13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Albana Methoxha

Trazim !

Re të zeza, muzg makthi

Errësirë e thellë…e plotë trazie

E mbushur me karkaleca llafazanë

Në nje monotoni këngësh herezie.

Mbushur ballin me djersë të ftohtë

Cilido që ndjen mbi shpinë këte shtypje

Ngre syte përpjete e thotë: O zot,

Kur do mbarojë kjo kohë tradhëtie.

Dhe pas kësaj s’vonon përmbysja,

Gjarpërinje e zinj cajnë drejt qiellit

Vullkani shpërthen e merr përpara

Re të zeza, skëterrin nën dritën e diellit.

Në vënd të tyre vijnë re të bardha

Kjo ere zefir thanë djersën e ballit

Bilbili këndon në degë të blirit

Dhe lan cdo gjë nga bota e mbrapsht

E cila tretet në zenit të qiellit…

“””””””””””””””””””””””””””””””””

Qekur zoti krijoi boten,
egzistonte dashuria,
loti, malli, brenga, dhimbja,
padyshim dhe tradhetia.
Brigjeve sa lot qe rane,
ndaj dhe ujerat jane te kripur.
Valet shpesh te shqetesuara.
Mijera lot i kane pritur.
Dhe jehonat neper detra.
Klithma dhimbjesh neper shekuj.
Vrare e prere e djegur luftash.
Dashurite legjenda mbetur.

Sot jehonat prap rikthehen,

I sjell vala degjojn brigjet.

Klithm e shpirtit tim perzihet.

N’flaket e mallit zemra digjet…

“””””””””””””””””””””””””””

Vetmija vjen e me mbeshtjell me mantel
i saji mantel sonte qenkerka gri !
Dikur plot ngjyra malli qe me merte
Trishtueshem zbehen , treten nji nga nji

Dikur sekondat rendonin si shekuj

Me mori malli- belbezonim te dy

Ne c’kohe u humbem e me su deshem

loti i mallit…djeg shpirtit…tretet ne sy…

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””

E DEHUR
E dehur nga ky ajër i freskët mëngjesor,
mbarsur aromë dhe lagështi,
e dehur nga ky liqen madhështor
që qiellin ka mbytur brenda tij.
Dehur jam nga aroma e tij,
tek fle shkujdesur përmbi shtrat,
gjithë natën dehur dashuri,
dashuria dehur në këtë natë.

Fëmijë llastohem prapë, dua të pi,

me nektar jete të dehem me fund,

kjo jetë e shkurtër është, e di,

prej saj dua të marr sa mund.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.