin, Strob Tallbotin dhe V. Çernomerdnin si ekip për negociata me Beogradin. E një fakt duhet shënuar se, kjo treshe dilpmatike, do të konkludojë se “Kosova me çdo rrethana duhet të mbetet pjesë e Jugosllavisë Zhablakut”.
Pas qershorit 1999, çdo gjë në Kosovë do të ndryshojë
Pushtetin ekzekutiv pas qershorit 1999, e merr organizata e OKB-ës e quajtur UNMIK. Pastaj organizata e BE e quajtur EULEX. Më fund këto orgsnizta do të mbesin vetëm simbolike, por jo pa ndkimi politik. Pas bombadrimeve 78 ditëshe, në Kosovë do të mbetetet Institucioni më i nderuar KFOR.
Sot, detyrë mbi detyrat e Qeverisë Kosovës është që ta profesionalizojë dhe modernizojë Ushtrinë e Kosovës (FSK).
Në vijim rrrethanat do të ndryshojnë dhe Xhorxh W Bush më 10 qershor 2007 në Tiranë do të thot: “Çka është mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e pavarur”. Këtë porosi të MiKUT të madh të shqiptarëve, do ta realizojnë Deputetet e Kuvendit Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku në cilsinë e musafirit më të nderuar ishte Adem Demaçi.
Më 28 gusht 2021 Prishtinë