“””””””””””””””””””””””””””””””
E DEHUR AJO VAJZË
Ajo dukej që ishte e dehur,
alkool,
muzikë,
ekstazi.
Ca tinguj hundorë lëshonte parreshtur,
m’u dhimbs,
moshën kishte me time bijë.
Një shok e mbante për dore,
në sy një zjarr i digjej si dreq,
vajza e dehur e përqafonte,
në buzë e puthte pa të keq.
Nga pas i ndiqnin dhe dy shokë
me shishe birre nëpër duar,
dehur dhe ata ishin krejt,
me sy lakmues dhe të jarguar.
M’u dhimbs e gjora vajzë e dehur,
natën në club nate kish kaluar,
m’u dhimbs dhe familja e saj,
kontrollin prindëror kish harruar.