20.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Albana Gjoni Semini

 

 

..Ne rrugen e jetes ngarkuar plot me halle takova njerez te mire e te keq.
Njerezit pozitiv te gezueshem me shpirtin plot,qe nuk shtiren kur buzeqeshin e din te thone nje fjale te mire…
…Takova dhe njerez shpirt cungun
shpirtin e kishin helm dhe vrere,
ishin gjithmone te gatshem ti perserisnin gjithmone gabimet…
…Jetojme me njerez te cilet
me cinizem na qeshin dhe te perbuzin
Na urojne dhe te mallkojne
na perkrahin dhe na shtypin
Ne sy te adhurojne dhe pastaj na urrejne…
…Dhe vjen nje moment ne jete dhe kupton
kush ka patur rendesi.
Por sfida me e madhe eshte te jesh vetvetja.
Me besimin ne shpirt per ta pare jeten drejt ne sy pa pasur frike dhe nevoje te fshihemi.
…Jetojme ne nje kohe shume hipokrite
te jesh e sinqerte, do te thote te jetosh vertete
e te perballesh me realitetin qe po jetojme sot…

Albana Gjoni Semini

Simbol dashurie!Fotografia e Albana Gjoni Semini
*******************************
Ne sekuenca te jetes me kujtime,
Sot fluturoj shume larg,
Trokita ne muzen me frymezime,
Dhe me ofron emocione,
Per t’u perkthyer ne fjale.

Nje unaze premtim, simbol dashurie,
Ti ma solle ate si surprize,
Ajo eshte e mbeti ketu si “Diell”
Ne doren time, ne doren e zemres,
Dora e ndjenjave dhe intuites.

Se bashku me unazen,
Aty mbete pergjithmone “Ti”
Dhe une nuk kam per ta levizur,
ate nga atje deri ne perjetesi.

Jane fragmente castet e jetes time,
Per ti mbajtur ato me kujdes,
Si meteor kristali ndertuar ne shpirtin tim,
Qendron mbi themelet e arsyes,
Ne pafundesi, si vlere hyjnore e dashurise..!

Albana Gjoni Semini 19 Qershor 2020

Per ty vajza ime!Fotografia e Albana Gjoni Semini
*********************************
E embel fjala nene qe Zoti e ka bekuar,
Une e ndjeva diten qe te mora ne duar,
Ti vajza ime e mire i dhe kuptim jetes time,
Diten qe erdhe ne jete,sa shume te kam uruar,

Ti je bukuri ne mes luleve plot ngjyra,
Je aroma e luleve je ajer oksigjen,
Qe me mban gjalle shpirtin,
Ne endrra vegimesh me shfaqen,
Vitet qe duhen harruar…

Ti je fllad gezimi ne prag agimi te purpurt,
Je agimi i praruar cicerime zogjesh,
Qe tani fluturon qiejve e sigurt,
Ne rrugen e drejt per te ardhmen tende.

Mos prano te heshtesh aq sa ke ze,
Prano te flasesh, aq sa fjala jote ka vlere,
Ne cdo kohe ndiq endrrat e tua,
Dhe une do te jem aty gjithmone,
Ne momentet e tua me te dobeta,

Ne fund te rrugeve te deshperimeve,
Ti kam fshire lotet, te kam mesuar,
Te ecesh me kembe ne toke,
Se fitorja aty eshte, kjo ka rendesi ne bote.

Lumturine tende dua ta mbaj ne duar,
Dhimbje asnje dite te mos kesh,
Te shikoj shkelqimin e syve plot jete,
Si dielli kur buzeqesh me rrezet praruar.

E di bija ime e mire te mesova me te miren e mundeshme..,
Qe t’i t’ja dalesh vete ne jete,
Ti sot ke mundesine per te dale,
Per te hapur gojen ne lidhje me padrejtesine,
Ti sot meson dhe lufton te ecesh para ne jete,
Je e lire dhe e pavarur per shoqerine,
Ne rrugen e drejte per te ardhmen tende.

Je nje vajze nje mrekulli nga Zoti,
Cdo prind do e kishte zili,
Me kulture e zgjuarsi,
Te kam drite ne syte mi,
Jeten tende e dua me lule ngjyra ylberi,
Te buzeqeshesh ne vese mengjesi,
Ne yje pa fund dhe ne shkeqim dielli…!

Albana Gjoni Semini 5 Qershor 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.