“””””””””””””””””””
Në krahë ëndrrash udhëton
ardhur ndoshta nga tjetër planet
kënga e zogjve shpirtin lajmëron
Mbase pak jetë brenda tij do ketë…
Hapësirave kohore vjen nga larg
rrezja e diellit diku të kish parë
Shkruar në një rimë, në ndonjë varg
Flladi i mëngjesit lotin syrit tharë….
“”””””””””””””””””””””””””
Trazim !
Re të zeza, muzg makthi
Errësirë e thellë…e plotë trazie
E mbushur me karkaleca llafazanë
Në nje monotoni këngësh herezie.
Mbushur ballin me djersë të ftohtë
Cilido që ndjen mbi shpinë këte shtypje
Ngre syte përpjete e thotë: O zot,
Kur do mbarojë kjo kohë tradhëtie.
Dhe pas kësaj s’vonon përmbysja,
Gjarpërinje e zinj cajnë drejt qiellit
Vullkani shpërthen e merr përpara
Re të zeza, skëterrin nën dritën e diellit.
Në vënd të tyre vijnë re të bardha
Kjo ere zefir thanë djersën e ballit
Bilbili këndon në degë të blirit
Dhe lan cdo gjë nga bota e mbrapsht
E cila tretet në zenit të qiellit…