Ai u mbështet në shpinë të kolltukut rrotullues dhe mbylli sytë. Sapo mbaroi një ditë e lodhshme pune. Psherëtiu me sytë ende të mbyllur, kur dëgjoi zhurmë. Mbajti vesh… Asgjë nuk lëvizte asaj zyre të vogël. Dera gjysmë e hapur. U krodh në ëndërrim. Aromë e njohur parfumi erdhi e u përthith nga ai. Tentoi të hapte sytë, por një dorë ia mbylli qerpikët me prekje delikate.
Aroma dehëse e parfumit e trullosi. Ku e kish ndjerë dhe më parë? U krodh përsëri ëndërrimeve.
Nëpër hapësirat nazike të gishtave pa atë. Mbeti pa frymë. Sikur të mos mjaftonte kjo, buzë mishtore ranë mbi të tijat, e puthen ëmbël. E drithëruan.
Ajo shtyu kolltukun larg tavolinës, në cep të dhomës. Dhe ai mundi ta shohë plotësisht.
Ishte si nimfë e gjatë meskëputur. Linja të lakuara. Lëkura e bronztë dilte në pah nga fundi i zi veref një pëllëmbë mbi gju. Bluza e bardhë e shkurtër bust që mezi ia mbulonte gjoksin e plotë, i zbulonte kërthizën ku shkëlqente pirsi i vogël. Flokët e drejta ngjyrë ari i binin mbi shpatulla.
Vetullat e harkuara, qerpikët e gjatë, gati humbisnin blunë e syve të saj. Hunda e vogël me majë dhe buzët e plota që flakëronin, e drithëruan të tërin.
Me lëvizje joshëse iu afrua, e puthi sërish. Iu ul në prehër. Krahët ia lidhi në qafë. Ai ngriu krejt. Donte ta puthte, t’ia thithte ato buzë të tulta. Ta prekte, ta ledhatonte tek ato kofshë që si kadife u zbuluan para tij. Të zhyste kokën mes gjinjve që sa nuk pëlcisnin brenda bustit
duke e lutur t’i çlironte nga ai burg.
Mundohej, por duart nuk i bindeshin. As buzët. I mbuluar krejt në djersë, u rrek të shpëtonte nga ky kurth…
– Je lodhur sot? Dalim për kafe, – dëgjoi zërin e kolegut
Hapi sytë. I ndjente djersët mbi ballë. Në zyrë nuk kishte prani të asaj që sapo kish ndodhur. Kolegu ishte në skrivaninë e tij. Buzeqeshi hidhur dhe ëmbël.
– Dreq, – mendoi. Sa kurth i bukur!
U çua ngadalë.
– Dalim, – tha. Gjithçka do ta ruante për vete.
“”””””””””””””””

Trokiti dielli me rrezet ne dritare
po shpirti ka ftohte dridhet ai
kutine e mesazheve spo e hap fare
e di qe sdo shkruash me aty ti…
E ftohte nisi kjo dite nentori
perpiqet dielli sadopak ta ngroh
kur shuhet shpresa. .. Pol behet Ekuatori
shpirtit i mungon njeriu qe me shume do
Nuk di si u humbem, nga c’fjale u largove
a ndoshta tjeter shpirt zuri vend tek ti
po fare ftohtesije kete vjeshte me mbolle
fare qe e ujit loti qe po m’rrjedh ne sy
Ti ike papritur ashtu si erdhe
si nje zog shtegetar vetem nje stine
pranveres ngrite te bukuren cerdhe
vjeshtes shtegetar braktise dashurine