Mbyll sytë
Një fjalë e thënë apo një varg
I shkruar ashtu për tuajën muzë
Më bën ti mbyll sytë për një çast
Një puthje mjaltë, të ndjej mbi buzë.
Një përqafim të ngrohtë të ndjej
Që djeg në shpirt si llavë vullkani
Dhe pse mijëra kilometra larg,
me muźën tuaj momentet ndani…
I mbyll sytë dhe dot s’i hap
Dikur kam qenë e juaja muzë
Shpirtin ma djeg malli si zjarr
Puthja mjaltoset përmbi buzë.
“””””””””””””
TË THIRRA…
Të thirra…,
por larg ishe,
larg,
era e oqeanëve e treti zërin,
mall e bëri,
e derdhi kontinentit,
fllad malli im,
të mbështolli të tërin,
i ndjeve të gjitha:
mallin,
aromën,
zërin.
“””””””””””””””””””
FYTYRA DJALLËZORE
Botën
një fytyrë djallëzore po e pëqeshte dje,
për sy kish yje,
buzëqeshjen qesënditëse
ia vizatonte drapëri i hënës.
Qesha fillimisht me rastësinë,
ndërsa makina shkiste në errësirë,
fytyra më bëhej e plotë
me buzën e shpërveshur.
Vallë
për çfarë e përgjonte tokën,
përse e shpërfillte kështu?
Ndoshta…
t’u thoshte banorëve:
jini kaq patetikë,
të mjerë,
që bukurinë hyjnore e katandisët mënxyrë…
Lufta,
vrasje shkatërrimtare,
të pafytyrë.
I ikuri dhe i vdekuri
s’kanë hatër bijo
Që nga femijërija,
thërret nënoja
Prej kohësh larguar,
ndoshta “shekuj”
Kthehem pas malluar
gjej veç rrënoja