Per ty vajza ime!
*********************************
E embel fjala nene qe Zoti e ka bekuar,
Une e ndjeva diten qe te mora ne duar,
Ti vajza ime e mire i dhe kuptim jetes time,
Diten qe erdhe ne jete,sa shume te kam uruar,
Ti je bukuri ne mes luleve plot ngjyra,
Je aroma e luleve je ajer oksigjen,
Qe me mban gjalle shpirtin,
Ne endrra vegimesh me shfaqen,
Vitet qe duhen harruar…
Ti je fllad gezimi ne prag agimi te purpurt,
Je agimi i praruar cicerime zogjesh,
Qe tani fluturon qiejve e sigurt,
Ne rrugen e drejt per te ardhmen tende.
Mos prano te heshtesh aq sa ke ze,
Prano te flasesh, aq sa fjala jote ka vlere,
Ne cdo kohe ndiq endrrat e tua,
Dhe une do te jem aty gjithmone,
Ne momentet e tua me te dobeta,
Ne fund te rrugeve te deshperimeve,
Ti kam fshire lotet, te kam mesuar,
Te ecesh me kembe ne toke,
Se fitorja aty eshte, kjo ka rendesi ne bote.
Lumturine tende dua ta mbaj ne duar,
Dhimbje asnje dite te mos kesh,
Te shikoj shkelqimin e syve plot jete,
Si dielli kur buzeqesh me rrezet praruar.
E di bija ime e mire te mesova me te miren e mundeshme..,
Qe t’i t’ja dalesh vete ne jete,
Ti sot ke mundesine per te dale,
Per te hapur gojen ne lidhje me padrejtesine,
Ti sot meson dhe lufton te ecesh para ne jete,
Je e lire dhe e pavarur per shoqerine,
Ne rrugen e drejte per te ardhmen tende.
Je nje vajze nje mrekulli nga Zoti,
Cdo prind do e kishte zili,
Me kulture e zgjuarsi,
Te kam drite ne syte mi,
Jeten tende e dua me lule ngjyra ylberi,
Te buzeqeshesh ne vese mengjesi,
Ne yje pa fund dhe ne shkeqim dielli…!
Albana Gjoni Semini
5 Qershor 2020