“”””””””””””””
Ti ende nuk e di sesa te desha
Nuk munde ta pranoje kurrsesi
Per ty poetet thone vec genjeshtra
S’njohin kuptimin e fjales dashuri
Sepse dikur nje tjeter te zhgenjeu
ndaj vendose ,qe kurre te mos besosh
Po cfaj pati zemra qe per ty ndjeu ?
Rrahjet e saj pse s’ deshe ti degjosh ?
Tani erera dimri fryjne mes nesh
Qiejte kerkojne te fshehin lotet
egzistences se kohes kerkove mos jesh
Fshive gjithcka…shpirtrat, rruget, botet..
“”””””””””””””””””””””””””””
RËNKIM DETI
Deti,
bishë e tërbuar rënkon,
era kuit dhembjen e tij,
lëpin plagët nëpër palma e pisha të lënduara,
ngjitet kodrave me ullishte.
Retë,
sumbulla lotësh derdhin
mbi të fundmet gjethe të kësaj vjeshte,
pamje e zymtë shoqëron udhëtimin,
teksa makina shket në asfaltin e lagur
në heshtje.
“”””””””””””””””””””””
S’MUND T’I PRISHIM ËNDRRAT
Ende fle, mes çarçafësh,
Thurur ëndrrat,
Humbur mes tyre,
Mes resh ndjenjash,
Nuk zgjohesh…,
S’do të zgjohesh,
Ëndrrat janë kaq të brishta,
Të kristalta,
Ke frikë,
Se pot ë zbërthesh qepallat,
vetëm fëshfërima e tyre i thyen
në njëmijë grimca…
Jo, s’mund t’i prishim ëndrrat…
“””””””””””””””””””””””””””””
S’E GJETËM DASHURINË
Bota
Vazhdon të rrotullohet dhe paskësaj,
dielli në lindje do të dalë përsëri,
hëna, yjet do të zbehen dalëngadalë
për të rilindur
natën që do të vijë.
Njerëzit
Po njësoj do të zgjohen në mëngjes,
Përsëri do vrapojnë me të njëtën rutinë,
Bota nuk zhbëhet
Se në këtë planet
Dhe pse e deshëm,
s’e gjetëm dashurinë.
“””””””””””””””””””””””””””””
Mos më pyet të lutem
Për lotin e nxehtë,
që tretet mbi buzën e drithëruar
për pshehrëtimën,
që jehon si në gryka malesh
për zemrën ,
që përpëlitet ne kraharor strukur…
Se bota mbi supe më rëndon hallesh…
“”””””””””””””””””””””””””””
SHUAJ ETJEN
Varej qielli krejt në gri,
Shpresa mbytej nëpër mjegull,
Ndërsa rendja për tek ti,
Ëndrra grisej nëpër shekuj,
Pija dritë
E prapë e verbër.