“””””””””””””
I FTOHTË KY MËNGJES…
I shurdhët,
i ftohtë ky mëngjes,
të heshtura rrugët
nën ndriçimin fosforeshent,
njerëzir kanë harruar të zgjohen,
a ndoshta pranë zjarrit kanë zënë vend?
E shurdhët bota,
e ftohtë akull,
memec mëngjesi,
përton të flasë,
mendimet baresin paraleleve,
meridianët kërkoj nëpër atlas.