11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 55-vjeçarja shqiptare

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 55-vjeçarja shqiptare, trupi i saj mbetet i bllokuar në mjetin e përmbysur (Foto-Emri)Vittima di un incidente stradale, stasera rosario in duomo a Pieve
Një aksident tragjik ka ndodhur në Sernaglia Battaglia, në Treviso të Italisë, me pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 17:30, përgjatë rrugës provinciale 34. Sipas mediave italiane në të u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Alicka dhe një Audi A6, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.
Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6. Fatkeqësisht 55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën. Trupi i saj i pajetë mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës. Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh.Aksident i rëndë në Itali! Ndërron jetë 55-vjeçarja shqiptare, pamjet e makinës të bërë copash
Ndërsa dy të moshuarit, që ndodheshin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë dërguar në spitalin Conegliano. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.
Rruga provinciale 34, në zonën ku ndodhi aksidenti u shpall e pakalueshme për qarkullimin e mjeteve, si pasojë e shumë aksidenteve tjera të mëparshme në po këtë zonë. Të gjitha makinat që kalonin më parë në atë zonë, tani do të kalojnë në rrugët fqinje. BW
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.