Ne jeten e njeriut ka kujtime qe kur u kthehesh te mesojne te shohesh shume me larg se sa vetvetja.
E kam njohur si nje djale adolishent Gjeke Marinajn, qe aspironte lirine , kur mosha ime ishte ne pjekurine e saj te plote.

Nuk e mendoja kurre qe nje djale i tille ,pas 31 vitesh largim nga fshati i vet, i cili, edhe pse me statusin e intelektualit, poetit e studiuesit me titull “Prof.doktor.”, madje edhe i nominuar per çmimin “Nobel” , do ta konsideronte aq jetike, si kati i pare themelor, pa te cilin nuk mund te kete kat te dyte te godines tende njerezore te suksesshme, rolin, respektin dhe dashurine per shkollen, mesuesit e fshatit ku lindi dhe u rrit, krahas per prinderit e tij, edhe pse nga nje vend, krejt anonim ne bote, si vendlindja e tij, Bruti i Bratoshit-Kastriat, M.Madhe. Sa devize e thelle: etike, intelektuale e filozofike, m’u duk ky mesazh i tij brilant, kur sot, mjerisht, si trendin aktual filozofik, etik e pedagogjik kemi bere braktisjen e vendlindjes, braktisjen e vendit tone ne pergjithesi, nen modelin etik,
pedagogjik e filozofik te vete klases sone politike, kur askush prej saj nuk shkollon femijen ne Shqiperi, apo nuk e mjekon njeriun e vet ne spitalet tona, sikurse nuk inkurajon eliten e vertete te individeve te shquar, si Marinaj etj.,te kthehen ne vendin e vet, jashte individeve te rrethit te saj te ngushte vetjak, partiak apo te nje klani per interesa te errta pasurimi. Gjeka iku nga Shqiperia ne vitin 1990. Iku si nje adoleshent i varfer, qe aspironte lirine dhe keto dite u kthye si kandidat per” Nobel”, fale punes se vet, pa humbur nderimin, mallin dhe dashurine per vendin e tij.Edhe pse nje djale me te ardhme te qarte elitare, askush nga klasa jone politike nuk e thirri te vinte si pjese e elites se saj. Ja njeri nga shkaqet e prapambetjes sone, nen driten e ketij shembulli model te birit te kesaj treve, si prof.dr.Gjeke Marinaj, qytetari shqiptaro- amerikan, mesazh i percjellur aq mrekullisht nga gazetari i talentuar malesor Tom Thercaj, permes telereportazhit elegant “Gjeke Marinaj mes nderimit e mallit ne vendlindjen e tij”. e cila dje e nderoi me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkise Malesi e Madh